Gjendet zgjidhja tek komshiu/Marijuanë në kufi me Greqinë
Dukuri të reja të kultivimit të narkotikëve vijojnë të shfaq...
Nga nevoja urgjente për strehimore për refugjatët komunat gjermane janë mirënjohëse për çdo ide. Por jo çdo propozim është i vlefshëm.
Qytete me çadra, palestra, qëndra kurimi – çfarëdo që të jenë
Si do t’i strehojnë komunat gjithë këto njerëz? Nga nevoja shumë qytete kanë ngritur kampe të mëdha me çadra. Kjo mund të jetë ndoshta në verë një zgjidhje, por nuk është një zgjidhje e përhershme. Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë, Markus Ulbig, Unioni Kristian Demokrat (CDU), tha pas vizitës në një kamp me çadra në afërsi të Drezdenit se njerëzit kanë nevojë për një çati mbi kokë. Nga ana tjetër ministri i Çështjeve Sociale dhe të Integrimit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, Guntram Schneider, Partia Socialdemokrate (SPD), i quajti qytetet me çadra dhe strehimet e tjera masive jo patjetër “zgjidhjen më të mirë”, por ai nuk sheh momentalisht mundësi tjetër. Këtë ministri e tha në një intervistë me Shërbimin protestant të shtypit. Me dëshpërim Schneider kërkon “salla të çdo lloji”, jo vetëm palestra, organizata me objekte të mëdha, qëndra shëndetësore. “Me pak fantazi është e mundur gjithçka.”
Rilindja e ndërtimit të banesave sociale?
Në këtë kohë nuk bëhet fjalë vetëm për strehimin fillestar. Ulrich Maly nga SPD, zëvendëspresident i Shoqatës gjermane të Qyteteve dhe kryetar bashkie i Nurembergut, supozon se 40 për qind e njerëzve do të mbeten në Gjermani. Prandaj banimi dhe integrimi janë ndoshta çështje afatgjata. Prandaj Maly kërkon që çdo vit të ndërtohen 80 000 banesa të reja, jo vetëm për azilkërkuesit. Sepse Maly do që të evitojë që vendasit dhe refugjatët të konkurrojnë në qytetet prestigjioze për hapësirë të lirë strehimi, gjë që mund të shkatërronte shpejt gatishmërinë e gjermanëve për t’i pranuar. Landet duhet të marrin pjesë në shpenzime. Edhe Gerd Landsberg, drejtor ekzekutiv i Shoqatës gjermane të Qyteteve dhe Komunave, tha në një intervistë me DW: “Prandaj ne kërkojmë një shtim të banesave sociale. Ne duhet ta kontrollojmë këtë për të shmangur situatën e konkurrencës.”
Ka vende të lira, por jo aty ku duhet
Megjithatë në Gjermani vazhdon të ketë shumë ndërtesa të zbrazëta, të cilat ndoshta mund të jenë të përshtatshme si strehimore për refugjatët. Vetëm se shtëpitë ndodhen shpesh në vendin e gabuar, kryesisht në zonat rurale. Atje mungojnë mundësi e punësimit dhe popullsia largohet që andej. Prandaj Gerd Landsberg nga Shoqata e Qyteteve dhe Komunave thotë: “Njerëzit duhen strehuar aty, ku ka punë.” “Është një llogari naive të thuash, ne kemi kaq e kaq shumë vende vakante dhe kaq e kaq refugjatë, kështu që t’i çojmë atje, ku kemi vendet e lira.” Problemi i shtëpive të zbrazëta është veçanërisht real për pjesën lindore të Gjermanisë. Prandaj përfaqësuesit e landeve shumë të ngarkuara me refugjatë, si qytet-shteti i Hamburgut, kanë propozuar për të strehuar refugjatët në lindje. Por kjo nuk do të funksionojë atje për shkak të papunësisë, thotë kryeministri i Brandenburgut, Dietmar Woidke (SPD), sepse edhe refugjatët duhen integruar më vonë në tregun e punës. “Perspektivat atje janë të kufizuara.” Megjithatë disa qeveri të landeve në lindje të Gjermanisë e refuzojnë propozimin edhe arsye politike. Sepse në lindje gatishmëria për të pranuar refugjatët është veçanërisht e ulët. Atje ka pasur edhe shumë sulme ndaj njerëzve nga vende të tjera.
“Sfida është e përballueshme”
Gerd Landsberg wäre eine dezentrale Unterbringung von Asylbewerbern – verteilt auf viele einzelne Wohnungen – am liebstender Ablehnung zurückführen.
Gerd Landsberg mendon se gjëja për e mirë do të ishte strehimi i decentralizuar, shpërndarja në shumë apartamente të veçanta. Kjo ishte “më mirë për njerëzit e prekur, qytetin dhe për integrimin.” Por “shifrat rriten në mënyrë aq dramatike”, saqë ky objektiv ndoshta duhet të shtyhet për më vonë. Një mënyrë për të zvogëluar numrin e refugjatëve është, sipas mendimit të tij, ndarja e qartë e azilkërkuesve në pikën e pritjes fillestare: Disave, si refugjatëve të luftës nga Siria, mund t’u në shumicën e rasteve qëndrim. Ato duhet të integrohen sa më shpejt të jetë e mundur. Njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk u jepet gati asnjëherë azil. Madje kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, do që t’i grumbullojë ato në kampe të ndara dhe t’i kthejë pas refuzimit të kërkesës për azil. Landsberg është parimisht i hapur për një gjë të tillë. Përveç kësaj BE duhet të ndihmojë ekonomikisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Drejtori i Shoqatës së Qyteteve dhe Komunave e konsideron çështjen e refugjatëve një “sfidë” për shkak të numrit të lartë të tyre. Por që ështe e zgjidhshme: “Në qoftë se 40 për qind e refugjatëve vijnë nga vendet e Ballkanit dhe në qoftë se arrihet që kjo rrymë të reduktohet ndjeshëm, atëherë një vend i pasur si Gjermania do të duhej ta përballonte në fakt këtë sfidë.”
Dukuri të reja të kultivimit të narkotikëve vijojnë të shfaq...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Gostil të Kukësit....
Një pushues është mbytur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. V...
Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza te forta ne nje pos...
Ka rënë zjarr në një fabrikë këpucësh në Fushë-Krujë. Zjarr...
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka reagur pas akuzave t...
Nga Av. Klodi STRALLANe bote ka dy tipe miliarderesh: ata qe...
Një vatër zjarri është sinjalizuar në Tepelenë. Zjarri ka rë...
Në 6 mujorin e pare të vitit 2015, tregu i pensioneve privat...
Kryetari i PD, Lulëzim Basha , në një konferencë të hapur pë...
Kreu i PD, Lulëzim Basha, në një konferencë të hapur për med...
Operacionet e policisë kundër lëndeve narkotike vazhdojnë në...
Policia e Tropojës ka arrestuar dy persona të shpallur në kë...
Policia e Fierit ka arrestuar Gëzim Millanajn. Ai akuzohet...
Punonjësit e raniferisë së naftës në Ballsh kanë dalë në pro...
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë Bajram Pajazit...
Një makinë ka përplasur një motocikletë në lagjen Parrucë t...
Policia e Shkodrës ka asgjësuar disa parcela me kanabis sati...
Policia ka asgjësuar 1.594 bimë narkotike në Gjirokastër. O...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...