Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ngjallja ? Lartësimi i dinjitetit njerëzor
Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
Krishti u Ngjall!
Me Ngjalljen e Tij, Krishti e lartësoi përfundimisht dinjitetin e njeriut, të cilin e rrëzon padrejtësia, dhuna, gënjeshtra, pasionet, mëkati, në përgjithësi, dhe e dërrmon vdekja. Perëndinjeriu Jisu, me pranimin e vullnetshëm të Pësimit dhe, duke triumfuar me Ngjalljen e Tij, mposhti gjithçka që poshtëron dinjitetin njerëzor. Kremtojmë pikërisht këtë triumf që i hapi perspektivë të tërëndritshme qenies njerëzore. Në këtë të kremte plot dritë, Kisha jonë na këshillon të ndërgjegjësohemi më shumë për dinjitetin që na ka dhënë Perëndia.
Nga propozimet e ndryshme fetare ose filozofike në lidhje me dinjitetin njerëzor, më i guximshmi dhe më madhështori mbetet propozimi i besimit të krishterë. Ai bazohet në të vërtetën se njeriu është krijuar ?sipas ikonës së Perëndisë? (Gjen.1:26-27, 5:1) dhe i është dhënë mundësia të ecë drejt ?ngjashmërisë?, duke përdorur elementin ?e llojit hyjnor?, i cili ekziston brenda natyrës njerëzore. Sigurisht, shumë njerëz nuk e pranojnë zbulesën e krishterë dhe formulojnë ide të ndryshme. Por ky fakt nuk ia heq të vërtetën dhe fuqinë traditës së krishterë, e cila ka qenë nënshtresa shpirtërore për deklaratat mbi të drejtat e njeriut dhe theksimin e veçantë që i bëhet dinjitetit njerëzor.
Besimi i krishterë ngjall te njeriu ndjesinë e vlerës së tij shpirtërore dhe morale. Mendimi theologjik ka theksuar si veçori të ikonës hyjnore të kuptuarin, ndërgjegjen, vullnetin. Në mënyrë të veçantë, theologjia orthodhokse ka theksuar me forcë lirinë dhe dashurinë. Nga zhvillimi i këtyre mundësive shpirtërore varet dhe dinjiteti personal i njeriut.
Për botëkuptimin orthodhoks, njeriu me dinjitet, në thelb, nuk është borgjezi që e ka rregulluar jetën më së miri, por njeriu fisnik me moral, i drejti, i ndershmi, i vërteti. Njeriu që vë në lëvizje të gjitha mundësitë shpirtërore dhe ecën drejt një pjekurie të brendshme të vazhdueshme. Dinjiteti i krishterë gërshetohet me përulësinë spontane, me sigurinë se, ajo që jemi, nuk është vetëm arritja jonë. Sigurisht, dëshira jonë është e domosdoshme, por është i nevojshëm edhe veprimi i Hirit Hyjnor.
Vlera e njeriut, dinjiteti ynë, plotësohet dhe përsoset në rrugën tonë për t?u bërë ?pjesëmarrës të natyrës hyjnore? (2Petr.1:4). Shën Grigor Theologu e përkufizon njeriun si ?një qenie që, ndërsa jeton këtu, udhëton për në një vend tjetër, dhe qëllimi i misterit është të hyjnizohet, si pasojë e thirrjes së Perëndisë? (Migne 36:632). Me ngjarjet e Pashkës, Krishti ?vuan si i vdekshëm dhe, nëpërmjet pësimit, të vdekshmin e vesh me hijeshinë e paprishjes? (Shën Joan Damaskinoi).
Ngjallja e Krishtit përcakton kahun drejt lartësimit të njeriut të krijuar ?sipas ikonës së Perëndisë?, i cili, duke vlerësuar thirrjen e tij për të arritur në ?sipas ngjashmërisë?, ftohet ta realizojë këtë thirrje duke ndjekur Krishtin, së bashku me Atë, i Cili ?? u ngjall të tretën ditë dhe i bëri gati çdo mishi Ngjalljen së vdekurish? (Liturgjia Hyjnore e Shën Vasilit të Madh) dhe i hapi horizonte të reja ekzistencës njerëzore. Ngjallja përcakton plotësinë e njeriut në Krishtin e gjallë dhe e vendos në perspektivën e përjetësisë.
Ky dinjitet ngjallësor i brendshëm duhet të shprehet dhe të rrezatojë, direkt ose indirekt, në jetën sociale, me pranimin dhe respektimin e dinjitetit të çdo njeriu. Pavarësisht origjinës, pozitës sociale ose bindjeve të tij, tjetri, si person njerëzor, është edhe ai i krijuar ?sipas ikonës së Perëndisë?, meqenëse mbarë njerëzimi erdhi nga çifti i parë që krijoi Perëndia. Ky ndërgjegjësim e udhëheq besimtarin në një qëndrim më të gjerë respekti e dashurie. Dhe për më tepër, në përpjekjen për mbrojtjen e dinjitetit të bashkënjerëzve tanë, që kërcënohen nga padrejtësia, varfëria, sëmundjet, papunësia, injoranca shpirtërore, aksidentet, të cilat çojnë në dëshpërim dhe mjerim.
Dinjiteti i krishterë, në përgjithësi, iu kundërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë sonë. I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe korrupsionit, të cilat përhapin erën e keqe të Hadhit në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika, karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur solidaritetin social me vepra.
Vëllezërit e mi, sot, në ditën e gëzuar të Pashkës, Kisha jonë na fton të ndërgjegjësohemi se dinjiteti është kryesisht çështje e brendshme, lidhet me bërthamën e personalitetit njerëzor. Na fton të përjetojmë dinjitetin, si përvojë ngjallësore, të dëlirësuar brenda dhimbjes së Kryqit, të mbushur me energjinë dhe shkëlqimin e Ngjalljes. Ajo na thërret të bëhemi të ndërgjegjshëm për misterin e personit njerëzor dhe për qëllimin tonë final. Njëkohësisht na frymëzon të bëhemi qeliza jetësore të shoqërisë, të cilat përpiqen për dinjitetin e bashkënjerëzve tanë dhe të popujve që iu është bërë padrejtësi. Siguria ngjallësore i fal dinjitetit të çdo të krishteri besimtar frymëzim, qëndresë dhe dinamikë të veçantë; ripërtërin vetëndërgjegjshmërinë tonë brenda dritës paskale.
Krishti u Ngjall!
Me të gjithë dashurinë time më Krishtin,
? Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Prill 2015
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Në Tokio ndodhet shitësi më simpatik në botë. Ky qenush i bu...
Në një kohë që kryeministri grek, Aleksis Cipras lufton për ...
Të paktën 33 persona, pjesa më e madhe fëmijë, humbën jetën ...
Forcat politike janë drejt konfigurimit të pothuajse të gjit...
Studiuesit e Universitetit të Stanford kanë zhvilluar një ba...
Monedhat e kartëmonedhat janë duke u zhdukur nga xhepat tanë...
Teatri “Migjeni” i Shkodrës, një nga institucionet më të rën...
. Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, siste...
Serbia shprehet e indinjuar ndaj deklaratës së fundit të kry...
Mjekët i thane Zella Jackson Price se fëmija i saj vdiq dis...
Shkencëtarët thonë se një gjysëm gote lëng shege në ditë bën...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në zonën e quajt...
National Science Foundation” ka prezantuar një teleskop të r...
Duket se prindërit kanë qenë fatsjellës për fëmijët e tyre p...
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se teknologjia çdo ditë e më t...
Një mësuese po përballet me pezullimin pasi ajo bëri një fot...
Një risi e re nga kompania Memomi mund t’a bëjë më të lehtë ...
Festa e Pashkëve ka nxitur imagjinatën e një familjeje gjerm...
Nuk është e thjeshtë të vini në gjumë një foshnjë dhe shumë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...