"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima i është rikthyer sërish nismës së tij për legalizimin e kultivimit të kanabisit me qëllim shitjen e tij në tregun farmaceutik ndërkombëtar.
I ftuar në emisionin ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin ?Klan?, deputeti Kokëdhima tha se nuk flet për legalizimin e kanabisit për qëllime konsumi, por për një proces të kontrolluar nëpërmjet një ligjeslacioni të mirë.
Pyetjes së Fevziut rreth një shkrimi të Ben Blushit për ?Rilindjen? dhe ndarjen e ?Rilindasve? në kanabist dhe krenarist, Kokëdhima tha se nuk preferon të komentojë atë shkrim dhe se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë në të.
?Sigurisht nuk ndajë aspak të njëjtat pikëpamje me Blushin, për shumë çështje në shkrimin e tij. Nuk dua të debatoj për këtë gjë, janë çështje të karakterit organizativ, preferoj që mendimet e mia t?i shfaq në PS. Këtu jam shumë i hapur për çdo çështje që lidhen me mua si person?, tha Kokëdhima.
Fevziu: Akuzat e Blushit për ju janë shumë të rënda?
Faleminderit për parashtrimet tuja. Dëshiroj të them që këtu s?ka asnjë akuzë që adresohet për mua, mund të ketë ndonjë insinuatë politike të ngjashme me ato të opozitës.
Kanabisi mund të vij nga jashtë?
Liria për kanabisin prodhohet nga ligji dhe sot Shqipëria nuk e ka këtë të drejtë siç është në vendet e tjera.
Ju jeni për lirinë e kanabisit farmaceutik?
Propozimi i parë është që kanabisi farmaceutik të jetë i lirë dhe legal. Propozimi i dytë që të diskutohen të gjitha mundësitë që Shqipëria të prodhojë kanabis farmaceutik për eksport, se në botë është industri shumë miliardëshe. Shqipëria ka mundësi të përfitojë shumë se ka prodhuar në gjithë këto vite kanabis me cilësi të lartë.
Kriminelët i kemi pasur me cilësi të lartë?
Mos të bëjmë spekulime, të flasim për çështje konkrete. Nëse rendisim vendet që e zhvillojnë kanabisin, do dalin shumë vende që e zhvillojnë në shumë industri. Ka shumë vende që zhvillojnë kanabisin narkotik. Propozimi i tretë është të prodhojmë kanabis për eksport për industrinë farmaceutike të botës, industri miliarda dollarëshe. Të rishikohet formulimi i legjislacionit për kanabisin industrial, për kërpin. Që e vënë Shqipërinë në pozita inferiore. Sot niveli i THC-së për kërpin është 0.1%, që e bën më pak konkurrues kërpin e Shqipërisë për nga cilësia.
Propozimi i katërt është liria për eksport, pasi s?mund të prodhojmë vetëm për veten. Propozimi i fundit, rregullimi i legjislacionit penal për kanabisin. Shqipëria ka legjislacionin më të ashpër që ekziston për kanabisin. Shqipëria ka legjislacionin më të ashpër në botë, përjashto Kinën dhe vende të tjetra, që dënohen me burgime përjetë.
Përse ta pinë cigare hashashi të rinjtë?
S?jam predikues që rinia të përdorë kanabis, jam një person që s?kam përdorur kurrë, jo kanabis, por nuk pi as duhan. Jam një person shumë i ndjeshëm për rininë, që implikohet për nevoja të drogave. Dy detaje, e para kanabis bën pjesë në drogat që s?nxisin dhunë. E dyta, në gjithë përvojat që kanë liri të përdorimit të kanabisit, nuk vërtetohet që shoqërohet me përdorim më të madh të kanabisit.
Nuk kam propozuar të bëjmë këtë liri ekstreme për kanabisin narkotik, por kam thënë që kjo çështje të debatohet dhe të ndërtohet një legjislacion shumë më i arsyeshëm. Nuk i ndihmojmë këta të rinj duke i futur nëpër burgje. Nëse një i ri kapet me përdorim të hashashit, një familje po s?pagoi mijëra euro, se shpëton nga burgu.
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër kësaj nisme dhe ministri i Brendshëm Tahiri!
Shqipëria si ka kushtet e zhvillimit të kanabisit. S?mund të flas të bëjmë një ekonomi për kriminelët, por që t?i shërbejë industrisë medikale në botë. Jam plotësisht dakord me ministrin e Brendshëm Tahiri, kam diskutuar qysh pas zgjedhjeve të vitit 2013. Ka qëndrim korrekt dhe është për të zbatuar ligjet dhe unë flas për një projekt për të ardhmen e kësaj ekonomie. Mos të bëjnë gabime duke u nisur nga i gjithë ky debat, mos të gabojnë që të bëjnë akte kriminale, të mbledhin dhe të shesin kanabis. Po diskutojmë si të ndërtohet mundësisht një ekonomi e favorshme për shoqërinë në kontekstin e ekonomisë botërore e kanabisit.
Ju keni premtuar një ekonomi në rritje?
Jo se nuk kam aftësinë të përgjigjem, por të jesh korrekt kur të më bësh pyetjet. S?do më pyesësh si kryeministër dhe si hartues të programit të ?Rilindjes?, por si deputet i Parlamentit, i cili e bën detyrën e tij me përkushtim të plotë dhe në mënyrë shembullore. Ky deputet që ju keni sot përballë nuk e shkon jetën duke predikuar kanabis, por duke punuar 16 orë në ditë për të gjithë çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social.
Sipas jush, është Shqipëria sot më e varfër se sa dy vite më parë dhe a ka faj qeveria?
Mendoj që shifrat që rarpoton qeveria për rritjen ekonomike janë shumë të sakta dhe të vërteta? Një vend pasurohet duke prodhuar dhe eksportuar produkte bujqësore, industriale, e pse jo dhe kanabis. Vetëm kështu mund të pasurohet një vend.
Qeveria jonë bënë një punë shumë të madhe. Janë gjithë ato reforma që nuk mund të mohohen. Qeveria jonë është shumë e përgjegjshme pavarësisht se reformat nuk i bëjnë të kënaqur qytetarët sepse janë pragmatist dhe kanë të drejtë të jenë.
PS-ja ka akuzuar biznesmenë si klientelistë të ish-qeverisë ?Berisha?, cili është qëndrimi juaj kur sot po ata biznesmenë bashkëpunojnë me qeverinë?
Jam kundër këtyre insinuatave që lidhen me privatët. Nuk e lejoj që të sulmohen qytetarët për punën e tyre. Ata janë qytetarë dhe paguajnë taksat e shtetit. Nëse ato nuk paguajnë atëherë merren masat e duhura, por etiketime dhe akuza të tilla janë të papranueshme.
Keni ndonjë këshillë për zotin Blushi?
Nuk kam asnjë këshillë për Blushin, edhe po të kisha nuk do ta jepja publikisht, nëpërmjet jush, jo nëpërmjet jush në kuptimin personal, por nëpërmjet televizionit tuaj.
Debatet në parlament për varfërinë kanë nxitur analistin Fat...
Prokurori Adnan Xholi ka tentuar të marrë në pyetje mëngjesi...
Artur dhe Oltjana Merko, një çift treg tarësh në lagjen “Mbr...
Senati amerikan konfirmoi kandidaturën e Loretta Lynch si Pr...
Sipas një studimi të kohëve të fundit, vera e kuqe ju mban t...
Apeli i Gjykatës Administrative ka rrëzuar dje kërkesën e Ur...
Prokuroria në Britaninë e Madhe ka ngritur dy akuza për terr...
Deputetja demokrate, njëkohësisht mbështetësja e ligjit të s...
Banka e Shqipërisë do të nisë së shpejti rikonstruksionin e ...
Shqipëria është një ndër ekonomitë me përqindjen më të lartë...
Gjatë 3 muajve të parë të 2015 McDonald mbylli 350 dyqane në...
Michael Wagner nga Ontario, Kanada u detyrua të bëjë zgjedhj...
Teksa moti sa vjen e ngrohet duket thuajse e pamundur tyu re...
Gjenet e njerëzve përcaktojnë se sa tërheqës janë ata karshi...
Mund të duket si një ishull përrallor por kujdes sepse ësht...
Një kurë kundër astmës duket në horizont pasi shkencëtarët z...
Ska rëndësi nëse blini një palë syze 100 dollarëshe apo 10 d...
Kryeministër faleminderit që pranuat që të bënim këtë interv...
Vdekja e qindra refugjatëve në Mesdhe i preokupon të gjithë ...
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mirëqënies...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...