Rusia vret nje militant te Shtetit Islamik
Komiteti kundër terrorizmit i Rusisë thotë se policia ka vra...
?To Be Secure (2BS) Forum?, i cili mbahet në qytetin e Budvës, ishte mundësi që shefi i diplomacisë serbe, njëherësh kryesuesi i OSBE-së, të komentojë në lidhje me çështjet e sigurisë në Evropë. Daçiq vuri në dukje rëndësinë e krijimit të atmosferës pozitive ndërmjet vendeve të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij, konfliktet aktuale i ngjajnë Luftës së Ftohtë. Ndarja në blloqe, siç shpjegoi ai, u zëvendësua me një lloj tjetër konflikti, ndërsa gjuha e luftës së ftohtë është akoma e pranishme.
?Megjithatë, OSBE-ja është e vetmja organizatë që vepron në Ukrainë. Nuk ka asnjë organizatë ndërkombëtare që vepron në Ukrainë. Kjo na tregon se krizat na vijnë si me rënë prej qiellit. Kjo dëshmon se, kur është fjala për mekanizmat për parashikimin e ngjarjeve, nuk ekziston sinqeriteti i mjaftueshëm në kontekst të paralajmërimit të hershëm për krizat e mundshme që do të na presin. Do ta përmendë një shembull. Para kryesimit të Zvicrës në OSBE, kjo ishte pikërisht Ukraina. Në dhjetor 2013 është zhvilluar Këshilli Ministror i OSBE-së në Kiev. Askush nuk ka përmendur krizën e mundshme në Ukrainë, e cila ka shpërthyer dy muaj pas kësaj?, porositi Daçiq.
Ai foli për kërcënime nga terrorizmi, duke vënë në theks dobësi të mekanizmave që duhet t’i parashikojnë konfliktet.
?Duhet të kalojnë vitet dhe vitet derisa të gjejmë mënyrën përfundimtare të luftës kundër terrorizmit?, ka thënë Daçiq, duke përkujtuar se ?ISIL u themelua në vitin 2005, dhe se tek tani luftojmë kundër tyre”.
Daçiq pyeti në çfarë mënyrë NATO dallon luftëtarët për liri nga terroristët.
?Ku është dallimi midis luftëtarëve për demokraci në të ashtuquajturën ‘Pranverën arabe’, dhe baza për aktivitet terroriste pas kësaj?.
Duke folur për rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s, ai tha se e respekton këtë rrugë.
?Unë e respektoj Malin e Zi, ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s dhe duhet të flasë më të mirën për NATO-n, por jo edhe ne. Serbia e dëshiron bashkëpunimin me NATO-n, dhe konsideron se NATO mund të jetë faktor i stabilitetit, veçanërisht në Kosovë dhe Metohi?, ka deklaruar Daçiq.
Ai vuri në dukje se Serbia është e vendosur për neutralitet, por është e gatshme edhe për bashkëpunim me Aleancën në mënyra tjera.
Daçiq ka komentuar edhe situatën në Maqedoni si dhe perspektivën e saj evropiane, duke porositur se për të duhet të flitet me një kujdes të veçantë.
?Dua të ju pyes kur ka zhvilluar BE-ja ndonjë takim me temën e emrit të Maqedonisë? Unë jam takuar me Hashim Thaçin më shumë se 40 herë, dhe kur ka iniciuar dikush që kjo çështje të zgjidhet? Maqedonia nuk ka perspektivë evropiane, mund të jetë më e mirë apo më e keqe, njësoj e ka?, ka thënë Daçiq.
Në Budvë vijon punimet forumi i pestë jubilar ?To Be Secure (2BS)?, i titulluar ?Perspektivat e ardhshme të strukturës së sigurisë globale?. Këtë vit pjesëmarrësit e Forumit diskutojnë kërcënimet më të mëdha të sigurisë ndërkombëtare, integrimin në NATO, si dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/daciq-maqedonia-nuk-ka-te-ardhme-evropiane-106037/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Komiteti kundër terrorizmit i Rusisë thotë se policia ka vra...
Papa Françesku zhvillon një vizitë një ditore në Sarajevë të...
Një total prej 331 njerëzish konfirmohen se kanë vdekur pas ...
Një gjykatë gjermane ka vendosur që deri në 50 demonstrues m...
Osmani në “Info Magazine” ka thënë se ajo ka pasur mbështetj...
Polica e Kosovës vlerëson se vendi aktualisht nuk është i kë...
Zyrtarë qeveritarë thonë se Sarajeva është gati të presë dhj...
Emigrantët po ndryshojnë gjithnjë e më shumë rrugën përmes s...
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se çështja e vra...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka mbështetur ven...
Lideri i opozitës së Maqedonisë Zoran Zaev tha sot se është ...
Prokurorët rumunë kanë marrë në pyetje kryeministrin e vendi...
E majta ekstreme brenda Qeverisë së Greqisë deklaroi se mund...
Një zyrtar i qeverisë turke thotë se më shumë se 3,300 siria...
Presidenti Petro Poroshenko u tha deputetëve të parlamentit ...
Perëndimi ka shprehur alarm për përshkallëzimin e dhunës në ...
Vatikani thotë së Papa Françesku do të presë në vizitë presi...
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do të rigjykohet p...
Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes forcave qeveritare të ...
Më shumë se 10 mijë luftërarë të Shtetit Islamik janë vrarë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...