web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj bën publik programin për Tiranën

9 Qershor 2015, 09:25, Politikë CNA

Kanditati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në Tonight Ilva Tare ka bërë publik programin e tij për qeverisjen e Tiranës nëse zgjidhet kryetar i bashkisë së re të kryeqytetit.

Pazari i Ri sipas Veliajt duhet të jetë një hapësirë e cila të tërheqë turistë dhe të jetë efektivë për qytetarët. Më tej ai ka shtuar se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Japonisë për rrjetin e ujesjellës kanalizimeve.

Erion Veliaj: ?Duam që të jetë një pjesë për turistët. Të kenë mundësi që të shpenzojnë para ku pasditeve të kthehet në një piacë, ku të shërbehet ushqim tradicional, ku të shërbehen suvenire, ku të kemi një gjallërim të shesheve. Për tregun e Pazarit të Ri, ne kemi një bashkëfinancim të fondit shqiptaro-amerikan, të qeverisë shqiptare nga fondi i zhvillimit të rajoneve edhe të bashkisë së Tiranës. Shifra besoj do të shkojë në 3-4 mln euro. Një buxhetim që ne e kishim parashikuar për bashkinë e re të Tiranës për të transformuar totalisht rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, u arrit një marrëveshje me qeverinë japoneze që të jetë ata në fakt që të japin një kredi thuajse me interesa zero për të përballuar këtë shpenzim?.

Veliaj ka zbuluar edhe koston finale të projekteve të tij për Tiranën, shifër që shkon sa buxheti aktual i bashkisë, rreth 60 milionë euro.

Erion Veliaj: ?Bashkia ka sot një buxhet 60 mln euro që as e mbledh e as nuk e përmbush, nga 50% do ta çojë 100% mbledhja e të ardhurave. Këtu nuk do të rritet as një tarifë e as një taksë. Ka një tarifë që është në përmasat aktuale të bashkisë, te 60 milionshi. Ndërkohë të garantoj që do sjellim dyfish aq nga financime jashtë bashkisë?.

Kandidati Veliaj ka folur edhe për projektin e Lulzim Bashës për bulevardin e ri të Tiranës, i cili është bllokuar nga qeveria pasi ky projekt parashikonte të ndërtonte një pyll betoni për llogari të djalit të ish-kryeministrit.

Erion Veliaj: ?Bulevardi i është bllokuar Lulzim Bashës, Shkëlzen Berishës dhe 5 ndërtuesve. Të dalë qeveria garant, të përdorë taksat e qytetarëve sepse dikush do të bëjë pyll betoni atje, ndërkohë që plani i parë, plani serioz dhe plani i bulevardit ishte për një Central Park, për një Park Qëndror?.

Ish-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka sqaruar edhe çështjen e ngritur nga opozita për bashkëpunimin e bashkëshortes së tij me biznesmenin famëkeq, Zhanashvilli

Erion Veliaj: ?Bashkëshortja ime ka punuar në një kompani juridike ku kanë punuar dhe 15 avokatë të tjerë. Siç është e udhës, të gjithë kompanitë që vijnë si klientë, stafi që punon merr prokura për të bërë regjistrimin në QKR dhe një proçedurë totalisht rutinë, ajo prokurë as nuk u përdor kurrë, kishte qenë një kolege tjetër, siç ndodh rëndom kompanitë kërkojnë që të bëjnë regjistrimin në QKR dhe kush ka qenë koleg dezhurn, që kishte qenë një vajzë tjetër në fakt që kishte bërë regjistrimin, s?kishte asgjë të paligjshme. Avokatët këtë punë kanë. Edhe kur të shkojë Shkëlzen Berisha në burg, edhe Saliu në burg do ketë nevojë për avokat?.

Erion Veliaj ka bërë publike edhe burimin e financimeve të Partisë Socialiste për fushatat elektorale ku një pjesë të mirë të parave, derdhen nga kuotat e 80 mijë anëtarëve të regjistruar të saj, dhe pjesa tjetër nga KQZ dhe donatorë.

Erion Veliaj: ?PS është partia më e madhe në vend dhe partia që ka numrin më të madh të deputetëve dhe sipas ligjit zgjedhor, sipas numrit të votave që kemi marrë, ashtu shpërndahen dhe paratë, dhe taksapaguesit dhe KQZ-ja, kështu që PS, ka sot shumën më të madhe nga KQZ-ja për të investuar. Kjo nuk është fushata e parë. PS merr financa që nga viti 1991 dhe zyra e financës së PS mban financat për donatorët dhe mbi të gjitha ajo që njerëzit harrojnë është që një parti me 80 mijë anëtarë, të cilët paguajnë çdo vit kuotizacionin dhe është ndoshta partia më e rregullt në Shqipëri, e cila e mban të gjithë aparatin e saj me këta 80 mijë anëtarë dhe sigurisht një rrjet zyrash që i ka në Tiranë dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë për çdo fushatë?.

 





Lajmet e fundit nga