Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon horrorin që është bërë mbi mua, u kërcënuam me jetë
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Zbulimi i një raporti sekret për universitetin e Henri Çilit, tashmë simboli i rilindjes së arsimit të lartë në Shqipëri, ka darovitur më në fund mjegullën dhe tymnajën mbi malin e skandalit me universitetet private në Shqipëri, në majën e të cilit vegjeton kupola e Ministrisë së Arsimit.
Një profesor i asociuar, në Universitetin Evropian të Tiranës, udhëheq 16 doktorantë, ndërkohë që një udhëzim i MAS parashikon që një profesor i asociuar nuk mund të udhëheqë më shumë se dy doktorantë. UET i Henri Çilit nuk ka preferuar të zbatojë udhëzimin e MAS, por të zbatojë raportin bari/dele, duke e kthyer universitetin në një lavatriçe parash. Konstatimi është bërë nga një grup kontrolli i Ministrisë së Arsimit në fund të vitit 2014. Por, konstatimi është thjeshtë perdja, ana e jashtme e një skandali shumëfytyrësh. Së pari, ky raport u mbajt i fshehtë nga Ministria e Arsimit dhe dy degët e saj, pasi cerga e Henri Çilit u lidh me fije të padukshme me qeverinë. Së dyti, në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit, aneksoi dhe përjashtoi UET nga aksioni i shkrirjes së piramidave arsimore.
Së treti, Ministria e Arsimit, bllokoi doktoraturat për universitetet shtetërore, duke i dhënë monopolin UET. Ndërkaq, vënia e kurorës i mbetet Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Disa muaj pas raportit për UET, kjo agjenci, ende pa u tretur gjeli i Vitit të Ri, pra në ditët e para të Janarit 2015, mblidhet në mënyrë urgjente, duket i miratuar Henri Çilit disa programe të reja të ciklitit të tretë të studimeve, doktoraturë. Gazeta SOT i kërkoi APAAL kopjen e vendimeve për Universitetin e Tiranës, kërkesë kjo që u përjetua dramatikisht nga institucioni që paguhet nga taksat e shqiptarëve për kontrollin e cilësisë së arsimit të lartë. Bëhet fjalë për disa vendime, të cilat duhet të publikohen në faqen zyrtare të institucionit, por APAAL i mban fshehur, pasi komandohet nga Henri Çili. Teksa pritej një përgjigje e përgjegjshme, në funksion të transparencës para qytetarëve dhe në zbatim të legjislacionit, Agjencia e Akreditimit zgjodhi fillimisht rrugën e kërcënimit.
Ndërsa Gazeta SOT këmbënguli në publikimin e vendimeve për Henri Çilin dhe bazën ligjore të tyre, APAAL vendosi të kërkojë shpëtim tek një formular. APAAL gjeti një alibi qesharake për të fshehur vendimet e paligjshme për UET, të cilat me siguri, në të ardhmen, do të jenë objekt i një hetimi penal. APAAL, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit për informimin, njoftoi që informcioni të kërkohej sipas një formulari. Ky formular është një mundësi për t?ju ardhur në ndihmë personave anonimë dhe nuk është parashikuar për subjekte juridike. Megjithatë, rendja e APAL për t?u fshehur pas shkresave, alibive, lojërave me fjalët dhe përdhosjes së ligjit, lidhet me të vërtetën e hidhur të raportit për Universitetin Europian të Tiranës. Mbetet për t?u parë nëse kryeprokurori Llalla do të nisë hetimet kryesisht për problematikën që ka ngritur gazeta SOT, apo edhe ai është pjesë e kësaj maskarade.
Gazeta Sot
Janë 14 fotografi, por që flasin shumë. Ato tregojnë sesa e ...
Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi ka ka...
Pedagogë, drejtues fakultetesh dhe studentë janë mbledhur b...
Me qindra fluturime janë anuluar në kuadër të një greve të p...
Deputeti Tom Doshi ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një padi...
Studentët dhe pedagoget kanë protestuar ditën e sotme para K...
Rreth 2 vite e gjysmë nga ankesat e operatorëve të vegjël pë...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras mbërriti në Moskë për bise...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme emërimin në ad...
Imami sirian i një xhamie fondamentaliste në Londër është gj...
Policia e Spanjës arrestoi dhjetë persona nën dyshimet se ka...
Policia e Shkodrës ka arrestuar katër shtetas, të cilët vidh...
Amnesty International thotë se qindra romë, të cilët janë dë...
Kompania “Bankers” deklaron se shpërthimi i puseve më 1 pril...
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot mbi projektligjin për...
Kompania “Bankers” deklaron se shpërthimi i puseve më 1 pril...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...