web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lançohet “Apple Music”

9 Qershor 2015, 09:15, Tech CNA

Apple ka lançuar shërbimin e ri muzikor të quajtur ?Apple Music?. Jimmy Iovine, që iu bashkua kompanisë pas blerjes së ?Beats Electronics? vitin e kaluar, ka prezantuar shërbimin e ri duke thënë se në ?Apple janë bashkuar teknologjia dhe arti?. Rivali i ?Spotify? do të vijë për iPhone, iPad, iPod touch, Mac më 30 qershor, para se të vijë edhe për Apple TV dhe për pajisjet Android gjatë vjeshtës. Në vend se të ofrojë miliona këngë dhe listë me këngë në Libraritë e iTunesit, ?Apple Music? do të ofrojë një radiostacion të quajtur ?Beats1?. ?Beats1? do të transmetojë muzikë 24 orë në ditë nga tri qytete, Los Angeles, New York dhe Londër. ?Apple Music? ka në plan të dallohet nga rivalët me algoritëm të avancuar të zgjedhjeve të këngëve. Një veçori e quajtur ?For You? do të skanojë përmbledhjen e këngëve të përdoruesve dhe do t?ia rekomandojë me ato më të pëlqyerat. Artistët do të mund të shfrytëzojnë këtë shërbim për të biseduar direkt me fansat e tyre dhe të publikojnë projektet ekskluzive përmes shërbimit të quajtur ?Connect?. Ky shërbim u përkrah nga këngëtarët amerikanë Pharrell dhe Drake. ?Apple Music? do të jetë falas për tre muaj, ndërsa më vonë do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj për një person dhe 14.99 dollarë në muaj për familje me gjashtë anëtarë.





09:15 Tech

LG G4 apo Galaxy S6

Telefonat më të ri të nxjerrë në treg LG G4 dhe Samsung Gala...

Lajmet e fundit nga