Paloka: Ekonomia shqiptare, në momente të vështira
Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Edi Paloka...
Vizita e presidentit Erdogan në Teheran është pjesë e dredhimeve të Turqisë ndërmjet arabëve dhe iranianëve. Një vizion bindës në politikën rajonale nuk duket gjëkundi, komenton Thomas Seibert.
Fillimisht presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikon epshet për pushtet të fqinjit lindor Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, pastaj shkon në Teheran për të zhvilluar bisedime harmonike me presidentin Hassan Rohani. Episodi është tipik për Erdoganin: bubullimë retorike, e ndjekur nga pragmatizmi.
Si kryetar qeverie me eksperiencë të gjatë presidenti i sotëm turk ka pjesë në izolimin e Turqisë në rajon. Kjo mbetje vetëm ishte pasojë e padëshiruar e një projekti ambicioz. Qeveria islamike-konservatore e Erdoganit e kuptoi pranverën arabe si një mundësi për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në gjithë atë pjesë të botës dhe për të krijuar aleanca të sigurta me vëllezërit muslimanë sunitë.
Plani i Erdoganit dështoi
Plani dështoi në themel. Në Egjipt partneri i Erdoganit Mohammed Mursi u rrëzua nga ushtarakët, marëdhëniet ndërmjet dy vendeve më të rëndësishme të rajonit janë edhe sot të helmuara. Meqenëse Vëllazëria Muylimane është e dyshimtë si potencial rreziku edhe për pushtetin e sundimtarëve në vende të tjera arabe, lindën tensione ndërmjet Turqisë, Arabisë Saudite dhe aktorëve të tjerë.
Në të njëjtën kohë u përkeqësuan në mënyrë dramatike marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin, Irakun dhe Sirinë. Në Ankara kritikët thonin, se në vend që të arrihej gjendja e dëshiruar, “zero probleme” me fqinjët, një sllogan i dikurshëm i ish-ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit të tanishëm Ahmet Davutoglu, Turqia tani ka mbetur me “zero miq”. Me krenari një këshilltar i Erdoganit foli për një “izolim të nderuar”.
Kërkimi i një rrugëdaljeje
Në raportin me Iranin nuk ndodhi kriza e madhe. Por rivaliteti tradicional midis vendit sunit të NATO-s, Turqisë, dhe armikut shiit të Shteteve të Bashkuara, Iranit, çonte në grindje të vazhdueshme.
Konflikti i Jemenit i dha së fundi mundësinë Erdoganit për të rifituar besimin e humbur në kampin sunit. Ankaraja sinjalizoi mbështetjen e saj për aksionin ushtarak të Arabisë Saudite në Jemen, ndërsa Erdogani veproi kundër gjoja pretendimeve hegjemoniste rajonale të Iranit. Në shtetet e Gjirit ishin të kënaqur, por në Teheran kritika e Erdoganit shkaktoi një zemërim aq të madh, saqë u diskutua për anullimin e udhëtimit të tij në kryeqytetin iranian.
Mot i mirë në Teheran
Erdogani nuk hoqi dorë nga planet e tij të udhëtimit dhe në Teheran u përpoq ta paraqiste veten si ndërmjetësues në konfliktin në Jemen. Qëllimi i tij nuk janë shiitët dhe sunitët, por të gjithë myslimanët, tha ai. Gjithashtu Turqia do të paraqitet si partnere e Teheranit, nëse lehtësimi i sanksioneve pas marrëveshjes së fundit bërthamore do të mundësojë rritjen e eksporteve turke në Iran. Kjo nga ana tjetër mund t’i sjellë Turqisë kritika të reja nga arabët sunitë, të cilët i frikësohen forcimit të iranianëve.
Herët apo vonë Turqia me dredhat e saj ndërmjet arabëve dhe iranianëve mund t’i krijojë vetes vështirësi. Të sjellësh motin e mirë në Teheran, nuk do të mjaftojë përgjithmonë. Një vizion bindës i politikës rajonale të Turqisë nuk duket gjëkundi.
DW
Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Edi Paloka...
Rusia dhe Greqia duan t’i zgjerojnë marrëdhëniet e tyre ekon...
A jemi të vetëm në univers? Sipas Ellen Stofan, shkencëtarit...
Ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë është m...
Dy të rinj nga Laçi u arrestuan nga policia pasi akuzohen se...
Banorët e Grabianit në Lushnje kanë bërë rezistencë lidhur m...
Greqia ka paguar këstin e borxhit ptej 450 miliardë eurosh p...
Si pasojë e motit të keq vijon të jetë i izoluar fshati Buzë...
Amnesty International ka thënë se ka prova të reja për vrasj...
Thellohet akoma dhe më tepër konflikti mes universiteteve në...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars 2015, arriti 12...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacioni...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot aksio...
Këngëtarja Jonida Maliqi duket se do ti rikthehet muzikës. P...
Xhaxhai i Aleksandër Kurtit, personit të vrarë në mars të vi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...