web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/Getoar Selimi "marinari" i vetëm i Marinës

21 Korrik 2015, 13:15, Lifestyle CNA

Bashkëpunimi mes Getoar Selimit dhe Luana Vjollcës është tashmë në You Tube. Kishte kohë që flitej për një këngë mes tyre dhe tani fansat kanë mundësi ta dëgjojnë atë sa herë të duan. Geti e ka bërë Luanën të repojë në këtë këngë, dhe në një pjesë të tekstit thotë se është “marinari i vetëm i krejt marinës”. Kaq mjafton për ne gazetarët për të krijuar hamëndësimet për lidhjen e tij me moderatoren, Marina Vjollca. Për më tepër që reperi prishtinali, është parë shpesh në kryeqytetin shqiptar. Por në të njëjtën kohë edhe biondja seksi, Luana ka rritur kështu edhe numrin e saj të këngëve. Ky projekt me reperin më të njohur dhe më të dashur të estradës (njëkohësisht kunat i saj), e con në pesë numrin e këngëve që Luana ka aktualisht në treg. Me këto ritme me siguri që fund të vitit ajo do të publikoj ndonjë album muzikor.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=RnzoWtMw5q0&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]





Lajmet e fundit nga