web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD zyrtarizon kandidatët për Bashkitë Shijak dhe Pustec

19 Prill 2015, 13:22, Politikë CNA

Partia Demokratike ka vijuar ditën e sotme me zyrtarizimet e kandidatëve të saj, të cilët do të garojnë për zgjedhjet e 21 Qershorit. Kështu, është zyrtarituar kandidati për Bashkinë e Shijakut, Redi Saraçi, ndërsa për Bashkinë e Pustecit është zgjedhur për të kandiduar Mihallaq Apostollofski.

Ndërkohë po sot, PD zyrtarizoi  kandidaturat për Bashkitë e Dibrës, Sarandës dhe Poliçanit. Selia blu bën me dije se në garë për Dibrën është Ilir Krosi, ndërsa në Sarandë do të jetë Kreshnik Bozho. I zgjedhuri i demokratëve për Poliçanin është Florian Qama.





Lajmet e fundit nga