Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Shumica e medieve greke e vlerësojnë vizitën e kryeministrit Cipras tek presidenti rus Putin në përgjithësi pozitive. Megjithatë ato theksojnë mungesën e rezultateve konkrete.
Si një “pritje e ngrohtë në të ftohtin e Moskës” e cilëson televizioni i Athinës “Alfa” takimin e kryeministrit grek Aleksis Cipras me presidentin rus Vladimir Putin. “Gaz dhe një dozë simpatie” e titullon artikullin gazeta liberale e majtë “Gezeta e redaktorëve”. “Asnjë rezultat praktik”, këtë bilanc nxjerr gazeta e Athinës me tirazhin më të fuqishëm “Ta Nea”. Autorët e komenteve theksojnë, se Cipras dhe Putin tre orë resht – pra shumë më gjatë nga sa pritej – kanë biseduar me njëri-tjetrin. E megjithatë ata tërheqin vëmendjen, se mungojnë rezultatet konkrete – me përjashtim të një “plan aksioni” për vitet 2015 dhe 2016 si dhe një deklarate të përbashkët për ditën përkujtimore mbi fundin e Luftës së Dytë Botërore.
“Në fakt duket se nuk ka për t’u theksuar asnjë rezultat konkret, praktik nga ky takim” thotë për Deutsche Welle-n Thanos Dokos, drejtues i Think Tank ELIAMEP në Athinë. Madje edhe vet zbutja e embargos ruse për frutat dhe perimet greke fillimisht “do të verifikohet”, tërheq vëmendjen Dokos. Ndërsa synimi i shprehur për pjesëmarrjen e Greqisë në një linjë të re ruse gazsjellësi për në Europën Perëndimore është një projekt mjaft afatgjatë. E sa u përket investimeve ruse në Greqi, deri tani nuk është arritur asgjë më shumë përtej kufijve të deklarimit të interesit, thekson studiuesi i shkencave politike nga Athina.
Athina si një partner i ri në fushën e energjetikës
Shumë më premtuese për të dyja palët ndërkohë duket në radhë të parë pjesëmarrja greke në një linjë gazsjellësi të planifikuar nga koncerni Gazprom të emërtuar provizorisht si “Turkish-Stream”, e cila duke nisur nga viti 2019 do të transportojë gazin rus duke devijuar Ukrainën përmes Detit të Zi në Turqi e më tej drejt Europës Perëndimore. Duke iu referuar burimeve qeveritare gazeta ekonomike e Athinës “Naftemporiki” njofton se ka informacione, që Moska i josh grekët me “pagesa paradhënie” prej fitimeve të ardhme nga biznesi me gazin, në mënyrë që t’i bëjë ato për vete për këtë projekt. Gazeta e përjavshme “Proto Thema” madje shkon edhe më tej duke shprehur shpresën për një “inxheksion të menjëhershëm financiar nga Moska” dhe duke u shprehur për “takim me rëndësi historike” mes Ciprasit dhe Putinit.
Ndërkohë që Greqia qysh sot është e involvuar në projektin TAP të gazsjellësit, i cili duke nisur nga viti 2019 do të transportojë gazin nga Azerbajxhani përmes Greqisë dhe Shqipërisë drejt Italisë së Jugut – duke devijuar Rusinë. Por këtu s’ka ndonjë kundërthënie, mendon eksperti i Rusisë Konstantinos Filis, profesor në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Athinë. “Pjesëmarrja në projektin TAP nuk e përjashton aspak pjesëmarrjen edhe në një projekt tjetër. Vendimtare është megjithatë, që të merren parasysh rezervat e partnerëve europiane, të gjenden mjaftueshëm klientë për linja të tjera gazsjellësi dhe gjithashtu t’i jepet përgjigje çështjes së financimit. Sepse as Greqia dhe as Rusia nuk janë të vullnetshme dhe as nuk janë në gjendje që një projekt të tillë ta përballojnë vetëm”, tërheq vemendjen Filis.
Akrobaci diplomatike lidhur me sanksionet e BE-së
Në konferencën e përbashkët të shtypit ne Putinin kryeministri grek kritikoi “logjikën e sanksioneve” kundër Rusisë në kontekstin me krizën e Ukrainës, duke u shprehur se ai megjithatë i mbështet ato. Por sidoqoftë Cipras nuk la aspak të nënkuptohet, se ai në rastin tjetër të mundshëm do të votojë kundër sanksioneve të BE-së. “Eshtë legjitime, që të përfaqësosh një qëndrim të diferencuar ndaj sanksioneve”, komenton analisti Aleksis Papachelas në televizionin grek TV-Skai. “Por që të dalësh plotësisht nga linja e BE-së do të ishte një lojë e rrezikshme. E pikërisht këtë nuk e bëri Cipras në Moskë.” Duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë këtij qëndrimi Vladimir Putin qe i rezervuar dhe deklaroi, se lidhur me embargon e ushqimeve kundër BE-së nuk mund të bëhen përjashtime për Greqinë.
Sipas informacioneve të portalit të lajmeve “Tovima.gr” grekët dhe rusët ndërkohë janë duke punuar për themelimin e Joint-Ventures, të cilat lejohen t’i devijojnë embragos. Për këtë qëllim javët e ardhëshme inspektorët rusë të ushqimeve do të kryejnë kontrolle cilësie në Greqi, shkruan “Tovima.gr”. Moska planifikon diçka të ngjashme edhe në Hungari e Qipro. Më së voni në qershor kryeministri Aleksis Cipras sërish do të pritet në Rusi – si një i ftuar nderi në Forumin Ekonomik në Shën Peterburg.
Në kuadër të operacionit kundër lidhjeve të paligjshme, OSHE...
Operatorët e OSSHE së bashku me policinë e Sarandës gjatë in...
Sistemi sanitar britanik ka vendosur të ndërmarrë një fushat...
Nga Artan FugaEdhe një koment i fundit për kërcimet psikolog...
Evropianët nuk kanë pasur gjithmonë lëkurë të bardhë.Sipas n...
Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin Ar...
Në fillim Nick Hess nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Sapo ha...
Një nënë që masakroi brutalisht djalin e saj 5-vjecar, është...
Sapo kishte nisur të rimëkëmbej nga një sërë skandalesh të p...
Nga Kastriot MyftarajArian Cani ka disponim që javën e ardhs...
Të bësh foto “selfie” me personazhe publikë duket se është d...
Në Ministrinë e Brendshme do ti nënshtrohen ekspertizës lapt...
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sot për VOA lidhur me de...
Për më shumë se disa ditësh Kastriot Myftaraj ka hedhur akuz...
Pavarësisht dëshirës, jo të gjithë arrijnë të gjejnë shpirti...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...