Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Para disa kohësh mësova një lajm që m? u duk i pabesueshëm. Në Korçë, me një projekt të financuar nga qeveria gjermane, po ripo
pullohen pyjet me ujq, të cilët pothuajse janë zhdukur. Sipas atyre që bëjnë projektin ujku qenka një kafshë e nevojshme në zinxhirin ushqimor që shërben për ekuilibrat natyrorë. Kjo është e pabesueshme. Asnjë kafshë nuk mund ta hajë ujkun. Mbi ujkun është vetëm njeriu i armatosur, por kjo nuk ka lidhje me zinxhirin ushqimor. A e kuptojnë gjermanët këtë gjë? Them se e kuptojnë. Korça është vendlindja ime dhe une dikur i kam shëtitur pyjet që sot janë duke u populluar me ujq falë kujdesit të qeverisë gjermane. Në kohën që unë i kam shëtitur ata pyje ujqërit qenë zhdukur atje.
Historia e Becchetti-t është diçka e ngjashme. Becchetti është në fakt një ?ujk? të cilin e kemi dhuratë nga Gjermania. Becchetti nuk ka bërë pastrim parash se ai ka marrë para vetëm nga Deutsche Bank A.G. dhe kuptohet se paratë e kësaj banke janë të pastra. Në të vërtetë Prokuroria e Tiranës nuk e akuzon Becchettin për pastrim të parave me origjinë kriminale, por për pastrim të produkteve të veprës penale, duke nënkuptuar me këtë transaksionet financiare të bëra nga Becchetti brenda rrethit të kompanive të tij. Pse Becchetti është një ?ujk? të cilin e kemi dhuratë nga Gjermania? Ndonëse Becchetti mori nga Qeveria e kryeministrit socialist Bashkim Fino në 1997 një koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali në Shqipëri, ai nuk mund dhe nuk mundi të nxirrte asnjë lek nga kjo copë letre deri në vitin 2007, kur banka gjermane Deutsche Bank A.G., një nga bankat më të mëdha të botës, hyri në një partneritet me Becchetti-n, duke pranuar të financonte realizimin e këtij projekti.
Pyetja është se si u bind Deutsche Bank A.G. të përzihet në një aferë mëse të dyshimtë, të nisur nga një aventurier italian, kur për më tepër nga bashkëpunimi me të cilin ishte tërhequr edhe ?Enel? kompania më e madhe energjitike italiane? ?Enel? u tërhoq në momentin që Becchetti nuk arriti dot të përmbushte detyrimin për sigurimin e ndërmarrjes së tij në Shqipëri në një kompani sigurimesh italiane të specializuar. Asnjë kompani sigurimesh e tillë nuk pranonte të bënte një gjë të tillë pasi të gjithë e kishin të qartë se Becchetti ishte një mashtrues që nuk donte të ndërtonte një hidrocentral në Shqipëri, por thjesht donte ta përdorte këtë projekt për të fituar para me anë të mashtrimeve të ndryshme. Merret vesh, Becchetti do ta përdorte edhe kontratën e sigurimeve për të krijuar ndonjë situatë të tillë që t? i merrte kompanisë të sigurimeve para me anë të mashtrimit.
Gjëja më e çuditshme në partneritetin Deutsche Bank me Becchettin është se Deutsche Bank nuk ka hyrë në aventurën e Kalivaçit si bankë kredituese, por si bankë investimesh, pra është bërë investues në një joint venture, në trajtën e equity injection. Domethënë duke dhënë paratë e nevojshme për realizimin e investimit, në këmbim të të cilave do të merrte aksione. Shkalla më e lartë e riskut e imagjinueshme për një bankë. Ajo që ka ndodhur është se Becchetti i ka paraqitur kësaj banke një ofertë për një joint venture, pra për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit dhe kjo bankë ka pranuar. Sipas procedurës normale të një banke, aq më tepër të Deutsche Bank, në raste të tilla bëhet një analizë risku, për të cilën bëhet një raport i detajuar. Që në këtë rast, normalisht do të përjashtonte kategorikisht çdo bashkëpunim me Becchettin. Si mund të ishte ndryshe kur Deutsche Bank mori një ofertë nga kompania BEG SpA e Becchettit, e krijuar në 1995, me kapital themelues, në letër ekuivalentin e 1 milion euro, nga i cili në cash qe depozituar vetëm ekuivalenti i 340 mijë euro dhe pastaj kjo kompani kishte marrë nga qeveria shqiptare të drejtën e ndërtimit me koncesion të një hidrocentrali, për të cilin as që kishte nisur puna? Kjo kompani e cila nuk kishte asnjë lloj rekordi për realizimin e projekteve të tilla, kërkonte bashkëpunim për një projekt të cilin e vlerësonte në 159 milionëe euro? Ky ishte rasti klasik kur një aventurier financiar kërkon të mashtrojë një bankë. Por duket se ky raport i Deutsche Bank ka qenë anormalisht ndryshe. Ajo që ka ndodhur është se Becchetti, i cili që nga viti 1997, kur kishte marrë të drejtën e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, nuk kishte mundur që të gjente asnjë euro apo dollar të vetëm financim për këtë projekt, në çfarëdo mënyre qoftë, befas pa të derdhej mbi të një lumë parash të Deustche Bank.
Deutsche Bank pranoi të marrë pjesë si investues në projekt, pra do të krijohej një kompani e përbashkët, ose si quhet joint venture vehicle, mjeti i partneritetit. Përse Deutsche Bank duhet të krijonte një kompani e përbashkët me një kompani praktikisht inkezistuese? Nëse Deutsche Bank e shihte projektin si me interes mund t? i jepte një kredi BEG SpA? Sa herë ndodh që një bankë e madhe globale si Deutsche Bank krijon joint venture me kompani praktikisht inekzistuese? Bashkëpunimi Deutsche Bank- BEG SpA u konkretizua në 2007 me krijimin në Itali të kompanisë Hydro srl me 55% të kapitalit që i përkiste në letër BEG SpA dhe 45% që i përkiste DB. Sipas raportit të pjësëmarrjes së palëve në joint venture, BEG SpA për të përmbushur pjesën e saj duhet të jepte 87 milionë euro në këtë investim të përbashkët. DB duhet të jepte 72 milionë euro. Bujarisht DB pranoi që në 55% e pjesës së kapitalit të Becchettit të llogariteshin si me vlerë 16,8 milion euro marrëveshja me qeverinë shqiptare për koncesionin e Kalivaçit, e paraqitur këtu si asset. Gjithashtu, si asset me vlerë një milion euro u llogaritën disa dosje me letra që supozohej të ishin projektet e hidrocentralit, studimet, një automjet off-roads Nissan, një kompjuter personal dhe një thes me shkresa?! Deutsche Bank A.G. derdhi në llogarinë e Hydro sr. fillimisht 8 milion euro. Por Deutsche Bank nuk ka dhënë vetëm kaq para. Më pas Deutsche Bank pohoi se ka dhënë 35 milionë euro. Kjo është e vërtetë. Sado e pabesueshme të duket, Deutsche Bank i ka dhënë këto para që pa nisur konflikti. Me çfarë e plotësoi BEG SpA pjesën e saj të kapitalit deri në 40 milion euro, paralelisht me livrimin prej DB të 35 milionë eurove, sipas raportit të aksioneve që zotëronin. Nuk e përmbushi këtë detyrim. Kompania Hydro srl , domethënë joint venture BEG SpA-Deutsche Bank krijuan në Shqipëri kompaninë ?Kalivac Green Energy?, e cila duhej të kryente punimet për ndërtimin e hidrocentralit.
Në praktikë joint venture Becchetti-Deutsche Bank nuk kishte para të tjera veç atyre që i jepte Deutsche Bank. Por Becchetti këto para mund t? i përdorte lirisht vetëm me miratimin e përfaqësuesve të DB në joint venture. Se tashmë Deutsche Bank bëhet partner me BEG s.p.a. në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit. Kjo do të thoshte se Deutsche Bank do të kishte përfaqësuesit e saj në Hydro srl që do të ndiqnin fatin e parave të dhëna nga Deutsche Bank. ?Kalivac Green Energy?, që ishte kompania bijë e joint venture Hydro srl bëri një kontratë për punimet me shoqërinë ?Energy?, ku 80% të aksioneve i kishte nëna e Becchettit, Liliana Condomiti. Këtë e aprovuan përfaqësuesit e DB. Pra përfaqësuesit e DB i dhanë leje Becchettit të vepronte lirisht me paratë e DB. Dhe ?Energy? i shiste kompanisë ?Kalivac Green Energy? punime fiktive për miliona euro.
Në 2011 Deutsche Bank u tërhoq nga partneriteti me Becchetti-n pasi i kishte dhënë atij 35 milionë euro dhe e paditi atë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për moskryerje të pjesës së tij të investimit. Atëherë doli dhe një fakt tjetër, se juristët e DB e kishin bërë kontratën në mënyrë aq diletante sa prej saj dilte që DB kishte detyrim që të financonte krejt koston e investimit. Becchetti i kërkoi DB 690 milion euro dëmshpërblim. Në tetor 2014 u arrit një marrëveshje mes BEG SpA dhe Deutsche Bank për ta zgjidhur konfliktin. Sa para të tjera pagoi DB përveç 35 milionë euro që i humbi në këtë investim? Të dy palët nuk japin të dhëna por duket se Deutsche Bank pagoi krejt krejt vlerën e supozuar të investimit prej 159.4 milionë euro.
Këtë gjë e paguan tërthorazi Becchetti i cili thotë se investimin prej 40 milionë euro të televizionit të tij e ka bërë me paratë e sigurura nga marrëveshja me një bankë, për të cilën thotë se nuk mund t? ia bëjë të ditur emrin. Por kuptohet se është fjala për Deutsche Bank.
Pse Deutsche Bank e humbi kontestin me Becchettin? Sepse Deutsche Bank ishte tradhtuar nga brenda, nga zyrtarë të saj të cilët bënë një marrëveshje me Becchettin duke vepruar në keqbesim ndaj bankës së tyre, për të përfituar tërthorazi shpërblim në trajtë mite nga Becchetti nëpërmjet llogarive bankare offshore. Bankat e mëdha i mbyllin me marrëveshje çështje të tilla të pakëndshme se duan të ruajnë reputacionin e tyre. Fajtorët nuk kallzohen si kriminelë për t? u dënuar me burg. Thuhet se bankat kanë mënyra të tjera për t? i ndëshkuar ata.
Të vimë te problemi ynë. Mënyra se si po e trajtojnë juridikisht çështjen ?Becchetti? Qeveri dhe Prokuroria e Shqipërisë, shkon në favor të Becchettit në gjyqet e arbitrazhit ku ai ka paralajmëruar se do të padisë Shqipërinë. Mënyra më e mirë për të shpëtuar Shqipëria nga Becchetti është që Prokuroria e Tiranës të nisë një çështje penale ndaj Deutsche Bank, me akuzën e mashtrimit. Në këtë rast, marrëveshja me Deutsche Bank e detyron Becchettin që të tërheqë çdo pretendim ndaj Shqipërisë dhe të largohet nga vendi ynë, madje duke paguar edhe detyrimet fiskale që i kërkohen atij.
Kandidati Gjergj Mero zhvilloi një takim me banorët e lagjes...
Zëri i Amerikës: Zonja Duma! Për herë të parë në historinë e...
Policia ka marrë në mbrojtje kandidatin për Bashkinë e Pogra...
Mëngjesin e 29 shtatorit 1978 u gjet i vdekur në shtratin e ...
Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partise Soci...
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasi...
Gent Strazimiri nuk ka qenë dje në Kuvend, një ditë pas Gjyk...
Dy të plagosurit në një aksident në Maliq dy ditë më parë, k...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vaut të Dejës,...
“Skuadra e zotit Blair ka kërkuar ndihmë nga zyrtarët britan...
Policia e Kakavijës ka sekuestruar 20 kg lëndë narkotike, e ...
Kryetari i komunës së Ballagatit në Lushnje Sherbet Sharka ë...
200 000 lekë për të fituar dënimin me kusht. Ky është pazari...
Debati në “Opinion” lidhur me çështjen Beccheti dhe burimin ...
Partia Demokratike është në kulm të fushatës së saj të parë ...
Gjatë verës një kujdes të veçantë duhet të kushtojmë në lidh...
Partia Demokratike ka denoncuar sot se kandidati i saj për B...
Revista gjermane “Spiegel” shkruan sot se negociatat për dal...
Nje foto qesharake po qarkullon ne rrjetet sociale. Pas foto...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...