Evropa nuk duhet të jetë kështjellë
Qindra vetë marrin arratinë nga lufta, përndjekja dhe varfër...
Mijëra refugjatë ndjekin “itinerarin ballkanik” për një jetë pa luftë apo varfëri. Dhe ata do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të arritur qëllimin e tyre.
Vitin e kaluar ishte Bullgaria që ndërtoi në kufirin e saj juglindore me Turqinë një gardh 30 km të gjatë për të ndaluar refugjatët e luftës civile siriane. Tani ky gardh do të zgjerohet në një gjatësi prej 160 km. Edhe në kufirin jugperëndimor me Maqedonibë Bullgaria po shton praninë ushtarake dhe për shkak të krizës së refugjatëve ka dërguar në zonën kufitare trupa dhe automjete të blinduara. Qeveria bullgare flet për një “masë parandaluese”. Dhe edhe pse nuk ka ndonjë dyndje refugjatësh, shumë bullgarë janë të inatosur. Kryeministri Bojko Borisov tha lidhur me dërgimin e trupave në kufirin me Maqedoninë: “Ushtarët janë atje për të përhapur respekt dhe për të kontribuar për sigurinë e popullsisë lokale”.
“Zgjerimi preventiv” i strehimoreve për refugjatë
Në Rumani u mblodh javën e kaluar në një takim urgjent Këshilli Kombëtar për Emergjenca të Veçanta. Ministri i Brendshëm Gabriel Oprea njoftoi shtimin e masave të sigurisë në kufirin 546 km të gjatë rumuno-serb. Edhe pse Rumania nuk gjendet nën “presionin e migratëve” ajo duhet që për shkak të “dinamikës në rritje të rrymave të refugjatëve të kufizojë me sa të jetë e mundur rreziqet e sigurisë” tha Oprea. Prandaj u vendos të merren masa si për “zgjerimin preventiv” të strehimoreve për refugjatë edhe për implementimin e “masave të mëtejshme të Planit Kombëtar të Sigurisë”. Rumania ka aktualisht gjashtë strehimore për azilkërkues me një kapacitet prej rreth 1.500 vendesh. Sipas shifrave zyrtare ato deri tani shfrytëzohen me rreth 20 për qind.
Autoritetet kroate nuk shohin momentalisht “asnjë rrezik në rritje për ndonjë valë refugjatësh”; ky është qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Analistët thonë megjithatë, se Kroacia mund të bëhet një “rrugë alternative”, në qoftë se refugjatët nuk do të mund të depërdojnë në zonën e Shengenit përmes kufirit serbo-hungarez.
Qeveria kroate nuk ka asnjë plan konkret për pritjen dhe kujdesin e refugjatëve, thotë kryeministri Zoran Milanoviç. BE-ja po ashtu nuk ka një plan të tillë. Megjithatë, Kroacia është e përgatitur në parim edhe për shkak të përvojës së saj (nga lufta në fillim të viteve 1990, kur qindra-mijëra kroatë ishin në arrati), që të tregohet solidare me njerëzit që kanë nevojë për solidaritet – “sipas mundësive të veta”.
A do ta ndjekin shembullin hungarez të tjerët?
Bullgaria, Rumania dhe Kroacia nuk janë anëtare të zonës së Shengenit. Prandaj sipas analistëve këto vende nuk janë tërheqëse për refugjatët. Sllovakia është anëtare e Shengenit dhe për këtë arsye mund të jetë një alternativë, beson Bratislava zyrtare. Në qoftë se refugjatët nuk mund të kalojnë nëpër rrugët ekzistuese, kufiri gati 100 kilometra me Ukrainën mund të jetë një mundësi tjetër për të hyrë në BE. Prandaj, në fundjavë do të mbahet në kryeqytetin sllovak, një takim i të ashtuquajturave vende të Vishegradit. Kryeministrat e Hungarisë, të Polonisë, të Sllovakisë dhe të Republikës Çeke duan të koordinohen në lidhje me “çështjen e refugjatëve” tha kryeministri sllovak Robert Fico. Do të jetë interesante, nëse shembulli hungarez do të gjejë imitues.
Në të gjitha këto vende diskutohet shumë për këtë temë. Një pakicë aktualisht ende e vogël po ushqen frikën nga një “import terroristësh bashkë me refugjatët” dhe një islamizim të shoqërisë. Politikanë nacionalistë dhe ekstremistë i nxisin këto diskutime. Ende pjesa më e madhe e popullsisë në këto vende është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare. Por kur diskutohet për shpërndarjen e refugjatëve në të gjitha vendet e BE-së, shumë njerëz në Evropën Juglindore janë skeptikë. “Ne jemi shumë më keq se sa evropiano-perëndimorët”, thonë ata, duke shtuar: ” refugjatët e shkretë nuk do të kenë jetë më të mirë këtu.” Këtë e dinë edhe njerëzit nga Afrika dhe Lindja e Mesme të cilët dëshirojnë të shpëtojnë prej varfërisë në vendet e tyre. Prandaj ata do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të arritur qëllimin e tyre. Dhe për shumë syresh synimi është Gjermania. Muret dhe gardhet nuk mund t’i ndalin ata. Këtë na e mëson historia.
Qindra vetë marrin arratinë nga lufta, përndjekja dhe varfër...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin socia...
Dritan Zagani, ish-shefi i antidrogës në Fier, është arratis...
Artan Shkëmbi,Shefi i sektorit të antidrogës në Drejtorinë ...
Në bazë të dy studimeve të fundit, shumica e gjermanëve anko...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur në një intervistë ...
Ne nje njoftim te publikuar ne rrjetet sociale nisma #Thurrj...
Policia e Korçës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi ka kërcënua...
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në një deklaratë për mediat,...
Të gjithë e mbajmë mend Gjinon, tek filmi “Përrallë nga e ka...
Po të shkosh nga ora 9.00-15.00 në tregun e veshjeve me paki...
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në periudhën janar-qershor u ...
Urdhëri i përjashtimit u dha nga drejtori i Policisë së Shte...
Efektivët e Policisë së Krujës kanë asgjësuar 9 parcela të m...
Policia italiane ka kapur 500 kg marijuanë të gjetur në një ...
Sipas saj, Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar në...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur në lidhje me paraqit...
Efektivët e Policisë së Lezhës kanë shpallur në kërkim shtet...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...