Ekstremizmi, tryezë për rreziqet që i kanosen Kosovës
Qendra kosovare për Studimet e Sigurisë ka mbajtur të martën...
?Më shumë se një e treta e të gjithë azilkërkuesve që arrijnë në Gjermani vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Të rinj, të varfër dhe të zhgënjyer me vendet e tyre, ata janë në kërkim për një të ardhme më të mirë. Por, pothuajse asnjërit prej tyre nuk do t?u lejohet qëndrimi në këtë vend.? Kështu e nis artikullin gazeta Der Spiegel, për azilantëve që vijnë nga Ballkani.
Kur Visar Krasniqi arriti në Berlin, shkruan gazeta më tej, e pa imazhin e popullarizuar të Bernauer Strasse, të ushtarit të hedhur mbi murin me gjemba për të kaluar në pjesën perëndimore të qytetit, menjëherë e kuptoi se kishte arritur në destinacionin e shumëkërkuar. Ai menjëherë u fut në një botë të ndryshme, në të cilën dëshironte të ishte pjesë . Por atë çfarë nuk e kishte kuptuar ende, ishte se 11 muaj më vonë ëndrrës së tij do t?i vinte fundi, më saktësisht më 5 tetor 2015. Deri në atë datë, ai detyrohet të largohet nga vendi, siç ia kishin përcaktuar në lejen e përkohshme të qëndrimit në momentin kur ishte futur në këtë vend.
Krasniqi nuk është një refugjat lufte, as nuk ishte i përndjekur në shtëpi. Në fakt, asi nuk ka pse të frikësohet në vendlindjen e tij në Kosovë. Ai thotë se ka ikur nga diçka që ai e konsideron edhe më të keqe se sa raketat dhe kallashnikovët: mungesa e shpresës. Para se të largohej, ai i premtoi nënës së tij të sëmurë në Prishtinë se do të bëhet arkitekt, si dhe i premtoi të fejuarës së tij se do të kenë një jetë më të mirë së bashku. ?Atje nga vij, unë nuk jam askush, por unë dua të jem dikush?.-tha ai.
Por është e vështirë të jesh dikush në Kosovë, nëse nuk keni ndikim ose nëse nuk jeni pjesë e ndonjë grupi mafioz. Nëse merret parasysh pasuria e të gjithë parlamentarëve në Kosovë, secili prej tyre mund të cilësohet milioner. Por Krasniqi punon shtatë ditë në javë dhe fiton vetëm 200 euro në muaj.
Por mungesa e perspektivës nuk është arsye për azil, e për këtë arsye fillimisht Krasniqit i ishte mohuar aplikimi. Që të gjithë 30.000 kosovarët të cilët kanë aplikuar për azil në Gjermani që nga fillimit i vitit, janë në pozicione të ngjashme me atë të Krasniqit. Por nuk janë vetëm kosovarët.
Gjatë këtij viti, në këtë vend janë parë duke ardhur mbi 5,514 qytetarë të Maqedonisë, 11,642 nga Serbia, 29,353 nga Shqipëria dhe 2,425 nga Mali i Zi. Nga 196.000 njerëz që kishin paraqitur kërkesat fillestare për azil në Gjermani deri në fund të korrikut, 42 për qind janë nga ish-Jugosllavia, një rajon që tani njihet si Ballkani Perëndimor, shkruan Spiegel.
Humbja e besimit
Një studim nga Fondacioni Friedrich Ebert i Gjermanisë ka gjetur se afër dy të tretat e 14 -29-vjeçarëve, duan të largohen nga Shqipëria, ashtu si dhe më shumë se gjysma e atyre në të njëjtën grupmoshë nga Kosova dhe Maqedonia. Ata e kanë humbur besimin në demokracitë e vendeve të tyre,si dhe ata ëndërrojnë për një jetë më të mirë.
Ata të aplikojnë për azil në Evropë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të marrë një leje qëndrimi. Por pothuajse të gjitha aplikacionet janë mohuar në fund të fundit. Në vitin 2014, 0.2 për qind e serbëve janë njohur, 1.1 për qind e kosovarëve dhe 2.2 për qind e shqiptarëve. Një nga temat e diskutimit në samitin e ardhshëm të azilit në Berlin më 9 shtator do të jetë nëse Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova duhet të shtohet në listën e ?vendeve të sigurta të origjinës? së bashku me Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinen. Shpresa është se ndryshimi i rregullave do të inkurajojë më pak njerëz të migrojnë në Gjermani nga Ballkani.
Shqipëria në vorbullën e emigracionit
Gazetari i ?Der Spiegel? ka shkuar dhe në Novosej të Kukësit për të prekur nga afër fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt Gjermanisë. Ky fshat që disa vite më parë kishte rreth 2 mijë banorë tashmë ka vetëm 300 të tillë. ?Ata janë të gjithë në Gjermani thotë? ? thotë Mali Tafaj.
23-vjeçari tifoz i skuadrës italiane të Milanit kishte zgjedhur si degë të preferuara për të studiuar 1. Financë, 2. Gazetari dhe 3. Pylltari. Ministria e Arsimit vendosi që ai të studionte për këtë të fundit. Sot Tafaj di të gjitha emrat e pemëve të zonës në latinisht, por ai nuk ka një punë. Shqipëria ka rreth 30% të papunë.
Në Shqipëri jetojnë rreth 3 milionë njerëz, po aq sa është edhe numri i të larguarve nga vendi. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është e 9-të sa i takon nivelit të emigracionit. Vetëm gjatë muajit korrik nga vendi janë larguar ku 7 500 persona që kanë kërkuar azil në Gjermani. Ndërsa 8 000 kërkesa janë bërë gjithsej në të gjithë periudhën e vitit të kaluar.
Pas sirianëve dhe shqiptarëve nga Kosova, shqiptarët janë të tretët në numrin më të madh të azilkërkuesve. Vala e emigrimit ka nisur nga një thashetheme thotë një banorë. Thashethemi ka ardhur nga Kosova, në fillim të këtij viti: ?Kufiri me Serbinë është hapur dhe se Gjermania po kërkon punëtorë?. Ata që udhëtojnë për në Gjermani nga Kosova paguajnë 200 euro. Pasi aplikojnë për azil në Gjermani, ata marrin 143 euro ndihmë.
Edhe Serbia?
Shumica e imigrantëve të Ballkanit kanë origjinën nga Shqipëria dhe Kosova, por një në pesëvijnë nga Serbia apo Maqedonia, dy vende që janë konsideruar ?vendeve të sigurta të origjinës? që nga viti 2014. Pavarësisht kësaj, numri i kërkesave për azil për qytetarët serbë është rritur me 45 për qind në krahasim me shtatë muajt e parë të vitit 2014. Vetëm 0.1 për qind e serbëve kanë qenë deri më tani të lejuar për të qëndruar në vitin 2015. Pra, pse ata vazhdojnë të vijnë?
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 91 për qind e azilkërkuesve serbë në Gjermani ishin romë, pavarësisht nga fakti se ka më pak diskriminim ndaj romëve në Serbi sesa në Hungari, Republikën Çeke apo Sllovaki. ?Ne duam gjithashtu të marrim një pjesë të prosperitetit gjerman ? kjo është arsyeja pse shumë janë duke u larguar?, thotë Vitomir Mihajloviç, kryetar i Këshillit Kombëtar të romëve, për gazetarin e Spiegel./Monitor
Qendra kosovare për Studimet e Sigurisë ka mbajtur të martën...
Ndërkohë, po brenda të njëjtës makinë u gjet edhe një tjetër...
Data 1 shtator ka shënuar ditën e parë të punës për deputetë...
Qeveria ditë më parë ka shtuar rrethojat rreth ndërtesës së ...
Në Beslan të Rusisë kanë filluar tri ditë të zisë për shënim...
Sipas ministrit edhe në shkollat që sot nuk ka filluar mësim...
Një tjetër person i huaj është arrestuar në Bangkok lidhur m...
Papa Françesku ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të l...
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka bërë thirrje për...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska ka dëbuar një...
Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja sht...
Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se refugjatët ...
Nën juridiksionin e ambasadës së Turqisë në Beograd numërohe...
Kompania franceze “Bolore” nëpërmjet degës së saj “Bolore Af...
Akademia për gjykatës dhe prokuror publik e Maqedonisë çdo v...
Policia e Hungarisë nuk ka lejuar emigrantët që të hynë në v...
“Nga disa politikanë lokalë në Serbi, në jugun saj, politika...
Brenda dy javëve janë vrarë 3 gazetarë në Filipine.Të enjten...
Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi në konferencën vero...
Fluksi i madh i emigrantëve që janë dyndur drejt vendeve të ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...