web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agron Duka: Kulisat prapa perdeve të kryetarëve, jo të rëndësishëm

8 Prill 2015, 10:00, Aktualitet CNA

Deputeti Agron Duka është shprehur se drejtuesit e Partisë Demokratike japin zgjidhje kulisash, në kundërshtim me interesin dhe vullnetin politik të qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duka ka theksuar rëndësinë që ka aleanca me qytetarin.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Me ndarjen e re territoriale te vendit ne zgjedhjet e ardhshme vendore faktori me i rendesishem zgjedhor nuk jane kulisat qe behen prapa perdeve te kryetareve te partive, por aleanca me qytetaret. Nga njera ane drejtuesit e PD-se trumbetojne me te madhe formulen e aleances me qytetaret dhe nga ana tjeter japin zgjidhje kulisash, ne kundershtim me interesin dhe vullnetin politik te qytetareve. Une ne zgjedhjet e ardhshme vendore do te marr vendim dhe do te veproj ne aleance, interes dhe me vullnetin e qytetareve te Durresit. Historia ime politike ka deshmuar se po te ishte per kryetaret e partive apo kryeministrat s?do isha kurre ne politike. Kane qene qytetaret dhe vota e tyre te cilet me kane futur ne politike dhe ata te vetmit te cileve i kam sherbyer pa ngurrim. Keshtu do te jete edhe ne te ardhmen.





Lajmet e fundit nga