Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarë nga zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për “disa nga gjyqtarët e prokurorët, të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet”.
“Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Salihu.
Lidhur me hetimet që po zhvillohen, Zyra e Prokurorit Disiplinor, bën të ditur se “ka raste kur pretendohet se prokurorët kanë vepruar në konflikt interesi, si dhe po ashtu, ka raste për vepër të mundshme penale dhe neglizhencë në ushtrimin e funksionit gjyqësor ose prokurorial”.
Nga ana tjetër, prokurorja e shtetit, Laura Pula, njëherësh koordinatore nacionale kundër korrupsionit, duke mos dashur të flasë shumë lidhur me punën e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe hetimet që bëhen, tha se mund të ketë raste të cilat hetohen edhe për moskryerjen e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, por ajo thotë se nuk vërehet ndonjë vonesë në ketë drejtim.
“Lëndët janë në Komision Disiplinor, por si do të përfundojë procedura, për ne ende është e panjohur. Pavarësisht faktit që janë në Komisionin Disiplinor, sa i përket punës së përmbushjes se planit të veprimit, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë mangësi”, tha Pula.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar në disa raste që emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë respektuar kodin e etikës dhe kanë treguar sjellje joprofesionale, të publikohen.
Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se në Kosovë kanë munguar mekanizmat e kontrollit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, e sidomos të cilësisë së punës së tyre. Por, sipas Musliut, “edhe me funksionimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, nuk është tejkaluar kjo, ngase edhe në vetë këtë zyrë, ka drejtësi selektive”.
“Deri më tash kemi pasur raste të cilat janë iniciuar në periudha të shumë mëhershme ndaj prokurorëve ose gjykatësve të caktuar dhe të cilat nuk janë trajtuar me kohë. Ndërkaq, kemi pasur raste të prokurorëve ose gjykatësve, të cilat janë iniciuar shumë më vonë dhe janë trajtuar nga kjo zyrë. Këtu kemi një drejtësi selektive, sepse nuk mund të trajtohen ndryshe-ndryshe prokurorët dhe gjykatësit ndaj të cilëve iniciohen rastet. Duhet të respektohen të gjitha dispozitat ligjore dhe të mos bëhet kjo zyrë për dikë nënë e për dikë njerkë”, tha Musliu.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në vazhdimësi është kritikuar nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si një nga sistemet me probleme të shumta në funksionim, përfshirë këtu edhe dukurinë e korrupsionit.
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që monitorojnë punën e gjykatave, kanë thënë se “mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në gjyqësor, ka bërë që besimi i qytetarëve në gjykata dhe prokurori, të jetë i vogël”.
REL
Guenter Grass, shkrimtari gjerman, fitues I çmimit Nobel për...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashk...
Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme kandidatin Dur...
Gjermania lejohet të eksportojë një nëndetëse tjetër në Izra...
Ukraina i ka nxitur shtetet fqinjë me Rusinë që t’i rrisin b...
Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Edi Paloka...
Themeluesi I Frontit Kombëtar në Francë, Jean-Marie Le Pen, ...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj që do të ...
Amber Rose e ka pranuar që është pak lezbike. Këtë e ka vërt...
Ministria e jashtme ruse deklaroi se afrimi që po vërehet ko...
Ish-deputeti Nikollaq Neranxi ka deklaruar se është kërcënua...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy pronarë lokalesh, pasi ku...
Policia kufitare e Rumanisë ka zbuluar 74 emigrantë, shumica...
Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar se është bërë nërvoz ...
Megjithëse është 56 vjeç, këngëtarja Madonna është ende një ...
Socialistët e Urës Vajgurore në Qarkun Berat janë kundër një...
Kompania “BMW” ka njoftuar se modeli i ri “i5” do të dalë në...
Zjarri i rënë në një magazinë tapetash në autostradën Tiranë...
Zjarri i rënë në një magazinë tapetash në autostradën Tiranë...
Albumi “Motivet Tona”, duket se e ka mbërthyer këngëtaren Ro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...