Historia dhe të dhënat dixhitale
A e ka vënë në rrezik transformimi dixhital i shoqërisë sonë...
Nga Mero Baze
Ka një përpjekje të disa figurave aktive të Partisë Socialiste dhe disa opinionistëve, për të sqaruar ato që thotë Ben Blushi. Pas një sprove letrare për të radhitur 120 pyetje në formë problemesh nga ana e Blushit, dy deputetë socialist, Balla dhe Braçe, rreken të sqarojnë Blushin se është tendecioz dhe i mbështet kritikat mbi gjëra të pavërteta.
Braçe e ka marrë më seriozisht dhe i hedh poshtë një për një, ashtu siç kërkon Andi Bushati, gjithë pyetjet retorike që ngre për një sërë problemesh, reformash, apo shqetësimesh partiake.
Pra, kritikët e Blushit në Partinë Socialiste po përpiqen të debatojnë për gjërat që thotë Blushi, t?i kundërshtojnë ose krahasojnë ato me shifrat zyrtare. Në këtë spirale kanë hyrë dhe disa kolegë opinionistë si Bushati, Zheji, Stefani etj, të cilët diskutojnë mbi përmbajtjen e pyetjeve retorike të Blushit. Madje, Bushati në një shkrim të fundit kërkon që të diskutohet konkretisht për ato që thotë Blushi, siç po bëjnë në fakt të gjithë ata që po merren me të.
Ky është një debat luksoz në politikë, sidomos në fillim të një fushate zgjedhjesh. Blushi nuk ka nevojë të sqarohet. Ai e di për kë po flet dhe nuk i hyn shumë në punë se çfarë po flet.
Ben Blushi nuk po flet si kritik i Partisë Socialiste, as dhe si njeri i zhgënjyer prej saj. Ben Blushi po flet politikisht si përfaqësues i atyre votuesve të 23 Qershorit 2013, që ai shpreson se do t?i bindë të mos votojnë më Edi Ramën.
Ky është një mision serioz i tij, ndoshta më seriozi nëse e çon deri në fund, për të krijuar një kapital politik brenda së majtës. Kush mendon se nuk ka socialist të mërzitur, që janë gati të bashkohen me kauzën e Blushit, gabon. Votimi kundër qeverisë në këto zgjedhje, do t?u japë atyre një shans të ri për t?u përfaqësuar, dhe Blushi po përpiqet pikërisht për këtë.
Blushi është duke bërë politikë dhe në politikë nuk mund të gjykohen mjetet që ai zgjedh.
Ai ka zgjedhur të jetë një populist agresiv dhe askush nuk mund ta qortojë për këtë.
Deputetët socialistë që rreken të sqarojnë Blushin se e ka gabim, pasi mbështetet mbi gënjeshtra, janë naivë. Qëllimi i Blushit nuk është të verifikojë arritjet e socialistëve apo dështimet e tyre, por të përfaqësojë votuesit e 23 Qershorit që janë mërzitur me Edi Ramën. Kjo është kauza e tij politike që ai ka zgjedhur në këtë fillimfushate dhe që me siguri ashtu siç e ka thënë dhe kolegu Bushati, kjo është një ndarje pa kthim mes tij dhe Edi Ramës. Por, që ndarja të ketë kuptim, Ben Blushi ka nevojë për një kapital politik dhe ai po përpiqet ta grumbullojë atë. Askush nuk mund ta fajësojë për këtë.
Në rrugën e tij për të qenë një kundërshtar i hapur dhe pa kompromis me Edi Ramën, ai ka nevojë t?i heqë atij disa tulla nga ngrehina e pushtetit, për ta dobësuar dhe për t?i dëshmuar fuqinë e tij.
Të gjithë e kritikojnë se po tregohet i pabesë, që këtë sulm e ka nisur në fillim të fushatës elektorale etj. Unë mendoj se ai ka zgjedhur momentin më të mirë për të sulmuar Edi Ramën. Ata që mendojnë se ka zgjedhur ?moment të keq?, e llogarisin ende Ben Blushin si një socialist që i do të mirën partisë. Ky është naivitet. Në fakt, Ben Blushi është nisur për në rrugën e tij dhe, ose e dëmton Edi Ramën në këto zgjedhje, ose dështon. Për këtë shkak mendoj se ka zgjedhur momentin e mirë dhe të përshtatshëm, që do të zgjidhte çdo kundërshtar i vendosur i Edi Ramës. Kundërshtarët real të dalin përballë në zgjedhje, miqtë dhe shokët të dalin në krah ose përballë gjatë rrugës, për të të ndihmuar. Ben Blushi nuk e fsheh këtë gjë, ndaj kritikat se ai ka zgjedhur moment të gabuar dhe po tregohet i pabesë ndaj Ramës, nuk vlejnë. Më së paku janë naivitete. Ai ka zgjedhur momentin e duhur dhe vendin e duhur për të goditur Edi Ramën dhe pushtetin që ai përfaqëson.
Thelbi i gjithë këtij aksioni është nëse ai do të marrë me vete socialistë të zemëruar me Edi Ramën dhe do t?i detyrojë ata të mos e votojnë Edi Ramën më 21 Qershor apo jo. Vota kundër e tyre apo abstenimi, është i vetmi kapital politik që Blushi shpreson të grumbullojë deri më 21 Qershor. Dhe nuk e ka menduar keq.
Pas 21 Qershorit, ai do të jetë ose krenarist për atë çfarë mund të ketë prodhuar, ose nihilist për ndonjë sukses të mundshëm të Ramës. Por, ai nuk ka më punë me Edi Ramën dhe këtë që ai e quan Rilindje.
Kjo nuk është një betejë për të reformuar Partinë Socialiste apo qeverisjen e saj, por një përpjekje për të ndarë votuesin e majtë, në njerëz që ndjehen të përfaqësuar në këtë pushtet dhe në njerëz që nuk ndjehen të përfaqësuar. Kështu siç debaton Balla, Braçja, Bushati, Zheji, etj, duket sikur Blushi po ngre disa probleme që ose i ka keqkuptuar, ose janë të rënda dhe këta socialistët nuk i sqarojnë dot.
Në fakt, Blushi tallet dhe mirë bën që tallet, kur i dëgjon.
Synimi i tij është të prodhojë një fluks politik brenda së majtës që të mos ndjehet i përfaqësuar nga qeverisja dhe të refuzojë të votojë për të më 21 Qershor.
Unë nuk mendoj se ka vend për të polemizuar me Blushin. Është njësoj sikur të polemizosh me çdo kryetar partie në këtë vend, që kërkon të fitojnë idetë e tij. Edhe pse jo formalisht, Blushi është realisht në këto momente, një njeri që kërkon të përfaqësojë diçka, një politikan anti-Ramë që kërkon t?i heqë atij ç?mund t?i heq nga 1 milionë votat e 23 Qershorit. Kushdo që e trajton ndryshe këtë gjë, është duke e trajtuar Blushin ashtu siç Blushi nuk do as vet, si ndonjë kritik konstruktiv brenda PS-së, një term qesharak mbetur nga nevojat që kanë pushtetet në Shqipëri për opozita konstruktive. Jo. Blushi është një opozitar real dhe është nisur me shumë vetëdije në këtë rrugë. Kush do ta ndjekë duhet ta ndjekë hapur, pasi ai ka nevojë për mbështetje nga ata që ndjehen të zhgënjyer nga pushteti. Kush do ta kundërshtojë, po ashtu duhet ta bëjë hapur, pasi ai ka nevojë për kundërshtarë që përfaqësojnë pushtetin. E vetmja gjë për të cilën nuk ka nevojë, është që të sqarohet për pyetjet. Është shumë i qartë përse i bën!
A e ka vënë në rrezik transformimi dixhital i shoqërisë sonë...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mblo...
Sektori Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Polcisë ...
Lumi i Lanës mesa duket është vendi ‘i preferuar’ për kuajt ...
Ish-kryeparlamentari kosovar, Jakup Krasniqi, ka dalë në kra...
Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi private dykatëshe n...
Nga Taulant BALLA E pash letrën e hapur të Blushit per nje s...
Ardian Çipa është emëruar ditën e sotme zv/drejtor i përgjit...
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian tha sot se S...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka b...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dytë të Ermal Hoxhës p...
Në seminarin ‘Shqipëria e Europol, rrjeti i shkëmbimit të in...
Në këtë foto shkrepur pas tërmetit në Nepal, është një burrë...
Makina e një kompanie “Security” është grabitur ditën e sotm...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu deklaroi se jan...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Korçës, Gjergji Mero në ...
Furious 7 ka krijuar 18.2 milion dollarë të ardhura për vetë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...