web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes se si qëndroni ulur apo në këmbë

14 Prill 2015, 18:00, Lifestyle CNA

Zakonisht kur ankohemi nga dhembjet e ndryshme trupore, ia hedhim fajin punës, por nuk e kuptojmë se ato shkaktohen nga mënyra e gabuar e të ndenjurit ulur ose në këmbë.

Specialistët që mbulojnë këtë sektor japin këshilla për parandalimin e dhembjeve që vijnë prej tyre.

Mënyra e qëndrimit

Pjesa kërcitëse e këmbëve, dhembjet e shpinës, kërcitja e nofullave, dhembja e pakuptueshme e kokës, e gjunjëve, mund të shkaktohen nga çekuilibri në mënyrën e të qëndruarit në këmbë dhe nënshtrimi i forcës së rëndesës. Sipas teorive neurofiziologjike më moderne, mënyra e qëndrimit është përcaktuar nga një aktivizim i përgjithshëm i muskujve dhe nervave, që merr formë minutë pas minute nga forca që i nënshtrohen asaj së rëndesës, kushteve të jashtme, reagimeve psikologjike të secilit prej nesh dhe faktorëve të tjerë.

Dihet se nuk ekziston një mënyrë qëndrimi ideale, se për vetë natyrën e saj është dhe duhet të jetë dinamike, e ndryshueshme.

Mënyra e të qëndruarit ndikohet nga gjendja psikologjike e personit. Për këtë arsye nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh se cila është arsyeja e vërtetë e humbjes së harmonisë.

Humbja e ekuilibrit të duhur nuk shkaktohet kurrë vetëm nga sjellje jokorrekte, si për shembull mënyra e të qëndruarit ulur para një kompjuteri. Në fakt, në këto raste, janë të mjaftueshme disa detaje të rëndësishme, si vendosja e një karrigeje të përshtatshme, apo një aktivitet i rregullt fizik për të kaluar dhembjet që mund të shtohen, duke pasur një qëndrim jokorrekt.

Dëmtimi i organeve të caktuara

Dhembjet mund të shkaktohen edhe nga dëmtimi i ndonjë prej organeve që kontribuojnë në mbajtjen e pozicionit të duhur, e nëse diçka e tillë ndodh, atëherë mund të ndërhyjnë specialistët, të cilët duhet ta gjejnë shkakun kryesor të shkaktimit të dhimbjes së caktuar dhe të punojnë në evitimin e saj.

Ekziston gjithashtu mundësia që dhembjet të varen nga ndonjë patologji specifike lokale që modifikon strukturën dhe ndryshon qëndrimin e zakonshëm.

Andaj nëse nuk dëshironi që edhe ju të keni problemet me të cilat ballafaqohen shumica e njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, atëherë duhet t?i keni parasysh këto gjëra që i përmendëm më lart, dhe natyrisht t?i respektoni ato.  Pra, ju gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm se si qëndroni, të ulur apo në këmbë, dhe nëse një kohë të gjatë jeni ?të detyruar? të qëndroni ulur, e kjo vlen sidomos për ata që punojnë në zyrë, duhet që kohë pas kohe, rekomandohet çdo 30 minuta, të zgjoheni nga karriga dhe të ecni për disa minuta. Edhe ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë, duhet të ulen pas një ore të qëndruari në këmbë dhe të pushojnë për disa çaste.





12:00 Lifestyle

Don zhuani Beckham

Sharmi i tij karakterizues dallohet padyshim jo vetëm tek pa...

Lajmet e fundit nga