Erjon Veliaj fushatë me leket e mamit
Partia Socialiste kandidon në kryeqytet Erjon Veliajn, ish M...
Radhës së incidenteve në veri të Kosovës, të cilat janë evidencuar gjatë ditëve të fundit, i është shtuar edhe një incident, në orët e vona të ditës së hënë.
Rreth orës 23:00, në parkingun në stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, është hedhur një granatë dore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës për veri.
Ai thotë se rasti është vlerësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përkatësisht, dëmtim të pronës së policisë.
?Një granatë dore, besohet se është hedhur në vend-parkimin e veturave policore në stacionin policor në Zubin Potok. Janë regjistruar dëme materiale në 7 automjete dhe ato dëme janë regjistruar kryesisht si rezultat i shpërndarjes së copëzave të shpërthimit të granatës së dorës. Ajo që është më e rëndësishme, nuk kemi të lënduar nga personeli policor apo nga persona tjerë civil?, tha Hoti.
Ai ka shtuar se zyrtarët policorë, gjatë hetimeve në vendngjarje, kanë mbledhur gjurmë dhe dëshmi, të cilat do të procedohen në procesin hetimor.
?Policia, në vend të ngjarjes ka gjetur elemente, pusulla apo nota, të cilat i janë drejtuar kryesisht EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, me shenjën ?Stop EULEX?, ?Stop Policia e Kosovës? etj. Por, sidoqoftë, të gjitha këto janë marrë si gjurmë për ekzaminim të mëtutjeshëm?, theksoi Hoti.
Ndryshe, gjatë dhjetë ditëve të kaluara, në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente, të cilat sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, janë incidente të ndara dhe të izoluara.
Në një incident, me 9 prill, në Mitrovicën e veriut, është plagosur me thikë një 17 vjeçar serb. Me 11 prill, një i ri shqiptar, 17 vjeç, është regjistruar nga Policia e Kosovës si ??person i humbur? dhe që ?besohet se i njëjti gjendet diku në lumin Ibër?.
Kërkimet për personin e zhdukur po vazhdojnë edhe sot, kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës. Ditën e hënë, me 13 prill, pas mesnatës, policia ka raportuar incidentin ku si rezultat i përleshjes së dy grupeve rivale serbe, janë plagosur 3 persona me armë zjarri.
Në anën tjetër, Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative e Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se incidentet e ditëve të fundit i kanë dekurajuar qytetarët e të dyja komunave, të veriut dhe jugut të Mitrovicës.
Ajo thotë se këto incidente kanë dhënë porosi jo të mira dhe kanë ngritur tensionet.
?E mira është që edhe autoritetet lokale, por edhe ato të pushtetit qendror, kanë pasur sukses në dërgimin e porosive adekuate që kanë për qëllim që tensionet t?i mbajnë në njëfarë mënyre nën kontroll, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet?, tha Hoxhiq.
Por, si e shohin gjithë këtë situatë qytetarët serbë dhe shqiptarë të Mitrovicës së veriut?
Sipas tyre, incidentet që kanë ndodhur, kanë ngritur edhe shqëtësimin e tyre.
Jelica Novoviq, serbe e cila jeton në Mitrovicën e veriut, thotë se të gjitha këto incidente ngjallin frikë.
?Kam aq frikë sa që shikoj majtas e djathtas se mos më vjen diçka pas shpinës. Është vështirë. E gjithë kjo filloi para festës (së Pashkëve ortodokse). Nuk ka qenë kështu më parë?, tha Noviqiq.
Fikret Rexhepi, qytetar shqiptar që jeton në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën e veriut, thotë se e gjithë kjo situatë është produkt i pamundësisë për tu zbatuar ligji.
?Këtu vetëm ligji kërkohet. Gjykata sa më shpejtë të funksionojë dhe kriminelët shqiptarë dhe serbë duhet të kapen. Këtu e dinë që Mitrovica nuk ka gjykatë qe sa vite dhe për këtë arsye situata është e hallakatur?, theksoi Rexhepi.
Por, një qytetar tjetër serb nga Mitrovica e veriut, Petar Jovanoviq, vlerëson se nuk duhet pasur frikë.
?Nuk duhet pasur frikë. Këto janë punë fëmijësh edhe te ne edhe te shqiptarët. Ne jemi të njëjtë. Nuk kanë qenë të marrë pleqtë kur kanë thënë se ?fëmijët i hanë mollët, ndërkaq prindërve u mpihen dhëmbët?. Kjo po ndodhë edhe tash?, tha Jovanoviq.
Bekim Latifi, qytetar shqiptar nga Mitrovica e veriut, thotë se situata është e tensionuar, por nevojitet komunikim ndërmjet dy komuniteteve, shqiptarë dhe serbë.
?Besoj që duhet të ketë komunikim më shumë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Përndryshe, kështu, sa të jemi të ndarë, kanë për të qenë këto tensione gjithë herë?, theksoi Latifi.
Ndryshe, zyrtarët e të dy komunave, të Mitrovicës së veriut dhe Mitrovicës së jugut, ditë më parë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë dhe i kanë vlerësuar incidentet si krime ordinere.
REL
Partia Socialiste kandidon në kryeqytet Erjon Veliajn, ish M...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot Grida...
Muzikanti amerikan, Frank Zappa, ka thënë se “nuk mund të ke...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar zyrtar...
Diplomatë të lartë të G7-ës, grupit të vendeve më të industr...
Një punonjës i policisë në pikën kufitare të Qafë-Thanës për...
Një laborator brenda një banese ku kultivohej lëndë narkotik...
Rreth 400 emigrantë dyshohet se janë mbytur pasi anija e tyr...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë...
Pak çaste para zyrtarizimit të kandidatit për Bashkinë e Dur...
Prej disa ditësh kompanisë ‘Kurum’ i është pezulluar licensa...
Një laborator brenda një banese ku kultivohej lëndë narkotik...
Lidhur me dhunën që ka ushtruar ndaj nënës së tij, tashmë ka...
Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët e saj për Bashki...
Kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa ka dekla...
Në garën për 21 qershorin nga Partia Demokratike për bashkin...
E zgjedhura për Partinë Demokratike në Durrës është Grida Du...
Paraditen e sotme, PS ka zbardhur emrat e kandidatëve për Vl...
70 ish-punonjës të Uzinës së armëve në Poliçan kanë protestu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...