Ministria e Financave fsheh raportin fiskal
Ministria e Financave ende nuk ka publikuar raportin fiskal ...
Nga Klodian TOMORRI
(E ndërthurur me rënien e të ardhurave dhe transfertave sociale të buxhetit, paketa konsoliduese e qeverisë është duke ekspozuar me mijëra familje përballë varfërisë ekstreme. Ky është një miks shkatërrues politikash, i cili ka krijuar shtratin dëshpërues për ikjen masive të atyre, që në këtë vend nuk shohin më shpresë. Sot kjo duket përgjigja më bindëse. Shqiptarët nuk po mashtrohen. Po ikin sepse po i përzënë. Po i përzë Shqipëria. )
Nuk është aspak e lehtë të braktisësh shtëpinë për të ikur në dhe të huaj. Ata që e kanë provuar e dinë. Ndoshta është e lehtë për aventurierët. Por ata nuk janë shumica. Për njerëzit e zakonshëm, familjarët dhe ata, të cilët mbajnë mbi shpatulla përgjegjësinë e të vendosurit edhe për të tjerët ky është një vendim që mendohet gjatë. Në shumicë njerëzit janë të përgjegjshëm dhe racionalë. Sigurisht që mund të mashtrohen, nëse dikush u ofron parajsën e rreme. Por kjo ndodh kur ata jetojnë në ferr. Dikush që bën një jetë normale dhe që ka shpresë tek e ardhmja, nuk shkon drejt së panjohurës. Një prind nuk e lidh kurrë fatin e fëmijëve të tij me thashethemet, një kryefamiljar nuk do mundte asnjëherë të luante bixhoz të ardhmen e familjes.
Njerëzit kanë emigruar prej shekujsh dhe për një mori arsyesh. Disa kërkojnë një jetë më të mirë: paga më të larta, shërbime më komode, mundësi për karrierë. Të tjerë sepse e kanë të pamundur të jetojnë më në vendin ku janë. Nuk ndihen të sigurtë, janë të papunë dhe nuk shohin shpresë për të ardhmen. Shkencërisht këto janë dy grupet e mëdha të shkaqeve që shkaktojnë emigrimin. Të parët njihen si faktorët e tërheqjes, të dytët si ata të shtytjes. Por pse po ikin shqiptarët? A është Europa duke i tërhequr ata, apo është Shqipëria që po i përzë?
Edhe pse prej disa vitesh është kthyer në vatrën botërore të krizës financiare, Europa Perëndimore mbetet pa diskutim pjesa më e begatë e globit. Vendet e saj dominojnë në masë Indeksin Global të Prosperitetit, ndërsa modeli lider i kohezionit social e ka shndërruar atë në superfuqinë botërore të stilit të jetesës. Një oaz i tillë begatie është gjithmonë i synuar nga emigrantët, që jetojnë në vendet e varfra. Por Gjermania nuk u pasurua dje. As javën e kaluar. Nga ana tjetër agjencitë shqiptare të udhëtimeve nuk e zbuluan sot talentin e të mashtruarit. Dhe kjo e lë sërish pa përgjigje pyetjen; Pse po ikin shqiptarët?
Me mbi 65 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Europë, pas Kosovës. Nivel kaq i ulët i të ardhurave i bën në masë familjet shqiptare tërësisht të pambrojtura edhe ndaj goditjeve më të vogla të ekonomisë. Në periudha të gjata depresioni ekonomik, si ky tani, pasojat mbi buxhetet familjare janë dramatike dhe kjo konfirmohet nga shifrat.
Sipas Bankës Botërore, nga viti 2009 deri në 2012-ën, 40 për qind e familjeve shqiptare, ato më të ardhurat më të ulëta, kanë ulur konsumin mesatarisht me 1.2 për qind në vit. Këto janë familje që nuk kanë konsum luksi, por mbijetese, çka do të thotë se kanë shkurtuar edhe shpenzimet më jetike. Gjasat janë që ky trend të ketë vazhduar edhe pas 2012-ës. Jo vetëm nga ngadalësimi i mëtejshëm i rritjes ekonomike, por edhe nga politikat shtrënguese në të gjithë spektrin e ekonomisë.
Në dy vitet e fundit barra e taksave në ekonomi është rënduar me 400 milionë dollarë. Pjesa dërrmuese e saj ka ardhur si rritje e drejtëpërdrejtë e taksave të konsumit. Përtej argumentave politikë, kjo është një politikë që qartazi ka goditur më fortë shtresat më të varfëra të popullsisë. Kjo për një arsye të thjeshtë. Të varfërit e shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave, vetëm për nevojat e konsumit të përditshëm, ndryshe nga të pasurit. Tek familjet me të ardhura të larta, pjesa dërrmuese e buxhetit shkon si kursim apo investime, dy alternativa të cilat qeveria nuk i takson dot. Për këtë arsye konsolidimi i egër fiskal i qeverisë ka rënë mbi supet e më të dobëtve.
Por taksat nuk janë politika e vetme shtrënguese që ka goditur buxhetet e pjesës më të madhe të familjeve. Heqja e bllokut të mbrojtur në tarifimin e energjisë elektrike dhe njëhsimi i çmimit në 9.5 lekë, është një masë që ka prekur mbi 500 mijë familje, të cilat tani paguajnë më shumë për këtë shërbim. Paralelisht tarifat për një sërë shëbimesh të tjera publike janë rritur fortë, në rend dyshifror. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht të varfërit shkojnë katër herë më pak në universitet se sa të pasurit. Rritja abuzive e tarifave dhe politikat kroni kapitaliste, që favorizojnë klientët privatë, si ligji i ri i arsimit, do e thellojnë edhe më tepër hendekun e pabarazisë në arsim sot, dhe atë të mundësive nesër.
E ndërthurur me rënien e të ardhurave dhe transfertave sociale të buxhetit, paketa konsoliduese e qeverisë është duke ekspozuar me mijëra familje përballë varfërisë ekstreme. Ky është një miks shkatërrues politikash, i cili ka krijuar shtratin dëshpërues për ikjen në masë të atyre, që në këtë vend nuk shohin më shpresë. Sot kjo duket përgjigja më bindëse. Shqiptarët nuk po mashtrohen. Po ikin sepse po i përzënë. Po i përzë Shqipëria.
Ministria e Financave ende nuk ka publikuar raportin fiskal ...
Në zgjedhjet e 19 Prillit për të 200 vendet e Parlamentit Fi...
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka deklarua...
Komisioni i Ligjeve ka nisur sot diskutimet për projektligji...
Kryeminsitri Edi Rama ka marr pjesë sot në samitin e Brukse...
Ish-presidenti islamik egjiptian, Mohamed Morsi rrëzuar në v...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se ka rifilluar qarkulli...
Stresi nga punonjësit e zyrës po ‘luftohet’ në një mënyrë mj...
Edita Tahiri, ministre për Dialog, paralajmëron se themelimi...
Autoriteti Civil ka përfunduar inspektimin ndaj kompanisë ‘B...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksan...
Autoriteti Civil ka përfunduar inspektimin ndaj kompanisë ‘B...
Me kërkesën dhe mbështetjen e Vehbi Bajramit, botuesit të ga...
Flamuri shqiptar do të valëvitet mbi ndërtesën e famshme të ...
Në Gjykatën e Lartë pritej të shqyrtohej sot kërkesa e deput...
Policia e Durrësit ka sekustruar sot 200 doza drogë e llojit...
Turqia planifikon deri më 2030 ndërtimin e tri centraleve at...
Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 200 doza drogë e lloji...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...