Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Muzikanti amerikan, Frank Zappa, ka thënë se ?nuk mund të keni shtet të vërtetë, nëse nuk keni birrë apo linjë ajrore?.
?Ju ndihmon nëse keni ekip futbolli, ose disa armë bërthamore, por, në fund të fundit, duhet të keni birrë?, ka thënë ai.
Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) nuk mund të prodhojë birrë, sepse alkooli është i ndaluar në Islam, dhe është larg posedimit të linjës ajrore apo, fatmirësisht, armëve bërthamore.
Duket po ashtu e pamundur që Shteti Islamik të përpiqet të krijojë një ekip futbolli, marrë parasysh se ai ka ekzekutuar të rinj që kanë shikuar ndeshje futbolli.
Por, pavarësisht këtyre pengesave në arritjen e shtetësisë, militantët e Shtetit Islamik kanë bërë një tjetër përpjekje për të treguar se janë shtet i vërtetë, duke thënë se kanë lëshuar karta identiteti për njerëzit që jetojnë nën sundimin e tyre.
Fotografitë e shpërndara në mediat sociale këtë javë, nga mbështetës të Shtetit Islamik, thuhet se tregojnë kartat e identitetit.
GreatISNation, llogari pro IS-it në Twitter, ka postuar një fotografi të një karte më 11 prill dhe ka thënë se Shtetit Islamik synon të nisë ?lëshimin e kartave të identitetit për shtetasit e tij, me çip elektronik tredimensional për të parandaluar mashtrimet?.
Kartat që tregohen në fotografi kanë çip dhe një hologram për të parandaluar falsifikimin. Këto karta po ashtu tregojnë informacione për grupin e gjakut të bartësit.
Një përdorurese e Twitterit me pseudonimin Muslimah4Life, e cila pretendon se është grua anglishtfolëse që jeton në tokat e kontrolluara nga Shteti Islamik, ka postuar në Twitter më 10 prill se vëllai i saj sapo ka marrë kartën e identitetit.
?Kartat e identitetit të Dawlah (term arabik për IS-in) duken të mahnitshme. Vëllai im sapo e ka marrë, ndërsa unë dhe burri im presim t?i marrim së shpejti insha Allah (me vullnetin e Zotit)?, ka shkruar ajo.
Disa raporte të tjera, megjithatë, kanë thënë se grupi i Shtetit Islamik ka lëshuar karta identiteti vetëm për luftëtarët e tij.
Gazeta britanike Daily Express ka cituar një aktivist të të drejtave civile në Mosul ? qytet i Irakut që kontrollohet nga Shteti Islamik ? i cili ka thënë se kartat janë pjesë e një fushate për të ?risiguruar? militantët se udhëheqja e IS-it mbetet e fuqishme dhe nën kontroll.
Sipas aktivistit, i cili ka dashur të mbetet anonim, kjo masë vjen pas humbjeve të fundit që ka pësuar IS-i.
?Ata duan të bindin militantët e tyre se janë të aftë për të kapërcyer sfidat aktuale. Ky hap është për të ngritur moralin e kryengritësve, sidomos pas humbjeve në disa zona?, ka thënë aktivisti irakian.
Shteti Islamik ka pësuar humbje të konsiderueshme së voni, sidomos në qytetin Tikrit të Irakut, ku forcat irakiane dhe milicitë shiite kanë shpartalluar militantët.
Raportet se IS-i ka lëshuar karta identiteti nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Nëse kartat janë lëshuar vërtet, nuk është e qartë se në çfarë shkalle.
Megjithatë, lëshimi i kartave të identitetit është në përputhje me përpjekjet e Shtetit Islamik për të demonstruar se nuk është grup militant, por shtet funksional, me aftësi për të qeverisur zonat nën kontrollin e tij.
Shteti Islamik ka thënë më herët se do të krijojë edhe monedhën e tij, por kjo ide nuk është jetësuar.
REL
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar zyrtar...
Diplomatë të lartë të G7-ës, grupit të vendeve më të industr...
Një punonjës i policisë në pikën kufitare të Qafë-Thanës për...
Një laborator brenda një banese ku kultivohej lëndë narkotik...
Rreth 400 emigrantë dyshohet se janë mbytur pasi anija e tyr...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë...
Pak çaste para zyrtarizimit të kandidatit për Bashkinë e Dur...
Prej disa ditësh kompanisë ‘Kurum’ i është pezulluar licensa...
Një laborator brenda një banese ku kultivohej lëndë narkotik...
Lidhur me dhunën që ka ushtruar ndaj nënës së tij, tashmë ka...
Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët e saj për Bashki...
Kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa ka dekla...
Në garën për 21 qershorin nga Partia Demokratike për bashkin...
E zgjedhura për Partinë Demokratike në Durrës është Grida Du...
Paraditen e sotme, PS ka zbardhur emrat e kandidatëve për Vl...
70 ish-punonjës të Uzinës së armëve në Poliçan kanë protestu...
70 ish-punonjës të Uzinës së armëve në Poliçan kanë protestu...
Importi i cigareve ka shënuar të njëtat nivele si edhe një v...
Një numër i madh pasagjerësh janë regjistrusar në portin e D...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...