web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patos / Lidhën kontratë të re me një debitor, arrestohen dy punonjës të OSHEE-së

19 Shtator 2015, 09:54, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit Astrit Hysenaj, 51 vjeç, me detyrë Shef i Degës Teknike të OSHEE-së në Patos dhe Tajar Zhupanin, 62 vjeç me detyrë elektriçist në OSHEE në Roskovec pasi kanë lidhur një kontratë të re me një debitor.

Sipas policisë, ata i kanë lidhur shtetasit Y.C në Roskovec një kontratë të re të energjisë elektrike me qëllim shmangien e detyrimit prej 1.4 milion lekësh që ky i kishte OSHEE-së.

Mbi Hysenajn dhe Zhupanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.





Lajmet e fundit nga