web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fijet e perandorisë së biznesit të Tony Blair mbërrijnë deri në Shqipëri

12 Qershor 2015, 08:11, Aktualitet CNA

“Skuadra e zotit Blair ka kërkuar ndihmë nga zyrtarët britanikë për interesa të tij privatë, përfshirë zhvillimin e takimeve në vende si Shqipëria, Kanadaja dhe Maqedonia.” 

Dokumentat e parë nga Telegraph përmbajnë detaje të udhëtimeve të zotit Blair nëpër botë, ku shoqërohet nga një skuadër policie, udhëton me avion privat dhe qëndron në hotele me 5 yje.

Shkresat tregojnë që zoti Blair ka përdorur udhëtime të tilla për të kryer njëkohësisht punë private dhe takime në rolin e Përfaqësuesit të Kuartetit në Lindjen e Mesme, duke e ekspozuar atë akuzave për konflikt interesi.

Sipas dokumentave rezulton se Tony Blair viziton deri në 5 vende në javë, që i kushton buxhetit të shtetit nga 14 mijë deri në 16 mijë stërlina.

Një ambasador britanik ka përshkruar se si një numër kompanish të lidhura me zotin Blair, përfshirë studion ligjore të bashkëshortes së tij (e cila ka marrë një kontratë edhe me qeverinë shqiptare) po kërkonin punë në një vend të Europës.

Gjatë udhëtimeve, zoti Blair duhet të shoqerohet nga një skuadër oficerësh të Metropolitan Police, rrogat e të cilave, me shpenzimet dhe orët shtesë paguhen nga taksapaguesit britanikë.

Në udhëtimet me të vështira 8 oficerë policise të rangjeve të ndryshëm udhëtojnë me zotin Blair, ndërsa 4 të tjerë qëndrojnë në shtëpitë e tij Britani. Secili nga 12 oficerët e policisë paguhet të paktën 56 mijë stërlina deri në 70 mijë stërlina, për shkak të orëve shtesë të punës gjatë udhëtimeve jashtë vendit me zotin Blair.

Dokumetat që ka parë The Telegraph, që janë pjesë e një investigimi të gazetës britanike mbi bizneset dhe interesat e zotit Blair, tregojnë se si ai ka ushqyer një rrjet me liderët dhe biznesmenët me me influencë në botë, për të ndërtuar një regjistër klientësh që i paguajnë atij dhjetëra milionë paund për këshillat që u jep.

Megjithatë, informacionet e marra tregojnë se puna e tij e paguar ka krijuar një seri konfliktesh interesi me rolin e tij si Përfaqësues i Kuartetit në Lindjen e Mesme, post nga i cili ka lajmëruar se do të dorëhiqet në fund të muajit, pasi e mbajti për 8 vjet.

Një ambasador që kishte marrë pjesë në takimet e zotit Blair si Përfaqësues në Lindjen e Mesme ka thënë se konflikti i tij i interesit ishte i dukshëm dhe ?mjaft i pakëndshëm?, duke shtuar se zoti Blair përdorte kartvizitën si Përfaqësues për të bërë marrëveshje biznesi me qeveri të ndryshme.

Investigimi i The Telegraph tregon se si:

Zoti Blair dhe enturazhi i tij qëndronin në hotele me 5 yje nëpër botë, me dhoma të vecanta për rojet e tij, që i kushtonin taksapaguesve secili 1 mijë stërlina.

Ish kryeministri udhëtonte në avionë privatë, në disa raste të dhënë nga klientë e qeveri.

Zoti Blair siguroi një kontratë private 1 milionë stërlinëshe me Bankën Botërore, në të njëjtën kohë që punonte me Bankën Botërore në rolin e tij si i dërguar special në Lindjen e Mesme.

Ai arriti një marrëveshje tregtare me Abu Dhabi-n në një kohë kur ishte në negociata me Emiratet si Përfaqësues për Lindjen e Mesme për të siguruar 45 milionë dollarë fonde për Autoritetin Palestinez.

Skuadra e zotit Bair ka kërkuar ndihmë nga zyrtarët britanikë për interesa të tij privatë, përfshirë zhvillimin e takimeve në vende si Shqipëria, Kanadaja dhe Maqedonia.

Në disa raste, figurat me influencë që zoti Blair i takonte në udhëtimet për bizneset private janë të njëjtën njerëz që ai kontaktonte në rolin si i dërguar special në Lindjen e Mesme.

Andrew Bridgen, një deputet konservator i cili e ka kritikuar më parë interesat e biznesit të zotit Blair, i bëri thirrje atij të deklaronte të gjitha marrëveshjet. Ai tha: ?Zoti Blair ka mjegulluar vazhdimisht vijën ndarëse mes aktiviteteve private dhe atyre zyrtare, ndërsa rojet që e shoqërojnë u kanë kushtuar shumë taksapaguesve britanikë. Kjo nuk është e përshtatshme për një njeri që ka mbajtur postin më të lartë në vvend dhe ka qenë në dijeni të cdo sekreti të vendit tonë?.

Chris Doyle, drejtori i Këshillit për Mirëkuptimin Arabo ? Britanik, tha: ?Zoti Blair duhet të bëjë transparencën e bizneseve të tij, përdnryshe ai rrezikon të akuzohet për konflikt interesi?.

Investigimi i The Telegraph zbuloi se si kompania e zotit Blair, ?Tony Blair Associates? ka arritur të sigurojë një kontratë 1.1 milioën stërlinëshe me Bankën Botërore, si konsulent, pasi ai arriti një marrëveshje të ngushtë me Bankën në bisedimet si Përfaqësues i Kuartetit për Lindjen e Mesme. Një anëtar i stafit të Bankës Botërore po punon në zyrën e tij si Përfaësues i Kuartetit.

Si pjesë e kontratës së tij me Bankën Botërore,Tony Blair Associates ka krijuar një njësi konsulence për qeverinë rumune. Banka Botërore tha se ai ofroi cmimin më të mirë mes 5 kompanive të tjera. Një zëdhënës i zotit Blair tha se puna ishte falas.

Në vitin 2013, Nicholas Cannon, ambasadori britanin në Shqipëri, u tha zyrtarëve se ?disa grupe të lidhura me zotin Blair po kërkonin punë në Shqipëri?, përfshirë këtu edhe studion ligjore të zonjës Cherie Blair, Omnia Strategy.

Firma ligjore e bashkëshortes së ish kryeministrit britanik është emëruar për të vepruar për llogari të Shqipërisë në një çështje gjyqësore, ku qeverisë së Tiranës i kërkohen 250 milionë paund dëmshpërblim për prishjen e një koncesioni për vendosjen e skanerave në dogana.

Kontrata me Shqipërinë vjen pas asaj që zonja Blair fitoi me qeverinë e Kazakistanit, ku Tony Blair është gjithashtu këshilltar i presidentit Nursultan Nazarbayev.

Lapsi.al





18:00 Aktualitet

 Këngëtarja bombastike 45 vjecare i ka mahnitur të gjithë të...

Lajmet e fundit nga