web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet Aurela Hoxha, merr fund fejesa 15-vjeçare me biznesmenin

12 Shtator 2015, 10:48, Lifestyle CNA

Aurela Hoxha është zyrtarisht beqare. Burime të “Lapsi” kanë mësuar se modelia seksi është ndarë nga i fejuari i saj me të cilin kishte një marrëdhënie stabël prej 15 vitesh, që nisi kur bukuroshja ishte ende gjimnaziste.Megjithëse ajo është treguar gjithmonë tejet e rezervuar sa i takon jetës personale, të gjithë e kanë ditur se Aurela ka një lidhje serioze dhe më shumë se sa për ndarjen, njerëzit prisnin të dëgjonin për martesën e saj. Mirëpo nuk shkoi kështu.

Burime pranë çiftit thonë se ata janë ndarë përfundimisht e nuk jetojnë më bashkë në të njëjtin apartament.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në prishjen e fejesës së modeles seksi me biznesmenin, po me siguri pas këtij lajmi Aurela do të marrë menjëherë statusin e një prej beqareve më të dëshiruara në Shqipëri.





Lajmet e fundit nga