web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau atentatorin e Serianit,pushohet hetimi për policin Mete

8 Prill 2015, 11:00, Aktualitet CNA

Sot është pushuar hetimi ndaj tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj policit Roland Mete, i cili vrau atentatorin Artur Baze, ngjarje kjo e ndodhur më 5 Janar në kryeqytet. Atentati i janarit ishte planifikuar ndaj të riut Pajtim Seriani i cili mbeti i plagosur, por nga të shtënat u plagos edhe efektivi Mete që ndodhej në një lokal me Serianin në Rrugën e Kavajës. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se nuk ishte në shërbim efektivi ka vepruar konform ligjit, duke i bërë thirrje Bazes të ndalojë pasi plagosi Serianin, por atentatori është larguar. Sipas hetimeve, efektivi ka ndjekur Bazen në rrugicat e ndërmjet rrugës ?Islam Alla? e ?Him Kolli?, ku edhe është plagosur prej atentatorit.

Dy persona janë arrestuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit. Kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Serianit, e cila nuk u realizua dot nga Artur Baze pasi u vra nga polici Roland Mete.





Lajmet e fundit nga