web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maqedoni / Tekstet shkollore irritojnë shqiptarët

4 Shtator 2015, 12:42, Kosova & Bota CNA

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni edhe gjatë vitit shkollor 2015-2016 do të mësojnë nga librat e autorëve maqedonas.

Në faqet e librave nuk mungojnë përmbajtjet fyese e përbuzëse për popullin shqiptar.

P.sh, në librin e gjeografisë për vitin e parë të shkollave të mesme, shkruhet se shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga Shqipëria veriore dhe e mesme, ndërsa ata që e llogarisin veten si autoktonë janë maqedonas të cilët gjatë Perandorisë Osmane kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar.

Profesori i gjeografisë, Burim Aliu thotë për mediat se këto përmbajtje janë fyese dhe irritojnë shqiptarët. Aliu pohon se atij dhe kolegëve të tij nuk u mbetet gjë tjetër përpos t?i anashkalojnë këto pjesë ofenduese gjatë orëve të mësimit.

Duket se teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë nuk u mjaftojnë këto përmbajtje fyese, por ato përmbajnë edhe gabime gjuhësore.

Edhe Samet Jahiji, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, dega Kumanovë, thotë për mediat se librat kanë gabime skandaloze, duke filluar nga përkthimi e deri tek përmbajtjet fyese dhe të shtrembëruara.

Më skandaloz është fakti se në krye të Ministrisë së Arsimit është një shqiptar, Abdylaqim Ademi.





Lajmet e fundit nga