Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit dhe Caritasi shqiptar firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e kapaciteteve të strukturave policore dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit në Shqipëri, në pikën kufitare të Muriqanit dhe Portin e Durrësit, me paketa të ndihmës emergjente. Për Ministrinë e Punëve të Brendshme marrëveshja u firmos nga Koordinatori Kombëtar Antitrafik, njëkohësisht zv/ministrja Elona Gjebrea, për Policinë e Shtetit nga Drejtori Haki Çako, ndërsa për Caritasin shqiptar nga Drejtori Kombëtar Albert Nikolla.
Marrëveshja shtrihet në 2 vitet në vijim dhe synon bashkëpunimin e mëtejshëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë shqiptare në të gjitha nivelet nëpërmjet trajnimeve, si dhe përmirësimin e kushteve të dhomës së intervistimit dhe akomodimit për viktimat apo viktimat e mundshme të trafikimit në pikat kufitare.
Fjala e zv/ministres së Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea
?De fakto zbatimi i marrëveshjes ka filluar prej kohësh dhe më vjen mirë që tashmë jemi edhe më të konkretizuar me këtë marrëveshje de juro, dhe e vlerësojmë shumë të gjithë mbështetjen, edhe të Ambasadës Amerikane për mbështetjen që i kanë dhënë Caritas-it shqiptar për të realizuar këtë projekt. Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikim e Qenieve Njerëzore ka punuar tashmë prej gati një viti me Caritas-in Shqiptar, ka punuar edhe në të kaluarën por tashmë jemi shumë të fokusuar. Le të përmendet puna që është bërë nëpërmjet fuqizimit të Krakeve, Komiteteve Rajonale, e cila ka qenë edhe pika jonë e dobët edhe tashmë kemi disa modele suksesi, të cilat shpresojmë se do të implementohen edhe në qytete të tjera.
Qëllimi tashmë është i qartë, një bashkëpunim i vazhdueshëm mes palëve, që të forcojmë kapacitetet qoftë në strukturat e Policisë së Shtetit, por edhe të gjithë Komiteteve Rajonale nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta dhe asistimeve në hetimeve të mundshme të trafikimit të identifikuara sidomos në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dhe të Portit të Durrësit me paketa të ndihmës emergjente. Në fakt duke inkurajuar edhe Drejtorin Çako edhe zotin Çipa, ky do të jetë një model i mirë suksesi që këtë ne ta shtrijmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, do të kemi ndoshta edhe një rishikim të të gjitha strukturave që punojnë atje për identifikimin e viktimave të trafikimit, por edhe asistencën e viktimave në raste emergjence.
Kjo marrëveshje në fakt nuk ka efekte financiare për buxhetin e Shtetit, Caritas-i shqiptar na ka mbështetur me shpenzimet qoftë edhe të moduleve të trajnimit, organizmin e trajnimeve ashtu sikurse edhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet, por edhe në terma financiare, pasi tashmë dihet që ne kemi një mbështetje financiare të vazhdueshme nëpërmjet buxhetit të Shtetit?. Fjala e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako
“Përveç faktit që trafikimi në tërësi është një problematikë që na detyron në aspektin procedurial, një rëndësi të veçantë dhe më vjen mirë që jemi këtu sot, me këtë akt-marrëveshje pasi dalim përtej aspektit procedurial ose përtej aspektit sanksionues. Ne jemi duke firmosur një akt-marrëveshje sot për pjesën humane ose për pjesën shoqërore që do të duhet të trajtojmë viktimave të trafikimit, pasi nuk do të mjaftohemi vetëm me ndëshkimin e pjesës agresive ose të organizatave kriminale, por duhet të jemi të vëmendshëm në aspektin e trajtimit dhe të rintegrimit të pjesës të dëmtuar, ose të fokusit më të rëndësishëm që duhet të kemi në vëmendje”. Fjala e drejtorit të Caritasit shqiptar, Albert Nikolla
“Puna e Caritas-it duhet ta tejkalojë edhe këtë projekt në kuptimin njerëzor si çdo herë kur paraqiten, sepse në fund të fundit, politika nuk është gjë tjetër veçse në shërbim për njeriun, për personin njerëzor ose të tillë, prandaj edhe ky projekt na jep shumë hapësira për punë, por njëherësh doja të bëja edhe këtë kërkim, pasi shpesh herë ky projekt do t?i tejkalojë edhe kornizat e projektit për të shkuar tek personi ku ai është në nevojë, ku ai është në një moment dhimbje, ku ai është në një moment dramatik të jetës së tij, prandaj Caritas-i dhe e kam përmendur edhe herë të tjera që dera e Caritas-it do të jetë e hapur për çdo nevojë që do të ketë sidomos kur bëhet fjalë për raste të tilla, të luftës së trafikimit të qenieve njerëzore”.
Në muajin Prill të vitit 2015, në mediat online qarkulloi nj...
Guverantori i Shqipërisë, Genti Sejko ka kaluar këtë fundjav...
Ish deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka qene mjaft aktiv ditet...
Një grup nga nisma ‘Thurrje’ i është drejtuar me një letër ...
Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndo...
Nderkohe qe temperatura politike ngrihet mbi krizën e borxh...
Prej tetorit të vitit 2013, një kompani e huaj ka qenë në ko...
Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale dhe pas zgj...
“Do më kërkosh titullohet kënga e fundit e këngëtares, Ingri...
Disa prej ish-deputetëve të PD-së bëjnë përgjegjës lidership...
Filmi “Babai” me skenar dhe regji nga Visar Morina në edicio...
Në një intervistë për “Panorama”, Shehi bën analizën e tij l...
Një ish-agjent i SHISH me iniciale H.B., është kërcënuar me ...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 2890 bimë narkotike që u gjet...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari dhe plagosje...
Nga Kastriot MYFTARAJSerbia ka edhe një mundësi të fundit pë...
Arrestohet autori i vrasjes së bariut 26-vjeçar Mario Laho n...
Ambientalistë dhe arkitektë kanë dalë kundër qeverisë për pr...
Gjashtë automjete janë përplasur me njëra tjetrën në autostr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...