web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fëmijët e palumtur kanë më shumë mundësi që të bëhen obezë

14 Korrik 2015, 19:00, Lifestyle CNA

Një studimi i fundit mbi obezitetin tek fëmijët dhe adoleshentët ka nxjerrë në përfundim se ky problem shumë i mprehtë i shoqërisë që ne jetojmë ka të lidhje, në rastin e kësaj grupmoshe, edhe me llojin e raportit që ata krijojnë me prindërit e tyre. Shkaqet kryesore të pranuara deri sot, që kanë çuar shumë fëmijë dhe adoleshentë drejt obezitetit, janë ushqimet gjysmë të gatshme, jeta sedentare dhe fakti që rrinë para televizorit e luajnë me video-game për shumë kohë.

Por tani hyn në lojë edhe një faktor tjetër: marrëdhënia e keqe që mund të krijojnë me prindërit. Sipas një studimi të botuar në ?Pediatrics?, revista e Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët obezë, me shume mundësi janë influencuar që të vegjël nga mungesa e afrimitetit me prindërit, veçanërisht me nënën, duke i shfryrë mungesat e tyre tek kënaqësia e të ngrënit.





Lajmet e fundit nga