web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çollaku: Klasa politike shqiptare, si mafia politike italiane

10 Shtator 2015, 19:01, Aktualitet CNA

Gazetari Basir Çollaku e ka krahasuar klasën politike shqiptare me atë italine në aspektin mafioz të saj. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ai ka cituar një avokat mafioz Italian, i cili shkruan për mafien.

Nino Mandalaja nje avokat mafioz qe pret denimin shkruan se jo te gjithe mafiet jane njelloj..ai ngre zerin kunder klases politike ne vitin 2012 ne blogun e tij ai thote..”ne çfare dallojne keto Mafie nga ajo qe kuptohet zakonisht me Mafia? Sigurisht nga petku qe veshin, qe nuk i ngjason imazhit te eger te Cosa Nostra-s. Ama, persa i perket mizorise, ata jane ndoshta edhe me te pashpirt dhe me vdekkjeprures se Cosa Nostra. Jane me agresive, kane plaçkitur te ardhmen e te rinjve tane dhe kane fshire te shkuaren e te moshuarve tane, na kane zhveshur nga dinjiteti qytetar, dune na shnderruar ne subjekte te varur, kane vrare mundesine tone per te zgjedhur dhe e kane zevendesuar me te vetmen zgjedhje te mundshme: rendjen e ethshme drejt mjeteve per te na çuar ne zgrip. Na kane vjedhur qetesine e nevojshme per nje cilesi minimale te jetes, na kane detyruar te bashkejetojme me pasigurine e te drejtes dhe me sigurine e padrejtesive te perhapura, na denojne me pafuqine dhe me poshterimin e nje skenari te pashprese..”





Lajmet e fundit nga