web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mandati i Kokëdhimës, Ristani: Maxhoranca do t’ia fshehë çështjen Gjykatës Kushtetuese

15 Prill 2015, 08:05, Politikë CNA

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve zhvilloi sot mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi kërkesën e PD­-së për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit të PS­-së, Koço Kokëdhima.

Pas mbledhjes sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha për gazetarët se mazhoranca po kërkon t?ia fshehë Gjykatës Kushtetuese kërkesën.

?Këshilli mori në shqyrtim kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima për shkelje të kushtetutës. Çështja u shqyrtua ka të bëjë me faktin që kërkesa duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese apo jo. Është shqyrtuar nga ana e procedurës kërkesa, nuk është gjykimi në themel që bëhet nga Gjykata Kushtetuese. Maxhoranca është e mendimit që duhet t?ia fshehë Gjykatës Kushtetuese këtë çështje?, tha Ristani.





Lajmet e fundit nga