web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqi, qëllohet me armë në kokë vajza e talent-show muzikor

19 Maj 2015, 08:17, Kosova & Bota CNA

Një vajzë 19-vjeçare turke, që kishte marrë pjesë në një talent show kombëtar në televizion, është qëlluar në kokë ndërsa bënte prova në shtëpinë e saj, njoftoi media turke.

Mutlu Kaya ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua në provincën Diyarbakir, ditën e hënë.
Diyarbakir është një rajon konservator në juglindje të Turqisë dhe Kaya kishte marrë kërcënime për jetën pasi kishte kënduar në shfaqjen që mban emrin Sesi Cok Guzel.
Raportohet se policia ka arrestuar një person në lidhje me ngjarjen. Personi në fjalë thuhet se kishte qëndrua në kopshtin e shtëpisë e kishte qëlluar përmes dritares.

Sesi Cok Guzel është i ngjashëm me shfaqjen e talenteve në Britani
Britain’s Got Talent. Mentorja e Kaya është Sibel Can, një nga këngëtaret më të njohura të folkut në Turqi.





Lajmet e fundit nga