Juncker: Greqia dështoi në propozimin e reformave alternative
Kryeministri grek, Aleksis Cipras dështoi të japë reforma al...
Turqit zgjedhin parlamentin e ri. Pas një fushate shumë të polarizuar vendi mund të përjetojë kohë të trazuara politike, mendon Baha Güngör nga Ankaraja
Përgjegjës për këto është në rradhë të parë presidenti Rexhep Taip Erdogan. Ai nuk ka cënuar vetëm detyrimin e tij për të qenë i paanshëm në fushtatë. Për më tepër rizgjedhja e asamblesë kombëtare ishte një votëbesim për veten dhe planin e tij, për ta transformuar Turqinë në një republikë presidenciale, për të çimentuar pushtetin e tij absolut.
Zgjedhjet si ?luftë çlirimtare?
Për Erdoganin këto zgjedhje parlamentare janë një ?luftë çlirimtare?. Ai bën lidhjen me dëbimin prej vendit të fuqive pushtuese pas luftës së Parë Botërore nën komandën e themeluesit të mëvonshëm të republikës Mustafa Kemal Atatürk. Por ky krahasim është krejtësisht i pavend: Në atë kohë bëhej fjalë për ndarjen e trashëgimisë së Perandorisë Osmane, e cila ishte rrënuar si vendi më i varfër i Evropës. Sot Erdogani ka kohë që e ka humbur shansin, për të hyrë në histori me sukseset e tij ekonomike gjatë mandatit të tij si kryeministër. Fitorja e tij me 52 përqind në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për kryetar shteti në gushtin e vitit të kaluar e shpuri në përfundimin e gabuar, se ai dhe partia e tij AKP janë të palëkundshëm.
Ahmet Davutoglu si kryeministër dhe kryetar i partisë fetare-konservatore AKP mund t’i shohë vetëm në ëndërr sukseset zgjedhore të paraardhësit të tij në të dyja postet. Pas 34 përqindëshit në fitoren e parë zgjedhore në 2002 dhe gati rreth 50 përqindëshit para katër vjetësh, AKP tani, në bazë të të gjitha sondazheve të besueshme, rrezikon të pësojë humbje të dielën. Synimi, për të marrë së paku 367 prej 550 vendeve, që i siguron shumicën e dy të tretave, me të cilën mund të ndryshohet kushtetuta, nuk është më i realizueshëm. Madje ekziston rreziku i humbjes së shumicës absolute dhe që AKP të jetë e detyruar që bëjë koalicione, gjë që Erdogani e refuzon vazhdimisht si një katastrofë politike.
Koalicionet të pashmangshme
Partia e majtë nacionale-kemaliste CHP me pretendim socialdemokrat, ashtu si edhe MHP nacionaliste e djathtë, e ka kundërshtuar në fakt idenë e hyrjes në koalicion me AKP-në për arsye taktike elektorale. Por në rast nevoje ato nuk do të mund t’i përballojnë joshjes për t’u përfshirë në qeverisje. Kjo vlen të thuhet edhe për partinë kurde HDP, e cila nuk mund të arrijë nga roli i saj në opozitë krijimin e hapësirave për më shumë autonomi për kurdët, alevitët dhe pakicat e tjera. Por kushti themelor për hyrjen për herë të parë të HDP-së në parlament mbetet kalimi i pragut të dhjetë përqindëshit. Por në bazë të të gjitha sondazheve serioze pyetja nuk është më, nëse HDP do ta arrijë këtë, por sa lehtë mund ta kapërcejnë prag zgjedhor kuadrot e politikanit karismatik kurd. Shumë kundërshtarë të Erdoganit, edhe në mesin e turqve do të votojnë për HDP-në, nëse duan t’ia tregojnë Erdoganit vendin.
Natyrisht që Erdogani e di se nga prezenca e HDP-së në parlament varet si e ardhmja e tij, ashtu edhe e AKP-së. Ai që paraqitet gjithmonë si “burri i kombit”, i ka lejuar vetes që në mitingje të bëjë shkelje verbale ndaj HDP-së. Kështu për shembull ai e cilësoi atë një parti “të armenëve dhe të homoseksuale”. Ai thotë, se edhe ajo përfaqëson partinë e ndaluar militante PKK. Kjo filloi para 30 vjetësh një luftë kundër Turqisë, në të cilën humbën jetën më shumë se 40.000 njerëz. Me parulla të tilla, që nxisin urrejtjen, Erdogani e ka humbur besimin e fundit politik tek shtetet moderne të Perëndimit.
Përsëri “i sëmuri i Bosforit”?
Paniku i madh i Erdoganit nga humbja e pushtetit dhe frika e tij nga roli si president vetëm me detyra reprezentative kanë bërë, që Turqia të ndodhet tani në udhëkryq. Këto zgjedhje parlamentare vendosin, nëse vendi, dëshira e të cilit për të hyrë në BE nuk është më prej kohësh e qartë, do t’i thotë lamtumirë modernes, apo do të qëndrojë në shinat e arsyes politike dhe ekonomike. Nga largimi prej vlerave universale të Europës Turqia, e cila ndodhet në fqinjësi direkte me rajonet e trazuara në Lindjen e Mesme, rrezikon të bëhet përsëri “i sëmuri i Bosforit”, siç quhej dikur më përçmim nga kundërshtarët e saj Perandoria Osmane, e lavdëruar dikur shumë nga Erdogani.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras dështoi të japë reforma al...
Ai ka vazhduar më tej se “Sipas informacioneve që kam marrë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe Kancela...
Mirza Haklaj, shqiptar nga Podgorica dhe anëtar i ISIS, ka h...
Ky është momenti i tmerrshëm kur një luaneshë u ngrit dhe sh...
Në mbrëmjen e së shtunës , Kensington Palace publikoi fotogr...
E në Kosovë këtë javë kanë qëndruar prokurorë ndërkombëtarë,...
Sipas mjekut ai ka një temperaturë rreth 40 gradë, analizat ...
“Ajo protestë është e kuptueshme dhe legjitime. Megjithatë n...
“To Be Secure (2BS) Forum”, i cili mbahet në qytetin e Budvë...
Komiteti kundër terrorizmit i Rusisë thotë se policia ka vra...
Papa Françesku zhvillon një vizitë një ditore në Sarajevë të...
Një total prej 331 njerëzish konfirmohen se kanë vdekur pas ...
Një gjykatë gjermane ka vendosur që deri në 50 demonstrues m...
Osmani në “Info Magazine” ka thënë se ajo ka pasur mbështetj...
Polica e Kosovës vlerëson se vendi aktualisht nuk është i kë...
Zyrtarë qeveritarë thonë se Sarajeva është gati të presë dhj...
Emigrantët po ndryshojnë gjithnjë e më shumë rrugën përmes s...
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se çështja e vra...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka mbështetur ven...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...