Blushi kunder qeverise/ Kritika projketligjit per arsimin
Projektligji i ri për arsimin është kritikuar ashpër sot nga...
Nga Anastas ANGJELI
Një trinom ligjesh të shumëpritura që i hapin rrugë të mëtejshme zhvillimit ekonomik dhe punësimit, tashmë ndodhen per diskutim skutim dhe miratim Ne Kuvendin e Shqiperise..
Konkretisht Projekt ligji ?Për Investimet Strategjike?, Projekt ligji ?Për Turizmin? dhe ai për të cilin jemi duke diskutuar, ?Për Zonat Ekonomike?. Këtyre, po t?u shtojmë edhe disa ndryshime të pritshme të tjera në ligjet ekonomike, atëherë është e qartë se, tashmë, fytyra e Qeverisë është kthyer tërësisht nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe punësimi.
Por cila është situata aktuale e investimeve dhe zhvillimit ekonomik në zonat e lira?
Megjithëse ekziston një kuadër ligjor prej gati 20 vitesh, megjithëse mbi bazën e këtij ligji, qeveria e mëparshme kishte shpallur 10 zona ekonomike, (nje me status zone e lire ekonomike, nente me status parqe industriale,ne Vlore,Shengjine,Rrushbulle,SpitalleKoplike,etj), asnjëra prej tyre nuk arriti të kishte ndonjë ofertë konkrete nga ana e zhvilluesve apo investitorëve, qofshin të huaj apo vendas. Pra asnjëra prej tyre nuk filloi.
Po pse?
Faktoret jane te shumte dhe te ndryshem,politike,te brendshem dhe rajonale,ekonomike,,financiare administartive dhe rregullatore.,qe lidhen me ceshtje pronesore,te sigurimit te kontratave dhe te respektimit te tyre dhe te investimeve te parashikuara ,etj,etj.
Është e qartë se, në rradhë të parë, kjo, për faktin se aktet ligjore në këtë fushë, deri tani nuk ofronin mbështetje dhe lehtesi për investitorët privat vendas apo të huaj për zhvillimin në këto zona.
Rezultati? Ligji mbeti nje akt populist, vetëm në letër, zona të lira dhe parqe industriale imagjinare.
Për rrjedhojë pasoja ishte e dukshme: Mungesë zhvillimi, mungesë punësimi, shou dhe mashtrim.Doni te bindeni per kete.Pyesni banoret e Vlores,.Shengjinit,Rrushbullit,Spitalles ,etj.Qe jetojne te lire ata e dine ,sepse jemi ne demokraci.Vece ne zone te lire ekonomike ,kursesi.
E pra, në këtë situatë ofrohet një ndryshim rrënjësor i ligjit dhe instrumenteve mbështetës për vënien në zbatim të këtij ligji.
Më konkretisht, ligji ?Për Zonat Ekonomike?, i propozuar nga Qeveria, konsiderohet si një ofertë konkurruese krahasuar me vendet e rajonit dhe që i shërben rritjes së nivelit të investimeve të huaja në vendin tonë.
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara përmes këtij projektligji, janë realizimi dhe zbatimi i projekteve të rëndësishme për investime në të gjitha fushat e ekonomisë, në një kohë sa më të shpejtë dhe me kosto sa më të ulët për biznesin duke krijuar kushte per zhvillim ekonomik dhe punësim.
Ky projekt ofron një sërë risish që lidhen:
– me një rikonceptim të zonës ekonomike në ndihmë të secilës vinë përkufizime të reja, nocione bashkëkohore të përdorura sot në vendet e BE-së,
– një numër lehtësish e procedurash administrative që thellojnë më tej reformat rregullatore duke zgjeruar lirite ekonomike kaq te domosodshme ,dhe,
– disa lehtësi dhe favore fiskale që nxitin më shumë praninë e investitorëve në ekonominë tonë.
Kështu:
Me ndryshimet e paraqitura do të bëhet i mundur, në një kohë më të shpejtë dhe me kosto më të ulët si për zhvilluesit e këtyre zonave, ashtu edhe për përdoruesit e tyre, zbatimi i projekteve të rëndësishme për investime në të gjitha fushat e ekonomisë, duke përfshirë edhe mundësinë dhe nxitjen e zhvillimit të zonave ekonomike me drejtim bujqësor, të orientuara te përpunimi i produkteve bujqësore deri në paketim, duke i bërë ato konkurruese me vendet fqinje, apo të turizmit, industrisë, etj.
Gjithashtu, me ndryshimet e paraqitura zgjerohen objekti dhe qëllimi i ligjit, duke dhënë modele të reja të zhvillimit ekonomik dhe procedura të qarta e të shpejta për çdo rast të paraqitur nga sektori privat ose publik sikurse jane:
? Konsiderimi i nxitjes se teknologjive novatore, teknologjive të informacionit, industrive që përmbushin standardet ndërkombëtare të eliminimit të ndotjes, industrive eficente në përdorimin e energjisë si dhe industrive me produktivitet të lartë, në raport me punonjësit.
? Marrja e përgjegjësive nga ana e shtetit për ndërtimin e infrastrukturën së përgjithshme si sistemet e punëve publike që përfshijnë elemente të tilla si hekurudhat, rrugët, portet, linjat e telekomunikacionit, rrjetin e energjisë, kanalizimeve, etj.
Ajo që i bën më tërheqëse zhvilluesit dhe përdoruesit e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, janë lehtësite fiskale të parashikuara në këtë projektligj.
-Keshtu,investimet ne keto zona, përjashtohen nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatimfitimit për 5 (pesë) vitet e para nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë.
Aplikohen gjithashtu dhe një sërë lehtësirash të tjera fiskale, apo që lidhen me shpenzime të zbritshme si:
o përjashtimin nga pagesa e 50 për qindëshit të normës së tatim fitimit për 5 vitet e para, nga fillimi i veprimtarisë
o njohjen si shpenzime të zbritshme, të periudhës tatimore, 20 për qind e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht nga shumat e amortizimit, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës
o përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të projektit të zhvilluesit, nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë pesë vjeçare për ndërtimet e realizuara në këtë zonë, në përputhje me projektin e zhvilluesit si dhe nga taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
o Njohjen si shpenzime të zbritshme në masën 150 për qind të vlerës, shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që punëdhënësi paguan për punëmarrësit, gjatë vitit të parë fiskal të ushtrimit të aktivitetit,
o Njohjen si shpenzime për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm, të periudhës tatimore, me dyfishin e vlerës, për një periudhë 10 vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike, kostot e trajnimit të punonjësve në zonat e teknologjisë, zhvillimit ekonomik dhe shpenzimet për kërkim shkencor dhe zhvillim.
.
Keto padyshim e bëjnë më tërheqës ambientin ekonomik të Shqipërisë krahasuar me atë të vendeve të tjera të rajonit.
*
* *
Ekonomia shqiptare ka nevojë për vazhdim të politikave për
konsolidimin fiskal dhe njëherazi për të nxitur dhe mbështetur rritjen
ekonomike të qëndrueshme dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ky projekt ligj është një instrument i rëndësishëm dhe i fuqishëm në këtë drejtim,hartimi dhe miratimi i akteve nenligjore,fillimi i zbatimit te tyre duhet bere sa me shpejte.
Fjala sot ne parlament
Projektligji i ri për arsimin është kritikuar ashpër sot nga...
Deputeti socialist, Taulan Balla, ka folur në seancën e parl...
Mediat serbe kanë mbetur të “zhgënjyera” nga vizita e kryemi...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi foli sot në parlament se l...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll ...
https://www.youtube.com/watch?v=1MqaRy0VP2s[&w=680&h=480/em...
Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, Gjergj Bojaxhi ka z...
Fjala e plotë e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Pat...
Kandidati për bashkinë e Korçës Gjergji Mero ishte në zonën ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të enjten në nj...
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kandidatit të ma...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi tha se situate...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipër...
Kandidati i Partisë Socialiste , Qazim Sejdini, zhvilloi sot...
Deputetja e djathtë Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në s...
Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka denoncuar dhunën e u...
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë fjalës së ...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu angazhimin...
Kandidatja demokrate për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ësh...
Në Tiranë është mbajtur takimi në nivel rajonal i Këshillave...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...