Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ukraina i ka nxitur shtetet fqinjë me Rusinë që t’i rrisin buxhetet e mbrojtjes. Shpenzimet globale kanë rënë, por vihet re një tendencë rritjeje e lidhur me krizën e Ukrainës, thuhet në një raport të ri të SIPRI-it.
Në të gjithë botën nuk ka lëvizje të mëdha në shpenzimet ushtarake, por shpërndarja e shpenzimeve ndryshon. Kjo konstatohet në raportin më të fundit mbi buxhetet e përbotshme për mbrojtjen, të Institutit ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stockholm, SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute). Si çdo vit, Instituti vuri nën lupë shpenzimet e përbotshme ushtarake, për të analizuar tendencat dhe zhvillimet.
“Parimisht, të gëzon fakti që në të gjithë botën konstatohet një ulje e lehtë e shpenzimeve”, e komenton studimin e ri të SIPRI-it eksperti i armatimit Jan Grebe nga Qendra Ndërkombëtare e Konversionit e Bonnit, BICC. Megjithatë, Grebe i cili te BICC harton indeksin global të militarizimit, rënia e lehtë prej 0,4 përqind e shpenzimeve ushtarake ka të bëjë në radhë të parë me kursimet e SHBA në buxhetin e mbrojtjes dhe me politikën e kursimit të shumë shteteve të BE.
Faktori i Ukrainës i dukshëm
Në Evropë shihet para së gjithash efekti i krizës së Ukrainës, i cili shqetëson para së gjithash fqinjët e Rusisë, thotë autori kryesor i studimit të SIPRI-t, Sam Perlo-Freeman. “Polonia e ka përshpejtuar modernizimin e mbrojtjes së saj. Shtetet baltike i kanë rritur që në vitin 2014 buxhetet e tyre ushtarake dhe do t’i rrisin ato më tej në vitin 2015”, thotë eksperti.
SIPRI i merr të dhënat për studimet e tij nga burime publike, për shembull nga buxheti shtetëror, ku një pjesë e shpenzimeve e përbën buxheti i mbrojtjes. Prandaj, shprehet Perlo-Freeman, shifrat konkrete të vitit 2014 nuk lejojnë përfundimet largvajtëse – por një tendencë për shkak të krizës së Ukrainës mund të konstatohet.
Eksperti i armatimit, Jan Grebe megjithatë paralajmëron që të mos bëhen interpretime të përshpejtuara. “Zhvillimi ishte një masë e përgjithshme modernizuese në shumë vende, për ta përmirësuar gjendjen e forcave të armatosura”, thotë ai.
Suedia e rrit aftësinë mbrojtëse
Shenja të vogla megjithatë flasin për rritje të gatishmëisë. Suedia vërtet që nuk është anëtare e NATO-s, por sipas raportit të SIPRI-it, e ka rritur vitet e kaluara në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin me aleancën perëndimore të mbrojtjes dhe me shtetet baltike dhe nordike. Në fund të vitit 2014, Parlamenti suedez miratoi një rritje të buxhetit të mbrojtjes për 2015-ën – midis të tjerash, për të qenë në gjendje që të reagohet më mirë në rast se përhapet kriza e Ukrainës.
“Suedia ka nisur një kthesë të politikës shumëvjeçare të kursimeve në buxhetin e mbrojtjes dhe ka filluar ta rrisë buxhetin”, thotë Perlo-Freeman i SIPRI-it. Ai thekson se studimi i ri tregon që vetëm vendet që janë drejtpërdrejt fqinje me Rusinë reagojnë tani në krizë me rritje të shpenzimeve ushtarake. Shtetet e tjera anëtare të NATO-s dhe shtetet e BE, që janë gjeografikisht më larg, i përmbahen parimisht kursit të deritashëm të kursimeve.
Rusia humbet burime
Çështja tjetër është nëse Rusia mund ta kryejë edhe më tej modernizimin e planifikuar të forcave të armatosura, thotë Jan Grebe nga BICC. Importe nga Evropa me embargon e BE nuk janë më të mundura dhe pa to as ripërtëritjet e nevojshme teknologjike të industrisë ruse të armatimit. Një problem tjetër për industrinë ruse të armatimit është edhe vjetërimi i uzinave. Para së gjithash rënia e çmimeve të naftës dhe të gazit, por edhe sanksionet e BE përballë Rusisë kanë bërë tashmë që të rrudhet buxheti ushtarak i Rusisë. Në kundërshtim me deklaratat e mëparshme, “për vitin 2015 Rusia u detyrua ta shkurtojë me pesë përqind buxhetin ushtarak”, thotë eksperti i SIPRI-t.
Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Edi Paloka...
Themeluesi I Frontit Kombëtar në Francë, Jean-Marie Le Pen, ...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj që do të ...
Amber Rose e ka pranuar që është pak lezbike. Këtë e ka vërt...
Ministria e jashtme ruse deklaroi se afrimi që po vërehet ko...
Ish-deputeti Nikollaq Neranxi ka deklaruar se është kërcënua...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy pronarë lokalesh, pasi ku...
Policia kufitare e Rumanisë ka zbuluar 74 emigrantë, shumica...
Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar se është bërë nërvoz ...
Megjithëse është 56 vjeç, këngëtarja Madonna është ende një ...
Socialistët e Urës Vajgurore në Qarkun Berat janë kundër një...
Kompania “BMW” ka njoftuar se modeli i ri “i5” do të dalë në...
Zjarri i rënë në një magazinë tapetash në autostradën Tiranë...
Zjarri i rënë në një magazinë tapetash në autostradën Tiranë...
Albumi “Motivet Tona”, duket se e ka mbërthyer këngëtaren Ro...
Një biznes në autostraden Tiranë-Durrës është përfshirë nga ...
Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut mund të bashkëpu...
Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut mund të bashkëpu...
Ka rënë akuza kryesore kundër deputetit Tom Doshit, ajo e kë...
Një biznes në autostraden Tiranë-Durrës është përfshirë nga ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...