web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KE detajon planin e kuotave të emigrantëve

27 Maj 2015, 10:14, Kosova & Bota CNA

Komisioni Europian njoftoi detaje të planit të kuotimit të emigrantëve që sjellë kundërshti mes vendeve anëtare të BE-së, e që ka të bëjë me rilokimin e dhjetëra mijë emigrantëve që kanë mbërritur në Europën Jugore nga Afrika e Lindja e Mesme përmes Mesdheut, në udhëtime të rrezikshme e me humbje jete.
Raportohet se janë 40 mijë azilkërkues që sipas planit të BE-së duhet të ndahen mes vendeve anëtare përmes sistemit të kuotave. Qeveria britanike ende pa u paraqitur plani, deklaroi se kundërshton rilokimin e azilkërkuesve. Ideja e përdorimit të kuotave për të sistemuar ata që ia kanë dalë të mbërrijnë në Europë shkaktoi kundërshti në disa vende.
Franca, Spanja, Hungaria, Slovakia dhe Estonia kanë shprehur shqetësimin e tyre kundër planit. Sistemi i kuotimit si dhe masa të tjera shtesë parashikohen si një skemë vullnetare për të sistemuar 20 mijë njerëz që i janë larguar konfliktit në vendet e tyre dhe që aktualisht jetojnë jashtë kufijve të BE-së.
Më shumë se 1,800 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe në vitin 2015, 20 herë më shumë sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rreth 6 mijë persona janë përpjekur të kryejnë udhëtimin e rerzikshëm në Mesdhe, sipas OKB-së, duke iu larguar konflikteve në Syria, Eritrea, Nigeria and Somalia. Mes propozimeve të detajuara që KE publokoi, në të ashtuquajturën Axhenda Europiane e Emigracionit, është edhe ai i ndaljes së bandave të trafikantëve, nëse është e nevojshme dhe me forcë ushtarake, brenda ujërave territoriale të Libisë.
Korrespondentët thonë se me gjasa, çështja që do të shkaktojë më shumë debat është sistemi i kuotave, me anë të të cilit planfikohet se të 28 vendet anëtare të BE-së të pranojnë një numër specifik azilkërkuesish që ndodhen aktualisht në Itali, Greqi dhe Maltë.
Britanikët e kanë kritikuar që më parë planin, sidomos qasjen që KE ka ndaj sistemit të emigrantëve, duke argumentuar se kjo do të shërbejë vetëm ëpr të inkurajuar edhe më shumëemigrantë të rrezikojnë hetën e tyre në anije të tejmbushura në Mesdhe për të mbërritur në Europë.





Lajmet e fundit nga