Projekti i Zvërnecit/ Rama: Ideja që resortet janë vetëm për të pasurit dhe për punonjësit e huaj, nuk ka lidhje me realitetin
Kryeministri Edi Rama në Konferencën e 3-të Kombëtare të A...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën e 3-të Kombëtare të A...
Spiunazh industrial ka pasur gjithmonë. Por në epokën digjitale vjedhja e sekreteve të sipërmarrjeve është më e lehtë se kurrë. Spiunime bëhen nga shtetet dhe nga sipërmarrjet. Dëmi është gjigant.
Në mbi 50 miliardë euro në vit e vlerëson dega e ekonomisë digjitale Bitkom dëmin vjetor nga spiunazhi ekonomik. Ky është rezultati i një studimi të publikuar pak kohë më parë, i cili përpiqet për herë të parë të ndriçojë fushën e errët të spiunazhit ekonomik.
Për këtë u pyetën 1074 sipërmarrje me më shumë se 10 punonjës. Më shumë se gjysma e tyre bëri të ditur se është bërë njëherë viktimë e spiunazhit, sabotazhit ose e vjedhjes së të dhënave. 28 përqind shprehën dyshimin se i kanë spiunuar. Në vend të parë të objekteve të spiunimit është industria automobilistike, e ndjekur nga degët e kimisë dhe të farmaceutikës. Në vend të dytë dhe të tretë janë degët e financave dhe të sigurimeve.
Lidhja e përbotshme në rrjet e bën spiunimin më të lehtë se kurrë. Hajdutët e të dhënave nuk ka më nevojë që të hyjnë dhe të jenë të pranishëm fizikisht në ndërtesën e një zyre, në një laborator, në një institucion kërkimor. Nëpërmjet kabllove me fibra optike, piratët shtetërorë ose privatë të internetit mund të depërtojnë në sistemet e IT. Bashkëpunëtorë të pëkënaqur mund të kopjojnë sasi gjigante të dhënash dhe t’ia përcjellin ato konkurrencës.
Spiunimi pa kufi
Rritja e rrezikut nga spiunazhi ekonomik ka aktivizuar edhe Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Një broshurë e publikuar vitin e kaluar paralajmëron që në fjalinë e parë të parathënies, “spiunazhi ekonomik është një rrezik për t’u marrë seriozisht, por i cili megjithatë nëvleftësohet në botën tonë të globalizuar, të ndërthurrur.” Në mënyrë të posaçme Mbrojtja e Kushtetutës Gjermane paralajmëron për rrezikun nga “shërbime informative dhe të sigurisë me shumë bashkëpunëtorë të shteteve të tjera.” Mbrojtja e Kushtetutës përmend në këtë kuadër disa shërbime informative ruse dhe kineze, të cilat besohet se bëjnë spiunazh ekonomik të ngarkuara nga qeveritë përkatëse.
Njëkohësisht tërhiqet vëmendja, se edhe shtetet perëndimore i përgjojnë konkurrentët e tyre përmes shërbimeve informative.
Marcel Dickow është i mendimit se në fushën spiunazhit industrial, shumë gjëra peshkohen “si kapje aksidentale e aktiviteteve të tjera të spiunazhit”. Eksperti i kibernetikës i Fondacionit Shkenca dhe Politika mendon se instanca shtetërore angazhohen veçanërisht kur bëhet fjalë për “sulme të teknologjisë së lartë, ku bëhen përpjekje shumë të qëllimshme për të spiunuar sekrete të caktuara të sipërmarrjeve.”
Kampionë të fshehtë bote si objekt vëzhgimi
Ekonomia gjermane ofron një numër të madh objektesh me vlerë për t’u sulmuar. Shumë sipërmarrje të vogla ose të mesme janë lider në tregun botëror për produktin e tyre. Produktet gjermane përfaqësojnë përparim teknologjik dhe cilësi të lartë. Përgjimi dhe imitimi në këtë kuadër është më i lehtë se zhvillimi në laboratorin tënd.
Krahas dijeve teknologjike teknike, konkurrenca interesohet edhe për strategji marketingu dhe negociimi. Kështu pasja dijeni për oferta konkurruese në tendera ndërkombëtarë për trenat e shpejtësisë së lartë ose për avionë mund të përcaktojë dallimin midis suksesit në biznes ose dështimit. Këtë e pati fiksuar në një raport edhe Parlamenti Evropian që në vitin 2001. Raporti bënte fjalë për sistemin e përgjimit të përbotshëm amerikan, Echelon. Me shembuj konkretë: kështu NSA besohet se përgjoi komunikimin e Airbusit me partnerët arabë sauditë në negociata dhe ia përcolli të dhënat konkurentëve amerikanë McDonell-Douglas dhe Boeing. Në fund, biznesin prej gjashtë miliardash e fitoi McDonell-Douglas.
Në firmat e vogla gjermane, siguria e të dhënave nuk është ende pjesë e politikës së sipërmarrjes. “Por sipërmarrjet që preken njëherë mësojnë shumë shpejt”, thotë Marcel Dickow. Kjo është edhe e nevojshme, përballë tendencës për “Cloud-Computing” dhe “Industrisë 4.0” me procece prodhimi të ndërthurrura. Sepse me çdo pikë takimi që shtohet, rritet edhe rreziku, që persona të tretë të mund t’i lexojnë të dhënat./ DW
Ambasada amerikane në Shkup ka përshëndetur sot dorëheqjet e...
Anketa të kohëve të fundit tregojnë se demokratja Hillary Cl...
Letrat private të princit Çarls drejtuar ministrave të qever...
Ambasada amerikane në Shkup sot ka përshëndetur dorëheqjet e...
Numri dy I Shtetit Islamik, është vrarë në një sulm ajror të...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që të hënën të zh...
Përgjimet e reja që janë publikuar sot në Shkup, kanë implik...
Kuvendi i Maqedonisë, me 74 vota për dhe 4 kundër, miratoi e...
Komisioni Evropian ka propozuar që vendet e BE-së të marrin ...
Ministria e Brendshme ka konfirmuar shkrimin e një dite më p...
Kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi legjislacion t...
Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, ...
Dorëheqja e dy ministrave të qeverisë Gruevski në Maqedoni s...
Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Veriut, Hyon Yong-chol ësh...
Nga përplasja e trenit të udhëtarëve në Filadelfia të Shtete...
Elisabeth Kichkine, e ashtuquajtur “gjyshja ruse e Kinës”, e...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se pati diskuti...
Që prej fillimit të luftimeve në Siri dhe Irak, mbi 41 qytet...
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikë...
Ambasadorët i kërkojnë Ali Ahmetit dhe BDI-së që të ushtrojë...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur n...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni në Vlo...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm n...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
Forcat ushtarake izraelite kanë ndërmarrë sulme të reja nd...
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme pa...
Në vitin 2025, në mbarë botën u regjistruan 65 konflikte q...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...