web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet një video e vrasjes së efektivit të RENEA-s, nga “grupi i zjarrit” prej 6 personash

28 Qershor 2015, 11:40, Kronika CNA

Policia vazhdon të mbledhë prova materiale për të faktuar vrasjen e Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s të vrarë në Lazarat më 24 qershor, ndërkohë që listës së të kërkuarve i mungon vetëm një person.

Sipas Top Channel, një tjetër provë faktike dhe e pakundërshtueshme, se cilët ishin personat që qëlluan mbi Bashën, është ajo e pamjeve filmike të sekuestruara pasditen e së shtunës në fshat. Bëhet fjalë për xhirimin në momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë.

Pamjet filmike janë kryer nga një banesë në afërsi të vendit, nga ku u qëllua, dhe janë gjetur nga policia gjatë kontrolleve rutinë të banesave.





Lajmet e fundit nga