Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, inspektuan pikën e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit, për të parë nga afër masat e marra nga policia për të forcuar kontrollet që parandalojnë lëvizjen e qytetarëve në zonën Shengen, për të kërkuar azil. Pas inspektimit ministri dhe ambasadori bënë një deklaratë për mediat:
Ministri Saimir Tahiri: Kemi ardhur bashkë me ambasadorin gjerman në pikën e kalimit kufitar të Kukësit, në përpjekjen tonë të përbashkët me ambasadorin, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për të ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë që të mos i hyjnë një aventure, duke u larguar nga Shqipëria për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian.
Sepse kjo është, në të gjitha rastet, tërësisht e pamundur. Që do të thotë të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë se nisja e tyre me shpresën për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian është një përpjekje që më shumë shpenzon energjitë dhe paratë e tyre, sesa mund të hapë ndonjë rrugë për një të ardhme ndryshe.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të ndjekur ngushtësisht këtë proces, duke aplikuar një proces intervistimi në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Sepse ne besojmë shumë fortë që garantimi i lëvizjes së lirë për qytetarët që duan ta përdorin këtë instrument në mënyrë të ligjshme është domosdoshmëri të kalojë nëpërmjet ndalimit të të gjithë atyre që duan ta përdorin lëvizjen e lirë për qëllime abuzive.
Kjo nga njëra anë dhe nga ana tjetër, po punojmë me të gjitha agjencitë shtetërore dhe qeveria në tërësi është angazhuar për të shkuar pas të gjithë atyre që abuzojnë me qytetarët shqiptarë, duke u premtuar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale udhëtim me qëllim azil-kërkimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Kjo vlen për agjencitë e udhëtimit, të cilat në rast se evidentohet një fenomen i tillë do të humbasin edhe licencën dhe do t?i nënshtrohen procedimeve penale.
Kjo vlen dhe për të gjithë ata që shërbejnë si sekserë, duke marrë me mashtrim paratë e qytetarëve shqiptarë dhe pastaj duke i lënë në fatin e tyre që, në të gjitha rastet, është të kthehen në Shqipëri pa përfituar në asnjë moment azil në asnjë nga vendeve të Bashkimit Europian. Unë e kam biseduar me kolegët ministra të Bashkimit Evropian dhe të hënën kam edhe një vizitë në Gjermani për të takuar kolegun atje dhe për t?i kërkuar rishikimin e procedurave të rishqyrtimit të kërkesave për azil, në mënyrë që ato të jenë sa më të shkurtra dhe të mos shërbejnë si faktorë ftues ose tërheqës për qytetarët shqiptarë, në të gjitha rastet.
Kjo ka ndodhur edhe me Francën, sigurisht me vendet fqinj, por duhet të ndodhë me të gjitha vendet e Bashkimit Europian, në mënyrë që asnjë nga momentet e shqyrtimit të procedurës lidhur me kërkesën për azil të shërbejë si ftues për qytetarët shqiptarë.
Ne jemi shumë të angazhuar që të merremi seriozisht me këtë çështje, sepse besojmë shumë fort që skema të tilla mashtrimi apo dalldi kolektive të nxitura në mënyrë mashtruese, abuzive dhe kriminale, të mos jenë pjesë e fatit të qytetarëve shqiptarë.
Unë nuk kam asnjë dëshirë të merrem me abuzimet publike lidhur me motivet pse kjo ndodh, por do t?i ftoja të gjithë të bëhen pjesë e punës sonë të përbashkët, për të ndaluar që qytetarët shqiptarë të humbin paratë e tyre duke iu dedikuar aventurave të tilla, të cilat nuk të çojnë asgjëkund.
Ambasadori Hellmut Hofmann: Unë e përshëndes këtë takim të fundit të përbashkët bashkë me Ministrin e Brendshëm z.Tahiri për të ardhur këtu në pikën e kalimit kufitar në Kukës, pasi sikurse dihet, prej Kukësit janë larguar shumë shtetas shqiptar kohët e fundit.
Dëshiroj të shpresoj edhe njëherë duke ripërsëritur thirrjen time drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë për të mos e marrë rrugën drejt Gjermanisë për të aplikuar atje për azil.
Muajt e fundit kemi konstatuar se pikërisht këtë gjë e kanë bërë shumë qytetarë shqiptarë, më duhet ta ripërsëris edhe njëherë për ata shqiptarë që tentojnë të kërkojnë të lënë Shqipërinë për azil.
Pasi për të gjitha rastet do të ndërmerren procedura të ndërlikuara të verifikimit të cilat në rastitn më të përgjithshëm zgjasin 2-3 muaj. Jemi duke tentuar t?i shkurtojmë këto procedura, por gjithsesi në pjesën më të madhe, e dërrmuese të tyre, thuajse në të gjitha rastet, të gjithë këta shtetas do të duhet të rikthehen në vend.
Edhe njëherë dëshiroj të theksoj që në Gjermani nuk ekziston e drejta e azilit ekonomik. Ndaj edhe njëherë lutja ime, drejtuar të gjithëve, mos u përpiqni të merrni rrugën në drejtim të Gjermanisë. Nuk ia vlen të qëndroni atje vetëm për një periudhë disamujore dhe do t?u duhet të riktheheni sërish këtu për t?ia filluar sërish nga e para.
Por sigurisht dëshiroj të shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të falënderuar Ministrin e Brendshëm z.Tahiri dhe qeverinë shqiptare për bashkëpunimin e mirë të realizuar deri më tani në menaxhimin e këtij fenomeni. Qeveria shqiptare është duke bërë atë çka ka në mundësitë e veta, pikërisht për të mbajtur nën kontroll këtë fenomen, qoftë edhe me ndalimin e daljes nga vendi. Apo edhe duke u përpjekur që të bjerë në gjurmët e të gjitha atyre sipërmarrjeve apo firmave e agjencive të veçanta të udhëtimet të cilat e nxisin këtë lloj fenomeni. Pasi mes tyre për fat të keq ka edhe elementë të tillë të cilët përpiqen të shfrytëzojnë fatin e trishtë të njerëzve për të fituar më tepër para.
Dhe shënimi i fundit që dëshiroj të bëj është që njerëzit është mjaft e rëndësishme të mbeten në Shqipëri, të qëndrojnë në vendin e tyre, në mënyrë që që të përpiqen bashkarisht për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
Dhe më lejoni të theksoj që komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë BE-ja, shtetet e tij anëtare janë duke e mbështetur Shqipërinë në këto përpjekje të vetat. Dhe unë jam tepër optimist që këtu janë tepër të mundshme hapa të tjerë përpara dhe unë dëshiroj t?ju inkurajoj në këtë drejtim.
Në Laboratorin e Policisë Shkencore instalohet sistemi CODIS...
Pas operacionit të autoriteteve italiane të koduar “Mozzicon...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin Dr...
Policia ka vënë në pranga shtetasin Tonin Murrja, 23 vjeç ng...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është shpre...
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka përuruar sot punimet në lulish...
Një 52-vjeçar është plagosur rëndë, si pasojë e një incident...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotne në M...
Shkencëtarët në Costa Rica kanë zbuluar një specie të re bre...
Sipas raportimeve të fundit nga paparacët e The Sun supozohe...
Valentina Leskaj, Kryetare e Delegacionit të Kuvendit të Shq...
Nga Artan FUGANӫ njӫ shkrim tӫ botuar dje te gazeta “Panoram...
Të paktën 14 emigrantë janë shtypur nga një tren mbrëmë rret...
Aktivistët e rinisë kanë iniciuar nismën më të fundit “Muri ...
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, ka reaguar lidhur me moskan...
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 15-vjecar pasi iu sekues...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori gjerman He...
Koordinatorja Kombëtare në Partinë Demokratike, Reila Bozdo...
Makina e zjarrfikëses së qytetit të Korçës është fotografuar...
Pas dorëzimit të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese për ndrys...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...