web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mblidhet sot Këshilli i Mandateve për deputetin socialist Kokëdhima

15 Prill 2015, 07:08, Politikë CNA

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Në mbledhjen e parë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores shtyu vendimin në lidhje me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit deputetit Koço Kokëdhima. Maxhoranca kërkoi më shumë kohë për tu njohur me akuzat e paraqitura nga opozita.





Lajmet e fundit nga