Fotoja me Ramën, flet Drejtoresha e Hipotekës
Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës Loreta Alushaj eshte shpre...
Pas kontestimeve të shprehura nga pedagogët dhe drejtuesit e fakulteteve, Ministria e Arsimit, kohët e fundit ka bërë të tjera ndryshime në projektligjin për arsimin e lartë, duke e përkeqësuar akoma dhe më shumë këtë të fundit. Kjo është konstatuar nga vetë Universiteti i Tiranës, Senati i të cilit ka zhvilluar dje një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi këtë çështje. Më 5 mars të këtij viti MAS prezantoi draftin përpara përfaqësuesve të universiteteve, por që nga kjo datë e deri tek miratimi nga qeveria, projektligji ka pësuar të tjera ndryshime që nuk janë bërë publike dhe që dyshohet se janë bërë për favor të privatit. Vetëm ditët e fundit, Universiteti i Tiranës ka konstatuar se ka pasur ndërhyrje, të cilat sipas pedagogëve e kanë bërë akoma dhe më të dëmshëm draftin. Ndërkohë, Ministria e Arsimit vijon ta mbajë të fshehtë variantin përfundimtar, i cili edhe kur u miratua nga qeveria nuk u bë publik në faqen e Kryeministrisë. Që pas prezantimit të draftit pati reagime të ashpra nga rektorët, dekanët, pedagogët dhe përgjegjësit e departamenteve, të cilët e kundërshtuan draftin me argumentin se ai është hartuar vetëm për interes të privatit. Duket se ky presion e ka detyruar komisionin hartues të rishikojë projektligjin dhe kanë bërë të tjera ndryshime, pa vënë në dijeni universitetet. Kjo ka vënë në alarm Senatin e Universitetit të Tiranës, anëtarët e të cilit kanë bërë dje në mesditë një mbledhje urgjente ku është diskutuar disa orë për këtë çështje.
Konkluzionet
Pas konsultimeve mes anëtarëve, Senati ka arritur në dy konkluzione kryesore. Universiteti i Tiranës do t?i kërkojë Kuvendit që përfaqësuesit e tij të jenë të pranishëm në të gjithë komisionet parlamentare ku do të bëhet diskutimi i draftit. UT është shprehur se pedagogët do të japin ekspertizën e tyre në komisione, me qëllim që deputetët të mos kalojnë ato pika që konstatohen fuqishëm nga universitetet. Një tjetër konkluzion që ata kanë arritur është se do të kërkohet ekspertizë ndërkombëtare për të shqyrtuar draftin. Burime nga Senati i UT, kanë thënë se nuk mund të lejohet që ky draft të miratohet pa dhënë dhe ndërkombëtarët mendimin e tyre, nëse është apo jo korrekt projektligji. Madje Universiteti i Tiranës është i gatshëm që t?i mbulojë vetë shpenzimet për ekspertët nëse qeveria deklaron se nuk ka mundësi financiare. Këto konkluzione pritet që t?u përcillen organeve kompetente, ndërsa mësohet se pedagogët e Universitetit të Tiranës do të lobojnë fort dhe do ta ngrenë zërin në komisionet parlamentare me qëllim që ky draft të mos miratohet. Kontestimi më i madh i tyre është kapitulli 12 i tij, përmes të cilit synohet krijimi i universiteteve publike të pavarura. Këtë të drejtë e kanë si universitet publike dhe ato private dhe pedagogët janë kundër shndërrimit të këtyre të fundit. Së pari, ligji u jep të drejtën themeluesve të tyre që të mos heqin dorë nga aksionet dhe së dyti këto universitete do të mund të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Pedagogët shprehen se buxheti që do të shkojë për universitet është po i njëjti, dhe me anë të këtij kapitulli ai do të ndahet me universitetet private, duke sjellë dhe rrënimin e publikut, pasi rrezikohen dhe pagat e pedagogëve.
Gazeta SOT
Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës Loreta Alushaj eshte shpre...
Ndërkohë që partitë politike po shkojnë drejt përmbylljes së...
Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko ka d...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve ...
Kandidati socialist per Bashkine e Vlores eshte supriza e ke...
Deputeti socialist Anastas Angjeli prezantoi sot tri kandida...
Partia Demokratike zyrtarizoi ditën e djeshme kandidatin Gje...
Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LS...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka fo...
Kreu i PSD-së, Paskal Milo pas përfundimit të mbledhjes në s...
Besnik Aliaj, një nga emrat e përfolur si kandidat i opozitë...
Nis takimi i kryeministri Edi Rama me aleatët në selinë e Pa...
Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimi...
Përfundon takimi mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bas...
Partia Demokratike vijon të zyrtarizojë kandidatë të tjerë q...
Pas zyrtarizimit të kandidates, Grida Duma për bashkinë e Du...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur gjatë ...
Partia Demokratike mund të mblidhet pasditen e sotme, ku sip...
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla pas largimit nga...
Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka nën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...