Merkel: Nëse Europa dështon me refugjatët s'do të jetë ajo që kemi dashur
Fluksi i madh i emigrantëve që janë dyndur drejt vendeve të ...
Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi në konferencën verore të shtypit një qendrim më të zhdërvjellët. Njëkohësisht ajo tha se për ekstremistë të djathtë dhe racistë nuk do të ketë tolerancë në Gjermani.
Kancelarja Angela Merkel e përdori konferencën e saj verore të shtypit në Berlin për të folur për temën e politikës ndaj refugjatëve. “Ne e respektojmë dinjitetin njerëzor të secilit”, theksoi kryetarja e qeverisë. “Nuk ka tolerancë përballë atyre që i venë pikëpyetje dinjitetit të njerëzve të tjerë.”
“Po ndodhin tragjedi të pafundme”, tha Merkeli, duke pasur parasysh qindra mijëra refugjatët, që ndodhen aktualisht rrugës për në Evropë. Ajo që po ndodh në Evropë nuk është katastrofë natyrore, por ato që ndodhin janë shumë situata katastrofale. Ajo foli edhe për “akte mizore” në Austri, për refugjatë që “shkatërrohen nga trafikantë të paskrupuj”. Në Austri javën e kaluar u zbuluan në një kamion 71 migrantë të vdekur.
Përsa i përket numrit në rritje të refugjatëve, Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për të treguar më shumë zhdërvjelltësi në veprimet e shtetit. Qëndrimi rrënjësor gjerman vërtet është “i shkëlqyer”, por “nevojitet edhe zhdërvjelltësi gjermane”, tha ajo. Gjermania ia ka dalë mbanë me sukses shumë gjërave dhe do t’ia dalë mbanë edhe kësaj sfide. “Por ne duhet t’i përshpejtojmë tani gjërat” tha ajo. Gjermania duhet të tregojë tani guxim dhe kërkesa të caktuara t’i shfuqizojë përkohësisht.
Shteti duhet të jetë në gjendje të shmanget midis të tjerash nga standardi prej direktivave të caktuara – si ato të mbrojtjes nga zjarri ose të nxjerrjes së emisioneve – për të thjeshtuar ngritjen e strehimeve për refugjatët. Qeveria federale do të paraqesë për këtë një inisiativë ligjore, tha Merkeli. Ajo propozoi edhe kurse ekspres për mësues të gjermanishtes, për ta zgjeruar ofertën e kurseve të gjuhës. “Këto nuk mund t’i bësh me mënyrën normale të veprimit”, tha ajo. Procedurat e azilit duhet të përshpejtohen, numri i vendeve në ambjentet e pranimit duhet të shtohet. Dhe federata nuk do ta kundërshtojë një ndarje të drejtë të shpenzimeve me landet dhe komunat “përkundrazi”.
Demonstratat – “Mos u shkoni pas”
Merkeli e quajti përballimin e problemit të refugjatëve një “detyrë kombëtare, që i intereson secilit” dhe që do të kërkojë kohë të gjatë. “Do t’ia dalim mbanë”, tha ajo.
Pjesëmarrësve në demonstratat kundër të huajve Kancelarja u shpalli luftë. Do të drejtohemi me të “gjithë fuqinë e shtetit tonë juridik” kundër atyre që ngrihen kundër të tjerëve, që i fyejnë dhe provokojnë rëndë ata, tha Merkeli. Kjo vlen edhe për ata që me këngë urrejtjeje përpiqen ta nxisin popullin kundër të huajve. “Mos u shkoni pas atyre që bëjnë thirrje për demonstrata të tilla”, bëri thirrje kancelarja Merkel, duke iu drejtuar gjermanëve.
Njëkohësisht kancelarja bëri të qartë se pjesa më e madhe e gjermanëve është e hapur ndaj botës. Numri i atyre që ndihmojnë e “kalon në mënyrë të disafishtë numrin e nxitësve dhe të armiqve të të huajve”, tha Merkeli. Prandaj ajo është “krenare dhe mirënjohëse”. “Bota e sheh Gjermaninë si vend të shpresës dhe shansit. Dhe situata nuk ka qenë gjithmonë e tillë”, theksoi kancelarja.
Jo Evropë e ndarë në Lindje dhe Perëndim
Merkeli u bëri thirrje të gjitha shteteve të BE: “Evropa duhet të lëvizë e gjitha. Shtetet duhet ta ndajnë përgjegjësinë për refugjatët që kërkojnë azil.” Ajo shtoi se të drejtat universale civile kanë qenë deri tani të pandara nga Evropa dhe historia e saj. “Ky është një nga impulset e themelimit të BE. ” Kancelarja gjermane kujtoi se nëse Evropa dështon në çështjen e refugjatëve “atëherë këputet edhe kjo lidhje e ngushtë me të drejtat qytetare universale, shkatërrohet dhe nuk do të kemi më atë Evropë që përfytyrojmë.”
Fluksi i madh i emigrantëve që janë dyndur drejt vendeve të ...
Mjekët maqedonas, nga komunat në afërsi të kufirit jugor me ...
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala zëdhënësi i Qeverisë ...
Ministritë e Brendshme të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë ...
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, po përgatitet ...
Prefekti i një qytetit sunit, Rutbah në provincën Anbar, që ...
Qindra migrantë të vendosur në kampe të improvizuara në stac...
Japonia thotë se është ankuar në Kombet e Bashkuara lidhur m...
Garda Kombëtare e Ukrainës thotë se 4 pjesëtarë të saj kanë ...
Vucic nuk vjen në Kosovë, ishte gënjeshtërSipas këtij njofti...
Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, ka t...
Parlamenti i Ukrainës ka votuar këtë të hënë në favor të ndr...
Policia austriake ka arrestuar 5 persona të dyshuar si trafi...
Video e publikuar pretendohet të jetë filmuar në provincën A...
Në Kinë janë arrestuar 197 persona për përhapjen e thashethe...
Liderët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë formimin e Aso...
Presidenti çek Milosh Zeman, ka folur në lidhje me pranimin ...
I pyetur nëse Asociacioni është një hap drejt ndarjes së Kos...
Në Libi është mbytur një anije me emigrantë , ku kanë mbetu...
Në ishullin grek të Mitilinit, emigrantët e ardhur nga Azia ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...