web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa emërohet zv/drejtor i përgjithshëm

27 Prill 2015, 09:38, Aktualitet CNA

Ardian Çipa është emëruar ditën e sotme zv/drejtor i përgjithshëm në Policinë e Shtetit . Ai mbante detyrën e drejtorit të  Policisë për Qarkun e Tiranës, post në të cilin është emëruar Ervin Hodaj. Ndërkohë Struktura e Policisë së Shtetit ka bërë edhe ndryshime të tjera. Alfred Cepe është emëruar drejtor në Policinë e Elbasanit. Ndërkohë në Policinë e Fierit është emëruar drejtor Neritan Nallibati.

Drejtor i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit është emëruar Rebani Jaupaj, i cili ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Policisë për Qarkun e Tiranës.

Behar Caka është emëruar drejtor i komisariatit në Policinë e Vlorës.





Lajmet e fundit nga