web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja pse hudhra është një ilaç i lashtë me përdorim modern

1 Maj 2015, 19:54, Lifestyle CNA

Hudhra dhe përbërësi i saj aktiv aliçin, kanë aktivitet me spektër të gjerë kundër shumë lloj infeksionesh.
Ky antibiotik natyror është përdorur për trajtimin e infeksioneve mijëra vjet më parë se të zbulohej penicilina në 1930. Kjo bimë aromatike u përdor nga egjiptianët e lashtë, grekët, romakët dhe kinezët për trajtimin e të gjitha llojeve të infeksioneve. Përdorimi i saj daton mbi 5000 vjet. Luis Paster, babai themelues i Mikrobiologjisë, studioi veti të forta antibacteriale të hudhrës në 1858. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kjo barishte shpëtoi mijëra jetë duke mbrojtur plagët e hapura nga marrja e infeksionit.
Sot hudhra po përjeton një rilindje të përdorimit, si në luftën kundër sëmundjeve infektive dhe në mbështetje të disa sfidave të tjera shëndetësore. Në Francë dhe Gjermani, ilaçet bimore mësohen në shkollat mjekësore dhe shpiegohen zakonisht nga mjekë. Në Britani, një trajtim i ri me hudhër i MRSA është duke treguar rezultate të shkëlqyera ndaj shpërthimeve rezistente të MRSA ku barnat antibiotik dështojnë së funksionuari.

Si funksionon hudhra?
Hudhra është shumë më tepër se një përbërës i ushqimit popullor. Ajo ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale të fuqishme, duke e bërë atë aktiv kundër një gamë të gjerë infeksionesh. Përveç aftësive të saj për të luftuar infeksionet, ajo gjithashtu ndihmon për të ulur presionin e gjakut, promovon shëndetin e zorrëve dhe është një përforcues i fuqishëm i sistemit imunitar.
Hudhra kur grimcohet ose shtypet prodhon një përbërës të quajtur aliçin, i cili është përgjegjës për erën e veçantë. Aliçin dhe disa përbërës të tjerë në hudhër kanë aktivitet të fortë antibiotik. Aliçin oksidohet me shpejtësi, pra prishet shpejt pasi është krijuar. Kjo do të thotë se, sapo shtypni një thelb hudhre, fuqia anti-bakteriale e saj fillon të zbehet.
Megjithatë, kjo barishte e mahnitshme prodhon më shumë se 100 përbërës aktiv që përmbajnë sulfur, proteina, etj, kur zhvillohet oksidimi i aliçinës. Produkte shtesë janë të vlefshme tek hudhra e freskët, hudhra e thatë, hudhra e ngrirë dhe e tharë dhe hudhra e vjetëruar. Por jo të gjitha produktet përmbajnë të njëjtën sasi të aliçinës. Të jeni i vetëdijshëm se ato të vjetëruarat dhe shumica që janë të pluhurëzuar përmbajnë sasi të kufizuar të aliçinës ose kjo nuk është aktive. Thelpinjtë duhet të përdoren të freskëta ose të përpunuara posaçërisht për të mbajtur aliçinën në një formë të qëndrueshme.

Bakteret nuk mund t?i rezistojnë hudhrës
Shumë baktere, duke përfshirë Staph dhe MRSA (Methicillin-Resistant Staphylococcus Aureus), përshtaten me antibiotikët sintetikë dhe me kalimin e kohës bëhen rezistentë ndaj trajtimit me barna. Bakteret mësojnë për t?i rezistuar këtyre barnave mjaft lehtë sepse antibiotikët janë mjaft të thjeshtë, kimikisht-?folës?, dhe janë të lehtë për bakteret e llojit MRSA që ?kuptojnë? si të bëhen rezistent.
Ndryshe nga barnat antibiotik, hudhra është shumë komplekse pasi përmban 27 përbërës aktiv të njohur dhe dhjetra të tjerë që punojnë në mënyra të panjohura. Shumë prej këtyre përbërësve mund të punojnë në mënyrë bashkëpunuese brenda trupit në mënyra të ndërlikuara për të luftuar infeksionet. Hudhra është shumë efektive kundër baktereve rezistente MRSA, sepse ajo është kimikisht shumë e ndërlikuar për t’u bërë rezistente ndaj baktereve. Në të kundërt, antibiotiku Zyvox, i cili është bërë obligim për shumë raste MRSA, ka vetëm një përbërës aktiv: Linzolid.
Kur ju merrni hudhër për infeksionet, në të vërtetë jeni duke marrë dhjetra “ilaçe” të ndryshme në të njëjtën kohë, çdo përbërës në një ekuilibër të fuqishëm evolucionar me përbërësit e tjerë.

Efektet anësore të hudhrës
Hudhra është shumë e sigurt me një histori të gjatë dhe rrugë të suksesshme si një ushqim dhe barishte medicinale natyrore. Megjithatë, ashtu si çdo bar apo ushqim tjetër, ekziston mundësia për efekte anësore, alergji ushqimore apo bashkëveprim me barishte të tjera, ushqime apo barna. Ngrënia në sasi të tepruar mund të pengojë koagulimin e gjakut, hollon gjakun dhe duhet të përdoret me kujdes në qoftë se jeni duke marrë antikoagulantë, jeni të planifikuar për kirurgji, jeni në prag lindje ose nëse jeni duke marrë disa barna anti-HIV.
Nëse keni shqetësime për kundër indikimet, është më mirë që të konsultoni me një mjek të familjes, historinë tuaj mjekësore dhe medikamentet.
Pavarësisht rekordet mbresëlënëse të hudhrës në luftimin e infeksioneve dhe rritjen e sistemit imunitar, përdorimi i ndonjë trajtimi të vetëm zakonisht nuk është i mjaftueshëm për të siguruar liri afatgjatë nga Stafilokoku dhe MRSA.





18:00 Lifestyle

Allen në Londër

 Ajo do të festojë të tridhjetat këtë fundjavë por duket se ...

13:00 Lifestyle

Pozon Rosie

 Ajo është e bukur, atraktive, provokuese edhe jo vetëm, dhe...

12:00 Lifestyle

Shopping me Kim

 Edhe Kim Kardashian ashtu sic do femër tjetër i pëlqen të b...

Lajmet e fundit nga