LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u bë Grida Duma biznesmene ndërtimi ne moshen 25 vjec dhe perse akuzohet për mashtrim?

28 Prill 2015, 15:50, Aktualitet CNA

Si u bë Grida Duma biznesmene ndërtimi ne moshen 25 vjec dhe perse

Me një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, të 8 shtatorit të vitit 2014, i është afruar fundit një histori ortakërie e denjë për romanet e Komedisë Njerëzore të Balzakut të madh. Personazhet janë Grida Duma dhe biznesmeni Roland Rexho, lindur në Vlorë në vitin 1958 dhe banues në Tiranë. Kompania në të cilën Duma ka hyrë si ortake në moshën 25 vjec (Nuk dihen assetet që ka përdorur) ka pasur synim ndërtimin e pallateve në Tiranë nga firma “Kristian Construction”, dhe më pas shitjen e të njëjtave apartamente, personave të ndryshëm.

Sipas dokumentave tatimorë, konkretisht ekstraktit historik në QKR për subjektin tregtar “Kristian Construction”, Grida Duma ka hyrë si aksionere ortake me 30% në këtë kompani ndërtuese, më 13 dhjetor 2002, në moshën 25 vjeçare, ku aksioneri kryesor ishte asokohe 44 vjeçari Roland Rexho. Më 28 shkurt 2008 ndodh një ndryshim “interesant”: Largohet aksionerja Grida Duma dhe vjen aksionarja Grida Shqina, në fakt i njëjti person por me mbiemrin e bashkëshortit. Më 29 janar 2010, aksionarja e pakicës largohet nga kjo kompani. Dhe siç dëshmohet më pas, nuk do kalojë shumë dhe për kompaninë në fjalë fillojnë problemet, me ortakun që zhytet gjithnjë e më shumë, sa më shumë që publicizohet emrin e Dumës në politikën e Partisë Demokratike.

Ka edhet një tjetër përkim interesant. Nëse në shtator 2011 Grida Duma do fillonte detyrën e re të zv.ministres së Integrimit, pikërisht këtë muaj, me diferencë ditësh, nisin kërkesat e para të përmbaruesve privatë ndaj “Kristian Construction”, për sekuestro konservative të aseteve deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve të paditësve që kishin fituar gjyqet. Shoqëritë “Sherbimi Permbarimor ZIG”, “Poëer & Justice”, Zyra Permbarimore Kozeta Caka, “PETANI BAILIFF’S OFFICE” sh.p.k etj, nuk rreshtin që kërkuari sekuestro deri në fund të vitit 2013.

Gjatë kësaj kohe    

Do të mjaftonte një padi për mashtrim, pë të nxjerrë zinxhirin e historive të tjera të lidhura me znj. Duma. Ajo dhe partneri i saj në biznes u paditën muaj më parë më parë nga qytetari Albert Pali, 85 vjeç, për vjedhje dhe mashtrim. Të moshuarit pronar i një trualli ku Duma dhe partneri kanë ndërtuar një pallat, i ishin premtuar tri apartamente, të cilat nuk i janë dhënë. Pas 6 vitesh sorollatje, ku Duma e Rexho kanë ndërruar edhe celularët dhe adresën e selisë së firmës, Pali ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë. Një ditë pas publikimit të lajmit mbi padinë u mësua se Duma ka mashtruar edhe qytetarë të tjerë, pasi ka shitur të njëjtin apartament, tek dy klientë të ndryshëm. Dhe për më tepër e ka bërë në të njëjtën ditë. Kontratat e publikuara nga DITA, e provojnë këtë mashtrim, të certifikuar edhe nga një notere me emrin Luljeta Kongoli. Nga ana e saj,

Shoqëria përmbarimore private ZIG ka filluar ekzekutimin e një vendimi gjykate në shumën 140 mijë euro për një kredi të pashlyer të marrë nga Duma dhe partneri i saj. Përgjatë vitit 2013, Grida Duma ka paguar gjithë rrogën e saj në Ministri të Integrimit në favor të shoqërisë përmbaruese, duke iu lejuar vetëm shuma prej 8000 lekësh, që konsiderohet si minimum jetik. Ëshët e tepërt të thuhet se megjithëse të ardhurat e saj reale kanë qenë kaq të ulëta, Duma jeton në luks. Ndërkohë një shkresë e dytë zyrtare provon se është nxjerrë në ankand një apartament që gjendet në pallatin që Duma e Rexho kanë ndërtuar. Bëhet fjalë për një apartament në emër të saj në adresën rruga “Nikolla Tupe” me sipërfaqe 118 metra katrorë.

Në datën 9 shtator 2014 trupi gjykues i Gjykatës së Tiranës drejtuar nga Kreshnik Omari dhe me anëtarë Albert Meçën dhe Ardiana Berën, kanë vendosur dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg të Roland Rexhos, me veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/1 i K.Penal. Këtë rradhë, mashtrimi i një natyre të ngjashme kishte për viktimë shtetasin Daver Çano, i cili kishte lëshuar truallin e një garazhi në proces legalizimi, për ndërtimin e një pallati nga Rexho, e në këmbim do të merrte një apartament. Kontrata është firmosur në 25 gusht 2008, (Duma ishte ende ortake). Në fakt më pas apartamenti me kontratë shitjeje të noterizuar iu dha Çanos (shtator 2011), i cili e mobiloi dhe kreu punime para se të largohej drejt SHBA. Por pas disa kohësh, nipi i tij shkon ta hapë apartamentin dhe zbulon se çelësi ishte ndërruar, ndërsa brenda po kryheshin rregullime nga dikush tjetër, konkretisht nga R.Mema, pronar trualli. Pretendimi i Rexhos ishte se me kontratë vërtetë apartamenti 70m2 iu dha Çanos, por me parakushtin në mirëbesim, që ai të sillte legalizimin e truallit të garazhdit të dikurshëm. Shkurt historia, ortaku dënohet me burg për mashtrim dhe nuk dimë nëse e ka apeluar këtë vendim.

 Znj.Duma shiti të njëjtin apartament në dy njerëz të ndryshëm. Dhe e bëri… në të njëjtën ditë

Ne maj 2014 znj.Duma, është paditur në gjykatë për mashtrim në cilësinë e aksionares së një kompanie ndërtuese. Fabula është e thjeshtë, Grida Duma ka qenë aksionare me 30 për qind në kompaninë “Kristian Construction” që prej vitit 2008 deri në vitin 2010. Kjo kompani në vitin 2008 kur Duma hyri aksionare nisi ndërtimin e një pallati në Tiranë. Në truallin ku do ndërtohej pallati, pronari i një pjese të truallit, shtetasi Albert Pali, një 85 vjeçar i moshuar, lidhi një marrëveshje me kompaninë ndërtuese. Marrëveshja i garantonte atij të drejtën për të përfituar disa apartamente në përfundim të ndërtimit të godinës. Por sot , pas 6 vitesh shtetasi Albert Pali ka kallëzuar Dumën dhe ortakun e saj për mashtrim. Madje nga dokumentet që ka bërë publike avokati i Palit rezulton se në të njëjtën ditë që ndërtuesja Duma dhe ortaku i saj kanë nënshkruar me Palin, ata, në të njëjtën zyrë noteriale kanë nënshkruar dhe një kontratë me një porositës-klient nga Kruja, ku objekt i shitjes ka qenë një ndër apartamentet që i ishin premtuar Palit me kontratë.

E njëjta pronë është shitur dy herë, në dy kontrata të ndryshme, dhe në të dyja kontratat gjendet e sigluar dhe firma e Grida Dumës si njëra prej dy aksionarëve të kompanisë së ndërtimit që realizonte shitjen.

Do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë implikimin dhe përgjegjësitë direkte të Grida Dumës në këtë histori mashtrimi. E gjithë situata e saj luhatet në këto caqe:

Në të kaluarën, Grida Duma me ortakun e saj në këtë kompani ka pasur dhe disa divergjenca të cilat janë trajtuar dhe në rrugë ligjore. Është ende e paqartë nëse këto divergjenca mes tyre kanë pasur si objekt këto skema mashtruese nga kompania që ata të dy kontrollonin, por tashmë është i sigurt fakti se paditësi Albert Pali, gjashtë vite pasi ka lidhur kontratën e sipërmarrjes dhe e ka gjetur veten të mashtruar, ka vendosur të padisë vetë Grida Dumën dhe ortakun e saj personalisht si arkitekt dhe zbatues të mashtrimit.

Në të gjithë këtë histori mashtrimi, bie në sy fakti se si një ‘vajzë’ ekzigjente si Grida e ka gjetur veten të përfshirë në një mashtrim kaq të rëndomtë, i cili herët a vonë do të diktohej, pasi ishte thjesht çështje kohe. Të kishte arritur makutëria e Gridës të atilla nivele sa të degradonte deri në lidhjen e të tilla kontratave të dyfishta dhe mashtruese? Apo Grida është viktimë e mirëbesimit ndaj ortakut të saj në biznes. Përse duhej të realizohej ky mashtrim, kur dihet shumë mirë se ishte thjesht çështje kohe zbulimi i tij?

Hetuesit e kësaj çështje e lidhin këtë skemë mashtrimi, kryesisht me moshën e Albert Palit, pronarit të truallit. Ai është në një moshë mbi të 80-at, ndaj dhe dyshohet se hartuesi/it e skemës mashtruese mund të jetë nisur nga fakti se Palit nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar. E kanë gënjyer që në fillim dhe më pas e kanë sorollatur për 6 vjet me rradhë me shpresën që… mosha do bënte të vetën dhe nuk do arrinte ditën e zbardhjes së mashtrimit. Po ja që zoti Pali, një i moshuar këmbëngulës ka qëlluar jetëgjatë.  Ne iu urojmë atij të jetojë gjatë dhe ta kërkojë të drejtën e vet pa u ndalur.

Sipas hetuesve ka pasur disa raste të ngjashme të ndodhura në Shqipëri, me shitjet e dyfishta të apartamenteve apo sidomos të pronave të dedikuara për pronarët e truallit, për më tepër në rastet kur këta pronarë trualli kanë qenë dhe të moshuar.  Cilado qoftë e vërteta në lidhje me implikimin e Gridës në këtë skemë mashtrimi, gjyqi për këtë çështje pritet të zbardhë çdo rrethanë. Me siguri që ka për të qenë një gjyq interesant, ku i dihet…ndoshta kemi mësuar shumë pak gjëra ende sa pa filluar ky gjyq.

Lajmet e fundit nga