web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Revista “Slovenian Traveller” për Shqipërinë: Duke përdorur dy-tre fjalë shqip, i gjen dyert e hapura

21 Korrik 2015, 13:09, Lifestyle CNA

Revista sllovene ?Slovenian Traveller? i ka kushtuar në numrin e saj të vitit 2015 një artikull të gjatë për Shqipërinë, shoqëruar me pamje nga zona të ndryshme të vendit.

Autori Ivan Botteri me titullin ?Shqipëria përmes fotografive? ofron informacion për Shqipërinë, qytetet, jetën, sigurinë, turizmin, kulinarinë, etj. Disa nga nëntitujt janë ?Vendi i shqiponjave?, ?Kudo, familje, të rinj e studentë e njohin europarlamentaren sllovene Tanja Fajon?, etj.

Më poshtë artikulli i plotë i revistës sllovene i shoqëruar me 19 fotografi:

Kur viziton Shqipërinë, e di se viziton një vend që për 50 vite ka qenë i izoluar dhe pret të përballesh me stereotipe të izolimit. Por, që kur hyn në vend përmes kufirit, menjëherë kupton se nuk është më ajo situatë. Zyrtarët e pikave të kalimit kufitar punojnë me shpejtësi dhe dashamirësi. Në rrugët e Shqipërisë nuk shikon policë, atje sheh shumë më pak se në Malin e Zi. Rrugët e vendit janë me cilësi të ndryshme dhe prandaj duhet kujdes.

Është shumë e këndshme të udhëtosh në rrugët e Shqipërisë, por jo me shpejtësi të madhe. Vendasit janë të sjellshëm dhe shumë miqësorë kur të japin përgjigje. Çdo vit rrugët përmirësohen. Shqipëria dhe Kosova janë të lidhura me autostradë. Mjediset e hyrje-daljeve në kufi janë të rregulluara, por që kërkojnë përmirësim të mëtejshëm.Nëse kërkoni bunkerë, mund t?i shihni të mbjellë gjithandej.

Kjo është e vërtetë, por e kohës së kaluar. Edhe tani mund të shihni shumë, por të mbuluar, madje me funksione të ndryshme si bare, frigorifer natyral, ose të përshtatura si apartamente turistike. ATSH





Lajmet e fundit nga