Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në mënyrë shumë direkte Presidenti i Komisionit të BE Juncker kërkoi një politikë të përbashkët për refugjatët. Ai mbajti një fjalim të pazakontë për gjendjen në BE në Parlamentin Evropian në Salzburg.
Jean-Claude Juncker doli me fytyrë të ngrysur në pultin e oratorit. Ai i la mënjanë shakatë e zakonshme, me të cilat shoqëron zakonisht fjalimet e tij. Në fjalën e tij mbi gjendjen në Bashkimin Evropian Juncker paraqiti një tablo të zymtë: “Bashkimi Evropian është në një gjendje të keqe. Lidhur me krizën e refugjatëve BE-së i mungon si fryma evropiane ashtu edhe uniteti. Këtë duhet ta ndryshojmë tani”, kërkoi presidenti i 28 shteteve anëtare të BE-së.
Shpërndarje e detyrueshme
Fajin për përshkallëzimin e krizës së refugjatëve Juncker e sheh në qeveritë e shteteve anëtare. Fajësimet e njëri-tjetrit duhet të marrin fund, tani kërkohen vendime të guximshme. Prandaj Komisioni Evropian propozon një paketë ligjesh dhe masash për të promovuar politikën e përbashkët të migracionit, të paraqitur në fakt qysh në muajin maj.
Jean-Claude Juncker foli në favor të një mekanizmi të përhershëm për shpërndarjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve në të gjitha shtetet anëtare. “Sistemi i Dublinit”, në fuqi deri tani, sipas të cilit për azilkërkuesin duhet të kujdeset ai shtet, ku ai shkel për herë të parë, nuk ishte më i përshtatshëm për kohën. “Solidariteti në Europë është shumë i dobët. Italia, Greqia dhe Hungaria nuk duhet ta mbajnë të vetme ngarkesën”, tha Juncker nën duartrokitjen e deputetëve.
Evropa ka detyrim ndaj refugjatëve
Junker u bëri thirrje shteteve anëtare që të hënën e ardhshme të bien dakord për një masë të parë emergjente për pranimin e 160.000 refugjatëve nga të tre vendet. Të hënën ministrat e brendshëm të BE-së takohen në seancë të veçantë në Bruksel. Përpjekja e parë për të shpërndarë 40.000 refugjatët në qershor dështoi për shkak të kundërshtimit në rradhë të parë të shteteve anëtare të Evropës Lindore, Britanisë dhe Spanjës. Prandaj Juncker i bëri thirrje ndërgjegjes së evropianëve. Ato duhet të jenë krenarë, që kaq shumë njerëz në botë e shohin Evropën, si ajo që është: një strehë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.
“Ne kemi mjetet financiare. Ne kemi detyrë për të pranuar njerëzit.” Kriza e refugjatëve do të vazhdojë për aq kohë, sa të ekzistojnë shkaqet e arratisjes – lufta dhe diktatura në vendet fqinje të Evropës, tha Juncker. “Gardhet dhe muret nuk do t’i ndalin këto njerëz. Ato do të rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar nga barbaritë e Shtetit Islamik.”
Fajtore janë shtetet anëtare
Kryetari i Komisionit të BE-së propozoi një listë të vendeve të sigurta të origjinës, për të veçuar shpejt të persekutuarit politikë nga emigrantët ekonomikë. Në këtë listë të detyrueshme për të gjitha shtetet e BE janë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Njerëzit nga këto vende do të vazhdojnë të kenë të drejtën për një procedurë azili, por që do të zhvillohet shumë më shpejt se sa sot, siguroi Jean-Claude Juncker.
BE-ja duhet të mbrojë më mirë kufijtë e vet ndaj emigrantëve të paligjshëm, për shembull me anë të një trupe të përbashkët për mbrojtjen e kufirit, tha Juncker. Në të njëjtën kohë duhet të hapen më shumë rrugë ligjore për migrimin e të rinjve dhe të talentuarve. BE-ja ka nevojë për emigracion. Megjithatë kjo nuk është përgjigje për krizën e tanishme të refugjatëve.
Kritikët: Ne jemi të “çmendur”
Konservatorët dhe socialistët i vlerësuan propozimet e Junckerit. Euroskeptikët megjithatë kundërshtuan. Nigel Farage i Partisë britanike të Pavarësisë akuzoi BE-në se pranon praktikisht të gjithë ato, që venë këmbën në tokën evropiane. “Gjermania e ka tepruar duke thënë, të gjithë mund të vijnë”, kritikoi Farage. Shumica e azilkërkuesve janë emigrantë të paligjshëm. Shteti Islamik e përdor këtë rrugë për të futur terroristët e tij në Evropë. “Ne jemi të çmendur, që edhe ta mbështesim një gjë të tillë”, tha Farage.
Nuk ka paqe mes kryeministrit, Edi Rama, dhe ministrave të k...
...
Kantautorja australiane Sia pozicionohet në karrigen e regji...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Taulant Hasanaj. Më...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi...
Do të mjaftonte vetëm një shaka, që ish-Kryetari i Bashkisë ...
Pas shkrimit të gazetës “Dita”, ku thuhej se ishte ish-kryem...
Vizita e kreut të qeverisë në Lezhë u shit si aksion për tat...
Kryeministri Rama i ka zënë lokalet e Shqipërisë me radhë. P...
Minorenët në Shqipëri janë të pambrojtur nga përdorimi i alk...
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e zëvendësmini...
Është liruar nga detyra Zëvendësministri i Energjisë ldhe In...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar një mes...
Edhe njëherë kemi krye një kryeministër që duket se beson se...
Deputetja e partise Demokratike shprehet ne nje postim ne Fa...
Elvi FUNDODeputeti që ende e quan veten pjesë e grupit parla...
Policia Rrugore Italiane e qytetit Arezzos, në rajonin e Tos...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmjet një shkrimi të bërë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...