web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bode: Ky model ekonomik sjell veç dështim dhe mjerim

10 Shtator 2015, 20:21, Aktualitet CNA

 

*Nga Ridvan BODE

Ndryshimi i buxhetit 2015 me një akt normativ të nxjerrë nga qeveria për arsye urgjente siç deklarohet nga qeveria, përbën dëshminë publike më të qartë të dështimit të qeverisë në ekonomi dhe në financat e shtetit.

Nën presionin e FMN nga njëra anë, dhe klithmave krenariste për të shitur dështimet si suksese, qeveria më në fund u detyrua të sjellë këtë akt normativ i cili arnon dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave me pjesë që hiqen nga shpenzimet e buxhetit në fusha jetikë për qytetarët dhe ekonimë e vendit.

Të jemi të qartë: ne nuk jemi kundër rishikimeve buxhetore e rregullimeve të domosdoshme që vijnë nga programime jo të sakta apo nga rerhana të paparashikuara në ecurinë e ekonomisë. Por shkurtimet drastike të bëra nga qeveria me këtë akt normativ janë një vetëpërgënjeshtrim i asaj që trumbeton kryeministri dhe ministrat e tij se ekonomia është në rritje dhe përmirësim, se performance në administrimin e taksave është në përmirësim dhe se financat e shtetit janë në përmirësim të dukshëm. Për më tepër, mospajtimi ynë me ndryshimet në buxhetin 2015 propozuar nga qeveria, bazohet në faktin jo se ecuria e 6 mujorit të parë, por tashmë dhe e dy muajve të fundit, është shumë larg programimeve të qeverisë, por sepse kjo është një ecuri shumë e keqe krahasuar edhe me periudhat e viteve të shkuara dhe ka një tendencë të përkeqësimit të mëtejshëm. Duket se edhe qeveria më në fund e ka kuptuar këtë situatë, prandaj për mënjanimin e një kolapsi të saj financiar ka shpallur një aksion për të mbledhur më shumë taksa me dhunë duke angazhuar në të edhe policinë e cila ndërkaq kishte humbur betejën me sigurinë publike dhe kanabisin.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri në vitin e parë apo të dytë të qeverisjes së saj të ketë një bjerje dhe shterim kaq të madh të performancës në fushën fiskale se sa kjo qeveri. Si asnjëherë tjetër pulsi i ekonomisë vjen duke u shuar nën sytë e qeveritarëve që festojnë suksese imagjinare dhe evazioni për shkak të korrupsionit të arrijë në nivele kaq rënuese për financat e shtetit.

Për më tepër, është dëshpëruese dhe e pashpresë për publikun sjellja e qeverisë përpara këtij realiteti, e cila në mënyrë të papërgjegjshme dhe qesharake, përpiqet që me krenari ta kapërdijë dështimin duke deklaruar sukses dhe përfitim me interes publik avullimin e qindra milion eurove nga arka e shtetit, se valla ato janë përfituar nga qytetarët dhe bizneset. Dhe propaganda kalon kufijtë e sarkazmës kur ministrat reken ti mbushin mendjen qytetarëve se dështimi në plotësimin e detyrimeve buxhetore është një e mirë publike që qeveria me ngazëllim e legjitimon me këtë akt normativ.

Por çka ndodhur në të vërtetë?

Edhe pse qeveria riti mesatarisht me 50% të gjitha llojet e taksave mbi bizneset dhe qytetarët, edhe pse vendosi një taksë prej 24 lek/liter për karburantet, edhe pse s?njeh asnjë ligj në respektimin e kontratave dhe detyrimeve ndaj biznesit, në përfundim të periudhës së 6 mujorit të parë kishte arketuar rreth 70 milion USD më shumë nga vjet, që ishin të ardhura të paprogamuar nga shitja e 2 liçensave 4G, kur duhet që për vitin të ardhurat e buxhetit të riten me 460 milion USD. Për më tepër doganat dhe tatimet edhe pse taksat u rritën për rreth 220 milion usd për 2015, në fund të 6 mujorit ishin cik më cik me vitin e kaluar. FMN, misioni i radhës i të cilit u largua i zhgënjyer duke bllokuar këstin e radhës e duke lënë mbi tryezën e qeverisë ultimatumin për prerjen e shpenzimeve ose për një ritje të re taksash, priste me urgjencë reagimin e qeverisë. Dhe qeveria gjeti rrugën më të shkurtër, gëlltiti mbrapsht mburjet e saj për ekonomi në rritje e performancë shumë të mirë në administrimin e taksave dhe fshiu nga buxheti 160 mln USD që mungonin në 6 mujorin e parë me angazhimin se për 6 mujorin e dytë do të heqë dorë nga abuzimi dhe evazioni e do të arkëtoj për çdo muaj vijues plot 4.2 mld (rreth 40 mln USD) më shumë se çdo muaj i vitit paraardhës. Në fakt rezultatet e muajve korrik e gusht nuk ka mundur të kapë veçse 1/3 e këtij objektivi.

A ishte ky një programim i gabuar nga qeveria në fundin e vitit të kaluar? Jo, gjithshka ishte e bazuar në rritjen e taksave shtesë prej rreth 220 mln USD dhe për më tepër sipas qeverisë rritja ekonomike në 6 mujroin e parë ka qenë conform parashikimeve të saj, bile në disa sektorë edhe më positive.

Në këto kushte, Rama dhe ministrat e tij, janë kthyer në bufonë të oborit qeveritar, duke tentuar të justifikojnë në mënyrë qesharake dështimin duke bërë interpretime konfuciane të të mirës dhe të keqes.

Dhe sipas tyre fajin e ka KESH që ka prodhuar më shumë energji dhe kjo është një gjë e mirë. Po e keqja e mosrealizimit të të ardhurave nga vjen këtu?! Çmimi i energjisë ësht 23% më i lartë për 74% të konsumatorëve familjarë dhe rreth 30% më i lartë për të gjithë bizneset. Niveli i humbjeve thotë ministri i energjetikës po bie në mënyrë spektakolare dhe niveli i arkëtimeve, me dajakun e policëve e burgimet e fukarenjëve, është në rritje. Po atëhere pse kanë rënë të ardhurat nga energjia kur të gjithë paguajnë më shumë dhe me një çmim më të lartë dhe brenda pagesës së tyre është edhe taksa për buxhetin? Çfar kusuri ka qytetari i papunë, në ndihmë ekonomike apo me aftësi të kufizuara, që ka provuar njëherë të shkojë në qeli për të paguar energjinë apo më keq që të humbin jetën tragjikisht për shkak të pamundësisë së pagimit të saj, që ti ulen me tej masa e përfitimit me këtë akt normative veç atyre rreth 25 milion USD të paguara më pak për 6 mujorin e parë?!

Kanë rënë të ardhurat nga karburantet, thonë tellallët e qeverisë se ka rënë çmimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare dhe sipas tyre kjo e keqe për qeverinë është një e mirë për qytetarët. Dhe këtë ja thonë popullit që paguan çmimin më të lartë në europe për karburantet, pasi qeveria ju vendosi dhe një super taksë prej 24 lek/liter në kët buxhet që po diskutojmë. Për më tepër edhe nëse çmimi në dollar i karburanteve në tregje mund të ketë rënë 10-15%, kursi i këmbimit USD/lek është rritur me rreth 20% dhe shqiptarët paguhen në lekë dhe jo USD. Ky justifikim i qeverisë bëhet edhe më qesharak përballë faktit se të ardhurat e nga akcizt e ritura nga qeveria paguhen mbi sasite,kg apo litra dhe jo mbi vlerën e importit. Mos vallë ka ndryshuar njësia matëse e peshës apo vëllimit që të ardhurat janë edhe më të ulëta krahasuar me një vit më parë dhe më të ulëtat në 6 vitet e fundit?! Bëhet fjalë për mbi 100 milion USD që mungojnë në ekonominë e sotme krahasuar me atë të dy tre viteve të shkuara. Janë rreth 11 mijë tonë naftë më pak krahasuar me 6 mujorin e vjetshëm, në 6 mujorin e parë  është vetëm ¼ e sasisë së cigareve që janë çdoganuar mesatarisht në vitet e shkuara, duke qenë sasia më e vogël e detaksimit të duhaneve në 15 vitet e fundit. Dhe për këtë sipas qeverisë fajin e kanë kultivuesit e duhanit mbi të cilët kanë turrur taksidarë e policë veprim që synon fshehjen e kësaj superkontrabande të cigareve.

Kanë rënë të ardhurat nga tregëtia thonë ministrat papagallë, se është ritur prodhimi i brendshëm, sidomos ai bujqësor i cili ka rritur njëkohësisht edhe eksportet duke pakësuar importet. Por vetë statistikat e qeverisë përgënjeshtrojnë këtë justifikim. Në fund të muajit korrik INSTAT deklaronte se eksportet janë rreth 3% më të ulëta se një vit më parë, importet 10.7% më të larta dhe deficit tregëtar i vendit 23% më i lartë. Ku është e mira këtu për të justifikuar të keqen e qeverisë në deficitin e të ardhurave?! Për qeverinë bujqësia është një statistikë dhe jo një degë e rëndësishme e e ekonomisë. Qeveria në interesin e saj për tu ngopur me lugë boshe llogarit sipërfaqet e raportuara statistikisht, bile dhe ato të mbjella me drogë, me çmime statistikore dhe me kaq deklaron të prosperuar bujqësinë. Hesht përballë faktit se pjesë të mëdha të këtij prodhimi bujqësor për treg kanë projin, ku hidhen nga fermerët se qeveria kërkon të arkëtojë dy lek më shumë nga importi i tyre, harron me dashje se çmimet e mollëve, perimeve, qumështit e çdo prodhimi tjetër po ulen çdo vit dhe të ardhurat e familjeve fermerëve edhe më shumë për shkak të shtrenjtimit të karburantit plehrave e farnave. Dhe tani, meqë fajin e paskan fermerët me prodhimet e tyre pse srealizohen të ardhurat në buxhet, po i hiqen përmes këtij akti edhe mbi 5 mln usd investime në rjetin e kanaleve kulluese dhe ujitëse.

Këto dhe të tjera justifikime qesharake të qeveritarëve, nuk mund të fshehin të vërtetën mbi ekonominë, atë që qytetarët ndjenë çdo ditë në tryezat e tyre, atë që bizneset përjetojnë çdo ditë nën thundrën e taksave që riten progresivisht dhe të policëve e taksidarëve të qeverisë që ka humbur arsyen. Ekonomia është në kufijtë e mbijetesës dhe të ardhurat e individëve po ashtu. FMN publikonte në muajin maj të këtij viti një fakt shumë dëshpërues. Mes 15 vendeve të ballkanit perëndimor, europës qendrore dhe lindore të marra në analizë prej saj vetëm Shqipëria e Ramës dhe Bjellorusia e Lukashenkos ishin të vetmet vende ku të ardhurat nga puna ishin në rënie në vitin e fundit. Por qeveria e Ramës pozicionohet në kadratin edhe më të keq se ajo e Likashenkos, pasi ishte e vetmja që kishte edhe rritje të papunësisë. Kjo është pasqyra ku duhet të shohin veten ministrat papagallë: më pak punë më pak të ardhura nga puna, më shumë varfëri, më pak shpresë për qytetarët.

Dëshmia e dështimit të qeverisë përmes këtij akti normativ, nuk ka të bëjë me faktin e gabimeve në programim, pavarsisht fryrjeve e mburjeve apo dhe oreksit të pafre të qeverisë për të shpenzuar më shumë në hartimin e buxhetit të vitit 2015.Ecuria e tetë muajve të parë të këtij viti është vetë dëshmi e një modeli ekonomik të dështuar që po aplikon qeveria për ekonominë e vendit. Modeli i ritjes progressive të taksave, i aplikuar me aq mburje nga Rama, shumë shpejt dëshmoi që është i dëmshëm për të sotmen dhe i rezikshëm për periudhën afatmesme të ekonomisë. Është i dështuar dhe i dëmshëm për situatën aktuale sepse nuk përmbushi as synimin dhe justifikimin minimal, atë të rritjes së të ardhurave në buxhet dhe të stopimit të ritjes së deficitit e borxhit publik, synim i cili u përdor si justifikim public pas një fushate të egër e të paparë për të nxirrë situatën e ekonomisë dhe financave të shtetit në momentin e ardhjes në pushtet të koalicionit të sotëm. Edhe pse gati të gjitha taksat janë ritur minimum me 50% të ardhurat që gjenerohen në buxhet në raport me PBB janë më të ulëta. Vetë qeveria e pranon hapur këtë: 17% ulen të ardhurat nga taksat nacionale ku shtesa prej 24 lek/litër në karburantet përbën pjesën dërmuese; 13.2% ulen të ardhurat nga aksizat të cilat qeveria u riti taksat e një pjesë mallrave nga janari i këtij viti; 10% ulen të ardhururat nga taksat mbi TAP, të cilën qeveria e deklaroi si taksën e të pasurve dhe që për një pjesë të të ardhurave e riti me 50% nga janari i këtij viti. Nuk është ky fakt vërtetim i asaj se taksat më të larta gjenerojnë më pak të ardhura?

Për më tepër, ky system i rritejs progressive të taksave i justifikuar me taksën progressive dhe që nuk përputhet me situatën e ekonomisë sonë, mund të rezultojë i rezikshëm dhe fatal për ecurinë e saj në periudha afatmesme dhe më tej. Vitin e kaluar PBB sipas qeverisë u shtua me 43 mld lekë prej të cilit 40 mld lekë u gllabërua nga qeveria përmes rritjes së taksave dhe vetëm 3 mld lekë u la për të ritur investimet private apo konsumin e popullsisë. Me këtë akt normative po ashtu mbi 65% e shtesës së PBB tërhiqet nga qeveria. Çdo ndodhë me investimet private në ekonomi dhe mirëqënien shoqërore nëse vazhdohet kështu? Në ç?vend të botës ndahet kështu prodhimi kombëtar?

Sikur të mos mjaftonte ritja progressive e taksave qeveria shpall një aksion 300 ditor të dajakut shtetëror për mbledhjen e taksave. Absolutisht jemi në favor të masave që minimizojnë informalitetin dhe e konsiderojmë luftën ndaj informalitetit si një perpetua mobile të çdo qeverie, para së gjithash si një masë për të rruajtur tregun, konkurencën dhe lirinë e garës së individëve në të dhe pastaj edhe si një nevojë për të ardhura në buxhet. Në këtë fushë ne besojmë se reformat dhe instalimi i sistemeve të administrimit të qëndrueshëm japin rezultate afatgjata dhe jo aksionet revolucionare dhe aksionistët e pajtuar nga qeveria apo policët. Kemi bindjen që qeveria në këtë aksion synon vetëm disa miliona më shumë në buxhet sot dhe nuk është e vetëdijshme për deformimet e rezikshme që mund të pësojë tregu nga ndërhyrje të tilla policore.

Por cfar ndryshon në shpenzimet e buxhetit akti normativ?

Nuk është e vërtetë se janë lëvizje të parëndësishme: hiqen shpërblimet e fundvitit për administratën  publike edhe pse në dy vjet pagat e tyre nuk janë ritur asnjë qindarkë, hiqen 15 mln USD të programuar për ritjen e pensioneve edhe pse çmimet vijojnë rritjen e tyre në treg; shtohen e shpenzimet administrative të qeverisë me përfitimet e këtyre dy shkurtimeve; pakësohen (nuk riten) shpenzimet publike me 5 mld lekë por më e keqja pakësohen me 100 mln usd investimet me financim të huaj në projektet e mëdha të infrastrukturës për të shtuar 50 mln usd në projektet e fasadeve në bashkitë, pjesë e fushatës elektorale locale, si dhe të investimeve të tjera të dikastereve, para që shpenzohen pa eficensë dhe transparencën që kanë investitorët e huaj.

*Fjala e mbajtur sot në Parlament nga ish-Ministri i Financave

 





Lajmet e fundit nga