Sarandë/ Atentat me armë zjarri, humb jetën një 42-vjeçar
Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje një ...
Një ditë pas mesazhit të qartë, të prerë dhe të drejtpërdrejtë të kancelares gjermane, Angela Merkel, Bashkimi Evropian ka ashpërsuar gjuhën në raport me drejtësinë shqiptare. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka deklaruar dje se gjyqtarët shqiptarë kanë sjellje kriminale, ndërsa prokurorët nuk hetojnë korrupsionin në këtë sistem. Ambasadorja tha gjithashtu se drejtësia shqiptare është një tallje e madhe me qytetarët e këtij vendi. ?Kjo reformë duhet të nënvizojë qartë dhe të ndajë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm nga ata që kanë sjellje kriminale dhe që janë duke shfrytëzuar burimet publike dhe qytetarët. Kjo duhet të jetë një reformë e thellë dhe pa kompromis?, deklaroi Vlahutin.
Këto deklarata shefja e misionit të BE i bëri gjatë forumit të radhës të konsultimeve për reformën në drejtësi, i zhvilluar në Gjirokastër, ku ndër të tjera bëri thirrje për luftë të vazhdueshme ndaj këtij fenomeni. Sipas saj, duhet që gjyqtarët e korruptuar të ndiqen penalisht, duke i kërkuar në këtë mënyrë organit të akuzës të bëjë punën e vet. ?Është folur shumë për gjyqtarë të korruptuar, por shumë pak janë ndjekur penalisht. Mua nuk më pëlqejnë hamendësimet dhe thashethemet. Të jesh gjyqtar do të thotë të kesh një nga punët më me dinjitet në shoqëri dhe në fakt, kjo reformë duhet të mbrojë të gjithë ata që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri e integritet?, ka vijuar Vlahutin. Ajo tha gjithashtu se një neglizhencë e tillë ndaj korrupsionit është absolutisht e pa pranueshme për qytetarët. ?Korrupsioni në gjyqësor është ndër më kritikët në shoqëri dhe i barazvlefshëm me talljen e qytetarëve të vendit?, tha ajo.
Pjesëmarrja e opozitës
Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, ka përshëndetur dje nga Gjirokastra vendimin e opozitës për t?u bërë pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë. Ajo shprehu bindjen se ata do të japin kontributin e tyre. ?Dhe për këtë, unë jam shumë e kënaqur që anëtarët e opozitës janë bërë tani pjesë e këtij komisioni të posaçëm parlamentar, sepse reforma në drejtësi në Shqipëri duhet të qëndrojë mbi çdo interes tjetër, qoftë ky interes privat apo politik?, ka thënë Vlahutin. Teksa është ndalur tek dokumenti analitik i hartuar nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë për korrupsionin në drejtësi, ajo është shprehur se ka nevojë për amendamente në Kushtetutë, ndërsa bashkëpunimin politik e cilësoi si shumë të rëndësishëm.
?Kjo nuk është një reformë politike, ajo udhëhiqet nga ekspertiza. Pra, nuk ka vend për negociata politike për angazhime nga më të ndryshmet apo për veto të caktuar, sepse nuk mund të ketë asgjë të tillë kur ne flasim për sundimin e ligjit dhe dhënien e drejtësisë?, ka vijuar Vlahutin. Ambasadorja e Bashkimit Evropian u ka bërë dhe një thirrje të qartë të gjithë aktorëve politikë, duke kërkuar që të mbajnë duart larg sistemit të drejtësisë. ?Është pikërisht cilësia dhe qartësia që do të bëjnë diferencën dhe do të lënë mënjanë çfarëdo vagullsie, ndaj puna e grupit tuaj të punës është tejet e rëndësishme?, ka shtuar ambasadorja. Aktiviteti i zhvilluar dje në Gjirokastër u mbajt në ambientet e universitetit “Eqrem Çabej”, ku ishin të ftuar gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, përmbarues, ndërmjetës, pedagogë, etj, për të dhënë mendimin dhe kontributin e tyre për një reformë cilësore./ Gazeta Sot
Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje një ...
Komuniteti i sipërmarrësve shqiptarë dhe gjermanë duhet të p...
Shtypi gjerman vlerëson vizitën e kancelares Angela Merkel n...
Bankat greke qëndruan edhe sot të mbyllura, ndërkohë që kriz...
Arresti kardiak ndodh kur zemra papritmas ndal rrahjet. Shum...
Komandanti i Korpusit amerikan të Marinsave tha të enjten se...
Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të videos së ba...
Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli duket se ka patur n...
Këngëtari Redon Makashi ka pësuar një aksident pasditen e so...
Kreu i Kuvendit , Ilir Meta në mbyllje të seancës së sotme p...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar gjatë vizitës...
A1 Report ka publikuar pamjet e ballafaqimit pa praninë e pr...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në faqe...
Temperaturat e larta pritet të vijojnë deri në mesin e javës...
Pas aksionit të policisë në Itali, Gjermani dhe Shqipëri, ku...
Ka përfunduar para pak minutash seanca gjyqësore ndaj kujdes...
Sokol Mjacaj, vrasësi i dy turisëve çek ka rrëfyer detaje ng...
Premiera botërore e filmit “Krom” me skenar dhe regji nga Bu...
Ka nisur seanca gjyqësore në Shkodër për Edvana Sulajn, puno...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar deputetëve të pra...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...