Sandalet trendi për verën 2015
Dizajnerët botëror gjithmonë janë duke sjellur risi në botën...
Pas disa muajsh pritjeje Athina dorëzoi planin e saj: kursime në sistemin e pensioneve ose një reformë të TVSH-së. Për shumë partnerë të Eurozonës këto nuk janë të mjaftueshme.
Në fillim të një maratone të pashembullt të BE-së për Greqinë, në Bruksel po duket pak eufori. Në mesin e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ka shumë pyetje dhe rezerva ndaj paketës greke të kursimeve dhe të reformave. “Ka disa që janë shumë skeptikë, të tjerë janë më pak”, thotë Edward Scicluna nga Malta, më lidhje me situatën e komplikuar.
Në diskutim është një program i ri ndihmash me një afat prej tre vjetësh dhe një vëllim prej 74 miliardë eurosh. Por këtë nuk ekziston deri tani konsens, e madje përkundrazi ka të ngjarë që tensionet të shtohen. Propozimet greke “duken relativisht të komplikuara si nga përmbajtja edhe sa i përket çështjes së besimit” – tha shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.
Skepticizëm dhe mosbesim
Shumica e 19 vendeve të Eurozonës janë skeptikë, dhe duan që në ristrukturimin e aparatit shtetëror të ndërmerret më shumë se deri tani. për të filluar negociatat për shpëtimin. Mes tyre është Gjermania. “Për një program të tretë ndihme masat nuk janë të mjaftueshme” tha përmbledhtas ministri sllovak i Financave Peter Kazimir, i cili konsiderohet ndjekës i vijës së ashpër në klubin e ministrave të Eurozonës. Disa ministra të tjerë insistojnë për angazhime konkrete, që reformat të zbatohen në praktikë. “Privatizimet nuk janë zbatuar kurrë, prandaj na duhet një garanci,” – thotë ministri austriak i Financave Hans Jörg Schelling.
“Ne sigurisht nuk mund të mbështetemi në premtime,” thotë ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, i cili i konsideron propozimet e Athinës si të pamjaftueshme. Situata në Greqi është “shkatërruar muajt e fundit në mënyrë të jashtëzakonshme” – deri në ditët dhe orët e fundit – tha Schäuble. Sipas një raporti në “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” Schäuble u ka dërguar vendeve të tjera të Eurozonës një letër, sipas së cilës ka dy mundësi: ose Athina të përmirësohet, ose Greqia duhet të largohet nga zona euros për të paktën pesë vjet.
Grexit i përkohëshëm
Ministria gjermane e Financave ka sugjeruar ndër të tjera se Greqia të transferojë një vlera pasurie që shkojnë në 50 miliardë euro në një fond besimi, i cili duke i shitur ato siguron para për shlyerjen e borxhit. Mënyra e dytë: me Athinën të negociohet për një periudhë të përkohëshme daljeje nga Eurozona. Gjatë kësaj periudhe të paktën pesëvjeçare ajo largohet nga bashkimi monetar dhe ristrukturon borxhin e saj. Megjithatë, Greqia mbetet anëtare e BE-së dhe vazhdon të marrë “mbështetje të mëtejshme ndihmash për stimulimin e ekonomisë, ndihma humanitare dhe teknike.”
Sipas agjencive të lajmeve për planet e propozuara nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, ky ka rënë më parë dakord me kancelaren Angel Merkel dhe me kryetarin e Partisë Social-Demokrate Sigmar Gabriel.
Deri tani nuk është folur për ndonjë grexit të përkohëshëm, prandaj dhe nuk është e qartë se sa mbështetës ka Schäuble për propozimin e tij ndër kolegët e tij të Eurozonës.
Nga Athina mësohet se qeverisë greke nuk i është paraqitur zyrtarisht ndonjë propozim për largim të përkohëshëm nga zona euros.
Ka edhe optimistë
Ministri francez i Financave, Michel Sapin, dhe ai i Italisë, Pier Carlo Padoan, u shprehën optimistë në lidhje me propozimet e Athinës. Pozitivisht u shpreh edhe presidenti francez François Hollande. Sapin është përkrahës i fortë i qëndrimit të Greqisë në Eurozonë, por edhe ai thekson që Athina duhet t’i precizojë propozimet e saj.
Gjatë së dielës (12.07) do të zhvillohet një takim i dyfishtë i kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së. Në orën 16:00 do të takohen fillimisht në Bruksel shefat e shteteve dhe të qeverive të 19 vendeve të Eurozonës dhe më pas në orën 18:00 do të zhvillohet takimi i madh me të 28 vendet anëtare të BE-së. Nga këto takime pritet një sinjal nëse Greqisë do t’i akordohet një paketë e tretë ndihmash, me vlerë prej rreth 74 miliardë euro, sikurse ka kërkuar qeveria e Athinës. DW
Dizajnerët botëror gjithmonë janë duke sjellur risi në botën...
Lulzim Basha ka shkuar dje në zyrën private të Sali Berishës...
Instat” bëri të ditur se ekonomia shqiptare u rrit me 2.82% ...
Pas largimit të Angela Merkelit nga Tirana në korridoret e p...
Sot eshte dita perkujtimore e Masakres se Srebenices. Bota s...
Nga Oldi MeleNë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017, ...
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, një prej zërave më kriti...
Shqipëria është paraqitur në mënyrë skandaloze në Panairin e...
Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët mesditën ...
Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet 20 vjetori i masak...
Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar mesditën e so...
Enkelejd Alibeaj komenton në një intervistë për gazetën “Map...
Një sasi eksplozivi është gjetur sot poshtë një automjeti të...
Fotot janë bërë sot në Gjiri e Lalzit në vetëm 20 m distancë...
Një automjet ka shpërthyer teksa ka qenë në lëvizje në dalj...
Një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozive dyshohet se është...
Pasi ka interpretuar me disa aktore yje, si Patricia Arquet...
Kush më mirë se ata që i bëjnë mund t’i gjykojnë filmat? Me ...
Duke iu përgjigjur kolegut të tij shqiptar, kryeministri ser...
Partia Demokratike ka njoftuar një analizë të thellë të humb...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...