Teza serbe e “Mercenarëve të UÇK-së” dhe marrëzitë e zëdhënësve të saj në Tiranë
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Shqipëria del nga lista e monitorimit të Këshillit të Europës pas rezultateve pozitive në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të Evropës, që mbikqyr autoritetet shqiptare, ka konfirmuar këtë fakt, pas përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga ana e Qeverisë Shqiptare, sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Financave.
Vlerësimi pozitiv vjen pas progresit të arritur nga Shqipëria mbi një sërë çështjesh serioze që e kishin detyruar Këshillin e Europës të mbikëqyrte zbatimin real të standardeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.
Dalja nga procedura aktuale e monitorimit është më rëndësi të veçantë për vendin tonë pasi së pari konfirmon efektivitetin e masave të ndërmarra tashmë nga autoritetet shqiptare në parandalimin e pastrimit të parave dhe krijon një bazë solide për ecurinë e mëtejshme të vlerësimit të vendit tonë nga Komitetin Moneyval, që është parashikuar të kryhet në vitin 2017. Bazuar në rregulloren e Moneyval, vendet që kanë mangësi në zbatimin e rekomandimeve, i nënshtrohen një procedure të monitorimit (regular follow-up) nga e cila duhet të kërkojnë të dalin brenda tre viteve pas miratimit të raportit të vlerësimit.
Shqipëria ka bërë progres të gjithanshëm në lidhje me mangësitë e konstatuara nga Moneyval, në aspektin legjislativ, bashkërendim ndërinstitucional dhe forcim të kapaciteteve teknike, masa të cilat kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit të sistemit parandalues dhe goditës në këtë fushë.
Përpjekjet dhe arritjet e qeverisë dhe institucioneve shqiptare këto dy vite ? edhe me mbështetjen e pandërprerë të partnerëve ndërkombëtarë,- janë konkrete, të prekshme e të matëshme, tashmë të besueshme dhe të konfirmuara nga ndërkombëtarët.
Konfirmimi i përmbushjes së standardeve e daljes nga monitorimi është një përgjegjësi më shumë për rezultate konkrete në kuadër të goditjes së fenomenit të pastrimit të parave, krimit ekonomik në tërësi dhe konfiskimeve përfundimtare nga Gjykata.
Progresi i dukshëm i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, duke koordinuar punën me të gjitha institucionet shqiptare të përfshira në këtë proces dhe masat e marra për trajtimin e mangësive janë shqyrtuar në sekretariatin e Moneyval, i cili ka çmuar progresin e bërë dhe në vendimmarrjen e tij komiteti, në seancën e 48-të plenare, që u mbajt në Strasburg në datat 14 ? 18 Shtator 2015, ka vendosur heqjen e monitorimit të këtij institucioni për Shqipërinë.
Komiteti MONEVAL është krijuar në vitin 1997 dhe funksionimi i tij mbështetet në dispozitat e Rezolutës CM/Res(2010)12 ?Mbi statutin e Komitetit të Ekspertëve të Vlerësimit të Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL)? miratuar nga Komiteti i Ministrave më 13 Tetor 2010.
Qëllimi i këtij komiteti është që të sigurojë që vendet anëtare të Këshillit të Evropës kanë krijuar dhe zhvilluar sisteme efektive kundër pastrimit të parave/financimit të terrorizmit si dhe zbatojnë standardet ndërkombëtare të miratuara për këtë qëllim nga FATF (Financial Action Task Force).
Në funksion të përmbushjes së detyrave të tij Komiteti bashkëpunon ngushtësisht dhe me organizma të tjerë ndërkombëtar si FATF, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Shqipëria është vend anëtar i Komitetit MONEYVAL që prej krijimit të tij dhe ka qënë subjekt i katër raundeve të ndryshme të vlerësimit. Delegacioni Shqiptar është përbërë nga ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (aktualisht kryeson delegacionin Shqiptar), Ministrisë së Drejtësisë, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Monitor
Gjon Juncaj, ekspert i misionit të OPDAT të SHBA, do të het...
Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i m...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar informacione shte...
Profesor artan Fuga ne nje postim te tij ne rrjetet sociale ...
Si u shndërrua Edi Rama në një politikan, që në vend se të q...
Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtor...
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ang...
Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit të bashkisë së Poliçanit Ad...
Drejtoresha e gjimnazit “Hydajet Lezha”, pronari i një libra...
Pronari I UET, Henri Çili vazhdon te jete i mbytur ne detyr...
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi a...
Gazetari Artin Halili denoncon televizionin News 24, ne nje ...
Arjan Bytyçi, personi që akuzohet si bashkëpunëtor i deputet...
Qeveria ka bërë tashmë fakt masat represive ndaj evazorëve d...
Autoritetet amerikane arrestuan ditën e sotme një djalë të q...
Disa orë pasi Edi Rama deklaroi në sallën e Parlamentit se n...
Nje plan emergjent po zbatohet në javët e para të vjeshtës n...
Faqet e para të gazetave të tjera ...
Ushtria siriane ka nisur të përdorë armët e reja kundërajror...
Nuk është hera e parë që emigrantët vijnë në numër të madh n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...